Komisioni i Disiplinës gjobit Skënderbeun dhe Lushnjën, pezullohen Miraka dhe Dediç

13 Tetor 2017, 17:00Sport TEMA

Komisioni i Dsiplinës në FSHF-ka ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku ka marrë në shqyrtim gjithçka ka ndodhur në javën e 5-të të Superiores dhe jo vetëm.

Me nga 5 ndeshje pezullim janë dënuar portieri Festim Miraka i Luftëtarit dhe sulmuesi Anel Dediç i Teutës, pasi goditën kundërshtarin në ndeshjet e fundit. Dënime, por financiare, kanë marrë Skënderbeu dhe Lushnja, për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve në stadium. Të dy klubet janë dënuar me 100 mijë lekë.

Ja vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës:

1.KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 dhe Nenin 66/1 te KDS, dënohet me gjobe ne masën 100,000 (njeqind mije) Leke.

2.KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 dhe Nenin 66/1 te KDS, dënohet me gjobe ne masën 100,000 (njeqind mije) Leke.

3.Lojtari i KF “Teuta”, Anel Dedic, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenin 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4.Lojtari i KF “Luftëtari”, Festim Miraka, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenin 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5.Lojtari i KF “Klosi”, Ermal Rizvani, për provokim të publikut me fjalë dhe gjeste, në bazë të nenit 53 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6.Lojtari i KF ‘Internacional”, Maldin Mukaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtari të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7.Lojtari i KF “Elbasani”,Mateo Allkja, për ofendime me gjeste dhe pështymje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.c) të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti.

8.Lojtari i KF “Elbasani”, Shamet Luta, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9.Lojtari i KF “Elbasani”, Renato Hyshmeri, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10.Lojtari i KF “Këlcyra”, Edgar Batha, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11.Lojtari i KF “Elbasani” U-19, Geri Selimi,për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 49/1.e) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti

12.Lojtari i KF “Dinamo” U-19, Denis Xhuveli, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 49/1.e) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti secili.

13.Lojtari i KF “Elbasani” U-19, Klevis Pali, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar , në bazë të Nenit 49/1.e) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti secili.

14.Lojtari i KF “Dinamo” U-19, Ledjon Kocani, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 49/1.e) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti secili.

15.Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Erzeni”, Ervis Kllari, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit prej 1 (një) ndeshje. Në bazë të nenit 33/4 të KDS, lojtari Ervis Kllari vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje