Lojtarët e Partizanit në mbështetje të fëmijëve që vuajnë nga Talasemia

17 Tetor 2017, 16:51Sport TEMA
Lojtarët e Partizanit në mbështetje të fëmijëve

Skuadra e Partizanit është bërë sot pjesë e një aktiviteti të veçantë, teksa i është bashkuar nismës “Dhuro Gjak për Fëmijët që vuajnë nga Talasemia ” organizuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar.

Stafi dhe lojtarët kanë dhuruar sot gjak duke përcjell solidaritetin e tyre ndaj fëmijëve që vuajnë nga Talasemia.

Ditën e tyre e pushimit të kuqtë kanë zgjedhur ta kalojë në një mënyrë të veçantë duke u solidarizuar dhe janë bërë pjesë e kësaj nisme humane për dhurimin e gjakut.

Të kuqtë pas një ecurie të dobët në startin e kampionatit, tashmë janë rikthyer bindshëm duke marrë dy fitore rradhazi në kampionat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje