Të tjera detaje janë bërë të ditura lidhur me të kaluarën e 38-vjeçarit shqiptar, i cili u kap një ditë më parë në qytetin e Lezhës.
Ai është Nin Lalaj, i cili rezultonte i shpallur në kërkim që nga marsi i këtij viti nën akuzën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Por Lalaj ishte një emër i njohur në botën e krimit, pasi prej vitesh kishte ngritur një rrjet për shfrytëzimin e prostitutave në Italinë e Veriut.
Fama e tij është e madhe edhe në Angli, aty ku është arrestuar rreth dy vite më parë për llogari të shtetit italian.
Nin Lalaj, 38- vjeç, u arrestua në kuadrin e operacionit “Alba Nostra 2” në mars të viti 2015 në Angli.
Gjatë dy operacioneve, “Alba Nostra 1” dhe “Alba Nostra 2”, ku u arrestuan 17 persona të cilët shfrytëzuan për prostitucion rreth 200 vajza.
Në vitin 2013, Lalaj u identifikua si një nga ato duhet ti merrej lejen për të lëshuar prostituta në provincën e Pavia.
Ai u dënua me 3 vjet e 6 muaj burg ndërkohë që ishte në arrest shtëpiak. Por më vonë Policia nuk kishte njohuri për vendndodhjen e tij.
Ai u arrestua disa muaj më parë në Angli, me një identitet tjetër, duke marrë pjesë në një orgji. 38-vjeçari njihet si një person i ashpër dhe i pamëshirshëm dhe se i pëlqente festimet e shumta.
Lalaj akuzohet gjithashtu për përfshirje në disa vrasje.
_Ne vitin 2013, Lalaj u identifikua si nje nga ato duhet ti merrej lejen per te leshuar prostituta ne provincen e Pavia._ Kjo pjese qe kopjova saktesisht eshte paragrafi i shtate i ktij artikulli, shembullor per te kuptuar se cfare i kane bere dhe do ti bejne gjuhes Shqipe gazetaret e papegjegjshem si Mero Baze dhe ekipi i tij. Nje pasazh ku ka me shume gabime se shkronja tregon respektin qe ka kjo media injorante per Shqiparet dhe gjuhen e tyre._TURP.