Në fitoren e Lacios në fushën e Juventusit, meritë të madhe ka edhe Çiro Imobile, i cili ka shënuar 2 golat për skuadrën e tij në suksesin 2-1.
Por vetë sulmuesi ka zgjedhur që pas ndeshjes, në vend të komentit për golat e tij, të bëjë një vlerësim të lartë për Thomas Strakoshën, i cili priti penalltinë e Dibalas.
“I kemi jetuar minutat e fundit me ankth, tensioni shkon 1000 kur pret vendimin e gjyqtarit në minutën e 90 ndaj një ekipi të madh si Juventusi.
Thomas u tregua shumë i aftë dhe arritëm të merrnim në shtëpi tre pikë të rëndësishme.
Nëse ka një arsye pse Juventusi nuk humb këtu dhe rrallëherë arrin të barazojë, vjen për faktin se vetëm një skuadër e jashtëzakonshme mund ta mposhtë këtu”, theksoi sulmuesi i Lacios pas përfundimit të sfidës.