Real Madridi ka mposhtur me shumë vështirësi Getafen në javën e tetë në La Liga, duke triumfuar në fund me rezultatin e ngushtë 2-1.
Cristiano Ronaldo shënoi golin e parë në La Liga këtë edicion dhe të tri pikëve për Los Blancos në minutën e 85’të, ndërsa golin e parë e realizoi Karim Benzema.
Për Getafen që i shkaktoi shumë telashe Realit shënoi Jorge Molina (56’), por nuk arritën të marrin pikë pavarësisht paraqitjes mbresëlënëse kundër ekipit të Zinedine Zidane.
Pas kësaj fitore, Reali ka shkuar në kuotën e 17 pikëve, katër më pak se Barcelona që ne oren 20:45 përballet me Atletico Madridin.