Rrihet gazetari i njohur shqiptar

13 Tetor 2017, 17:31Rajoni TEMA

Kryeredaktori i gazetës online “Insajderi”, Vehbi Kajtazi është sulmuar fizikisht nga persona ende të panjohur.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i ka thënë Radios Evropa e Lirë se polica ka dal ne vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin.

“Në ora 14:30 në rrugën ‘Garibaldi’ në Prishtinë ka ndodhur ngjarja. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke u hetuar rrethanat. Të arrestuar nuk ka, por një person është shoqëruara në polici”, thotë Borovci.

Ai ka shtuar se motivet e sulmit ende nuk dihen.

Ndërkohë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sulmin fizik ndaj gazetarit Kajtazi dhe i bënë thirrje institucioneve përkatëse që të hetojnë këtë rast.

“Gazetari Kajtazi ka qenë cak i sulmeve dhe kërcënimeve të vazhdueshme edhe ne të kaluarën. Fatkeqësisht disa nga këto raste ende nuk janë zbuluar, ndërkohë që ne presim hetime të pavarura dhe epilog të shpejt. Hetimet për këtë rast duhet të dërgojnë në hetim të mirëfilltë të të gjitha dyshimeve”, thuhet në njoftimin e AGK-së dërguar medieve.

Sulme të tilla, sipas AGK-së paraqesin shqetësim serioz për sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e mediave në vendin tonë.

Sulmin ndaj gazetarit Kajtazi e kanë dënuar edhe udhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesit e partive poltike.

2 komente në “Rrihet gazetari i njohur shqiptar”

  1. Fshatari says:

    Ky qenef nuk eshte shqiptar por pjell e serbe!
    Qe nga viti 1956 gjyshi i tji ka marr pjes ne aksionin e grumbullimit te armeve me Rankoviqin pas ramjes se Rankoviqit babaj i vehbiut dhe hoxha i fshatit Kllodernice kane qene bashkpuntoret e UDB deri ne perfundim te luftes se findit .
    Ju lutem mos quani shqiptar pjellen serbe.

  2. dyli says:

    cer ka bo ky s’dihet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje