E ndiqni, s’e ndiqni Erën në Instagram, këtë foto e keni parë me dhjetëra herë që mbrëmë në darkë. Është provokuese, origjinale dhe le të themi, skandalizuese për publikun shqiptar. Quhen dickini (dick bikini) dhe janë krijimi më krenar i dyshes pas brandit gjerman Namilia.
Namilia u themelua nga Nan Li dhe Emilia Pfol, dy të sapodiplomuar nga Universiteti i Arteve në Berlin. Duke filluar nga koleksioni i tyre i parë i quajtur “My Pussy, My Choice”, qëllimi i dyshes ka qenë të provokojë dhe t’i përdorë veshjet si një mjet për të shprehur bindjet, qëndrimet, konfliktet dhe ëndrrat.