Kreu i SHISH Visho Ajazi Lika në Prokurori, takim urgjent me Adriatik Llallën

17 Tetor 2017, 11:01Politika TEMA

Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Burimet bëjnë të ditur se Visho Ajazi Lika është parë të ngjisë shkallët e Prokurorisë së Përgjithshme ku ka qëndruar për rreth 60 minuta.

Ende nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga të dyja institucionet dhe nuk dihet nëse ky takim ka qenë i planifikuar më parë apo është vendosur në minutën e fundit.

Por si për koicidencë takimi vjen një ditë pasi në Itali u arrestua Moisi Habilaj, sipas opozites, një i afërm i ish ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Akuza për Habilajn është drejtimi i një organizate kriminale që dërgonte drogë në Itali.

1 komente në “Kreu i SHISH Visho Ajazi Lika në Prokurori, takim urgjent me Adriatik Llallën”

  1. Ramadani says:

    Prap ky spiun serb eshte ne krye te sherbimit informativ kombetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje