Machester City shkatërron Stoken, Chelsea humbet ndaj Crystal Palace

14 Tetor 2017, 18:01Sport TEMA

Manchester City u ka dërguar sinjale rivalëve në Premierligë se është kandidati më serioz për titull këtë edicion.

Të besuarit e Pep Guardiolas shkatërruan Stoke Cityn e Xherdan Shaqirit, duke e mposhtur me rezultatin tenistik 5-2.

Gabriel Jesus me dopieten e tij, Raheem Sterling, David Silva, Fernandinho, Leroy Sane dhe Bernardo Silva shënuan për Cityn.

Kurse dy golat e nderit për miqtë i realizuan Mame Biram Diouf dhe autogol Kyle Walker.

Pas kësaj fitore të thellë, City ka shkuar në kuotën e 22 pikëve, dy më shumë se Manchester United që barazoi 0-0 me Liverpoolin.

Crystal Palace i ka shkatuar humbjen e tretë Chelseat në Premierligë këtë edicion, duke e mposhtur me shifrat 2-1.

Të parët në epërsi kaluan vendasit në minutën e 11’të me autogolin e Azpilicuetas. Barazoi gjithçka mesfushori Tiemoue Bakayoko.

Ndërsa golin e tri pikëve për Palace e shënoi Wilfried Zaha në fund të pjesës së parë.

Pas kësaj humbje Chelsea mbetet në vendin e katërt me vetëm 13 pikë.

Rezultatet e “Premier League”.

Liverpool 0-0 Manchester United

Burnley 1-1 West Ham

Crystal Palace 2-1 Chelsea

Manchester City 7-2 Stoke City

Swansea 2-0 Huddersfield

Tottenham 1-0 Bournemouth

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje