LUP-JAVA, Kategoria Superiore java 6-të

17 Tetor 2017, 20:26Sport TEMA

Skënderbeu, triumfatoria e madhe e momentit

Nga Ervin Baku

Kamza, risia e këndshme e fazës së parë. Skuadra periferike e Tiranës po mahnit këto javë të fundit. Dy fitore radhazi duket se kanë rrokullisur parashikimet për ekipin e presidentit Qarri.
Pas Luftëtarit, dje formacioni i Ndreut theu dhe Vllazninë e “trullosur”. Këta të fundit nuk po dalin në sipërfaqe dhe tekniku Cungu e ka pas “veshi”. Së paku kështu shprehen të sigurtë në Shkodër.

Kthyer te Kamza, ata që e njohin Ndreun e dijnë se tekniku mbetet një mjeshtër absolut i pjesëve të dyta (në 90 % të rasteve “godet” në minutat e para të së dytës ose në fund të lojës). Jo keq!

Ndërkaq edhe Partizani duket ai që të gjithë presin. Nga fundi i ftohtë, të kuqtë e gdhijnë në vend të pestë me tetë pikë. Kriza kaloi? “Big Luçiano”, thotë se Partizani ka ende punë për t’u përmirësuar dhe se objektivi është po ai: Titulli.

Për këtë të fundit duhet kapur Skënderbeu, që nga ana e tij vijon të ruajë hegjemoninë prej kampioni. Ndaj Lushnjës kalon pa vuajtje dhe të enjten pret një “Partizan” tjetër. Atë të Beogradit.

Në grupet e Europa League. Juglindorët elektrizues e shpresëmëdhenj. Krenaria e futbollit shqipëtar në duelin e “jetës”.

Në Krujë, Laçi nuk thyen Flamurtarin. Vlonjatët akuzojnë se dhe dje, sikurse në Durrës e Shkodër, i dëmtojnë me penallti. Pro e kundër. Dhe kanë të drejtë.

Njëra dje ia vlente të vërshëllehej, mirëpo Alla nga Lushnja, thotë jo. Po jo thotë edhe më i miri i gjyqtarëve shqiptarë. I ftuar në një studio televizive.

Madje një “jo” të fortë për të dyja penalltitë e pretenduara nga Duro. E rëndësishme, loja vitale e dyshes Bushiç-Alvesh. Laçi i mohon pafundësisht minutat të riut të talentuar Xhixha. Mezan, kujdes me “këshillat”. Teuta zhgënjen në Kukës.Tashmë në indentitet, skuadër e zakonshme.

Verilindorët e dremitur në minutat e fundit kishin zgjidhur gjithçka më herët, teksa Bakaj vijon të shkëlqejë e të udhëheqë një grup që ende nuk po ecën “vaj”. Kukësi, por edhe Partizani i kthyer, pritet të japin tonusin drejt rivalizimit për kreun.

Veçse Skanderbeu i Dajës ngjan me një “uragan”.

uk besohet? Ndiqeni të enjten ndaj Partizanit të Beogradit.

Lup-Java e sheh triumfatoren e madhe të momentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje