Tirana fiton me goleadë kundër Shkumbinit

14 Tetor 2017, 16:18Sport TEMA

Tirana vazhdon ecurinë perfekte në këto javë të para të Kategorië së Parë, duke siguruar fitoren e 4 në kampionat ku ka regjistruar vetëm fitore.

Ekipi kryeqytetas mundi me rezultatin e thellë 6-0 Shkumbinin, në një ndeshje e cila në fakt u vendos nga një episod në pjesën e parë kur Doka shënoi gol me dorë.

Goli i avantazhit u akordua nga gjyqtari Ziri, edhe pse prekja e lojtarit kryeqytetas ishte e dukshme dhe më pas bardheblutë e kishin shumë të thjeshtë të gjenin rrjetën me aksione nga krahët sa herë që Shkumbini provonte të sulmonte për të kthyer sfidën.

Tre gola brenda një periudhe prej 7 minutash në pjesën e dytë mbyllën çdo diskutim për takimin, ndërsa kishte lavdi edhe për Ilion Likën i cili priti një penallti, duke ruajtur të paprekur portën e tij pas 4 ndeshjeve të para.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje