Vila Les Cedres është një rezidencë e vjetër 187 vjeçare, e cila tani ka dalë në shitje bashkë me bregun e Saint-Jean-Cap-Ferrat në jug të Francës.
‘Bloomberg’ raporton se shtëpia është e madhe rreth 1672 metra katrorë, ndërsa ka gjithsej 14 dhoma të fjetjes.
Shtëpia luksoze është ndërtuar në vitin 1830 dhe është blerë në vitin 1850 ku funksiononte si fermë e pemëve të ullirit, me pronar kryetarin e Villefranche-sur-Mer. Kryetari pastaj ia kishte shitur shtëpinë mbretit belg Leopold II në vitin 1904.
Pas vdekjes së Leopoldit, Villa Les Cedres ishte përvetësuar nga Marnier-Lapostolle në vitin 1924. Ata kultivonin pemë ekzotike në token ku ishte nërtuar vila.
Prona kushton 350 milionë euro, dhe ende nuk dihet kush do të jetë fatlumi/ja që do të banojë në këtë shtëpi.