Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kërkoi nga homologu i tij nga Shqipëria, Ilir Meta që shteti shqiptar t’u lëshojë nënshtetësi qytetarëve të Kosovës në mënyrë që të shmanget nga izolimi, që sipas tij, i ka vënë Bashkimi Evropian Kosovës.
“Bashkimi Evropian e ka sjellë në një pozicion të izolimit klasik Kosovën, në veçanti me çështjen e liberalizimit të vizave”, tha Thaçi.
Këto komente Thaçi i bëri gjatë një konference të përbashkët me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, i cili po qëndron në Prishtinë.
Presidenti Meta është pritur në Prishtinë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me ceremoni shtetërore.
Presidenti Thaçi i ka ndarë homologut të tij nga Shqipëria çmimin, “Urdhri i Pavarësisë”, për meritat dhe angazhimet e Presidentit Meta për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Por, një shqetësim që ka ngritur me këtë rast, Thaçi kishte të bënte me izolimin e qytetarëve të Kosovës, për shkak të lënien anash të Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.
Ai tha se ka shumë studentë, punëtorë e qytetarë të Kosovës që për shkak të izolimit, nuk mund të shkojnë në vendet evropiane. Andaj, i bëri thirrje Tiranës, që në harmoni me ligjet dhe Kushtetutën t’u mundësojë kosovarëve që të marrin nënshtetësi të shtetit shqiptar, në mënyrë që të fitojnë të drejtën për pasaporta dhe liri të lëvizjes.
“Shqetësimi im është se jemi tërësisht të izoluar dhe pa perspektivë në familjen euro-atlantike”, ka thënë Thaçi.
Ndërkohë, presidenti Ilir Meta tha se ndodhet në një pozitë mjaft të vështirë, ngaqë ka shumë kërkesa nga qytetarët e Kosovës që të marrin nënshtetësinë e Republikës së Shqipërisë për t’i shpëtuar bllokadës në të cilën ai tha se padrejtësisht janë vënë.
“Theksojmë domosdoshmërinë e dhënies fund të këtij izolimi, për të mos thënë këtij diskriminimi që u është vënë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Meta. Ai tha se e konsideron të padrejtë kushtëzimin që i është vënë Kosovës me ratifikimin e Demarkacionit dhe liberalizimit të vizave.
Në agjendën e presidentit Meta janë edhe takimet me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pastaj me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli.
Vizita e parë shtetërore e Presidentit të Shqipërisë në Kosovë përmban edhe takimin me krerët e partive parlamentare si dhe homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin e Memorialit “Adem Jashari”, në Prekaz-Skënderaj.
Deshe “fshat me drita”,… ha g..in e Lenos, tani…!
Ne kemi politikar te korruptuar se po te mos ishte keshtu,ne baze te nje tarife p.sh.150£ per marrjen e nacionalitetit,plus cmimin e pasaportave,para te cilat do shkonin ne buxhetin e shtetit edhe shqiptaret e Kosoves do ishin me mire,do ndjeheshin shqiptar te vertete por edhe ekonomia do kishte nje shtyse me shume.Kam frike se Rama e coi peshngritsin ne presidence per te bere ca para per vete se eshte i “varfer”.
Z.Thaci…ESHTE per te ardhur keq qe vetem SHqipetaret jane ata qe i HAPIN PUNE VETES, pa i ngrene hakun askujt….
Frazen e mesiperme po ta “Perktheje” Shqipe:PSE NE SHQIPETARET I HAPIUM VETES TELASHE ME FQINJET , pa pasur Telashe???
Shqipetaret e Shqiperise Londineze..HOQENE KUFIJET E SHQIPERISE ME 2008-ten..PER TI HAPUR RRUGE OREKSEVE GREKE, qe me Marreveshjen Detare(TRADHETARE)..i Hapen Pune Shqiperise dhe Kombit Shqipetare..pa pasur Probleme te tilla me pare…
Ik keq ishte Diktatori Enver Hoxha:POR AI JUA KISHTE “VENE KUFIRIN TE THANA GREKEVE”…dhe as qe behej Fjale per Terma VOrio-Epire..JO me Dhurime Territoresh…(Qeveria Berisha-Basha)…QEVERI TRADHETARE..
2-Ju ne Kosove..pse vini dhe nenshkruani marreveshje me Malin e Zi, nje Bythe Shteti, pa bere nje STUDIM te mire,dhe pa u keshilluar me Eksperte te Topo-Gjeografise Shqipetare Mbareshqipetare do te thoja????Pra z.Hashim Thaci..”JU JA KENI FUTUR VETES” Themi ne Shqipetaret e Jugut te Shqiperise….pra Veteizolimi eshte vetem nje Shkake..dhe Marreveshja eshte po ashtu vetem nje Shkake qe Europa nuk ihape Dyert Kosovareve..por gjerat duhet ti shikoni me THELLE:A eshte me te vertete Ratifikimi i Marreveshjes me Malin e Zi Kushti qe tu hape dyert Europa apo eshte dicka Tjeter????????????Shikojne i “Dashur” se “Trim,at-Myslymano-Ekstremiste” qe na u bene “Heronje ” Te shtetit Islamike jane SHKAKU KRYESORE QE JU KANE MBYLLUR DEREN…(Qofsha i gabuar).lol
Thaci duhet te kerkoje falje publike per mijrat e kosvareve qe dergonte,nen qeverisjen e tij,per tjetersimin e vullnetit Sovran te shqiptarve dhe t’a mbylle me kaq,,,,nese do te ngrohe ende sumen ne poltronin e presidentit te Kosoves te permbushe detyrat e tij per qytetaret dhe shtetin e ri te Kosoves qe t’a meritoje heqjen e vizave ,,,e jo t’a shkarkoje kasavetin e zullumeve te tij ne portat e Shqiperise.
TUNG.
Bejleret dhe bajraktaret turkoshqiptar e shohin futjen ne Europe vetem per te emigruar,atehere pse e bete luften ju mor mongoloid kosove?Ju o turkoshak i doni te gjitha per vete,edhe teritore edhe vjedhje e grabitje ne europe edhe droge edhe prostitucion dhe pastaj thoni na diskriminojne ,Ne vend te punojne per rritjen e mirqenjes ne vendet e tyre ,mendja u punon se si te cojne faren e tyre kriminale ne perendim,jo ,bota ju njohu se kush jeni.
Vllavi i Kosovs po na lyp nihm,po Iliri asht kopil i madh,nuk ja nin per vllavin po paret po j’a lyp,un cka fitoj i thot.Besa mir ja ki bo baca Ilir se vllavi Hashim edhe helm me myt vedin sta kish dhan,maje mir me shkijet bac,ata nuk dalin llafit t’pakten,se Hashim e Ramush e vllaznia sa t’kthejsh kryt ti ulin pantollt.Tung baca Lir
Kur mendon se pas hyrjes se Bullgarise ne EU komuniteti bullgar mbiu dhe lulezoi papritur ne Shqiperi, atehere kjo te ben mos mendohesh dy here per dhenien e pasaportave shqiptare banoreve te Kosoves.
Nese do te behej do te duhej te behej ne menyre tejet diskrete, pasi Europa do e ndeshkonte kete lloj sjellje tek te dyja palet. Te hiqej nga pasaporta vendi i lindjes dhe keto lloj pasaportash ne prodhoheshin ne nje numer serie te vecante ne menyre qe mbartesit e tyre te mos kishin mundesi te abuzonin me to ne kohe zgjedhjesh ne Shqiperi.