Shtypi grek dhe konkretisht portali “gazzetta.gr” i ka kushtuar një artikull Partizanit, duke u frymëzuar nga fakti i habitshëm që me klubin nga kryeqyteti shqiptar bashkëpunojnë emra shumë të njohur si Luçiano Moxhi dhe braziliani Bebeto.
Artikulli sjell në vëmendje faktin se i pari u afrua italiani Moxhi nga presidenti i Partizanit, Gaz Demi, ndërsa më pas erdhën trajneri Mark Iuliano dhe këshilltari Bebeto.
Shkrimi iu referohet disa citimeve të këtyre personazheve gjatë prezantimit te të kuqtë, ky si qëllim të gjithë kanë që Partizani të shpallet kampion dhe të lërë gjurmë edhe në Europë, raporton “Vip Sport”.
Po ashtu, në shkrim flitet edhe për fillimin e dobët të sezonit nga skuadra më popullore në Shqipëri.