Trajneri i Tiranës, Ze Maria, ka folur në konferencën për shtyp për ndeshjen e nesërme kundër Shkumbinit.
Trajneri i bardhebluve u shpreh se Shkumbini është një kundërshtar tepër i fortë pasi ka pasur një start pozitiv të kampionatit.
“Luajme nje ndeshje te rendesishme perballe nje kundershtari qe ka fituar dy nga tre takimet e luajtuara deri tani ne kampionat. Kane vetem tre pike me pak se ne dhe per kete motiv duhen respektuar maksimalisht. Skuadra eshte pergatitur ne dy javet e fundit per kete takim dhe do te shkojme atje vetem per te fituar. Kategoria e Pare eshte nje kampionat fizik, me pak cilesi teknike, ndryshe nga Kategoria Superiore. Kam ndjekur disa ndeshje te Superiores ne stadiumin “Selman Stermasi” por dhe ne disa transmetime televizive dhe kuptoj qe kjo eshte diferenca mes dy kampionateve”
Ze Maria theksoi se dëshira e tij është që të realizoj të gjitha objektivat që i ka vendosur klubi.
“Objektivat?! Kemi fituar Superkupen duke realizuar objektivin e pare. Kemi kaluar turin e pare ne Kupen e Shqiperise dhe kemi bere mire ne tre ndeshjet e para ne kampionat. Ti marrim gjerat me rradhe pa u nxituar. Une dua te realizoj te gjithe objektivat qe klubi ka. Skuadra po rritet, ka deshire te rritet dhe te fitoj mentalitetin tim per te fituar ne cdo ndeshje”, përfundoi trajneri i 24–herë kampionëve të vendit.