Saimir Tahiri, ashtu siç kishte paralajmëruar, ka dalë në një konferencë për shtyp, pas përmendjes së emrit të tij nga kushëriri Moisi Habilaj, që është arrestuar për trafik droge në Itali.
“Sot është dita e kundërshtarëve të mi të shfrytëzojnë pallavrat e dy kriminelëve që mburren kush ka mbështetje”, u shpreh Tahiri.
“Sado e madhe qoftë gënjeshtra dhe abuzimi, e vërteta është aty.
Kam mbajtur detyrën e ministrit të Brendshëm më gjatë se çdo kush, kam luftuar çdo ditë për të bërë detyrën me përgjegjësi”, tha Tahiri.
Tahiri ka pranuar lidhjen e largët farefisnore me dy trafikantët, por ka vënë në dukje se ka vetëm përgjegjësi morale për makinën që ka shitur vite më parë, asgjë më tepër.
Ai ka kërkuar nga Prokuroria që ta hetojë atë dhe gjithçka rreth tij.
“Dy kriminelë që janë kushërinjtë e mi në shkallën e 10-të, si çdo kriminel përmendin emra ministrash, unë nuk jam i pari. Kërkoj nga Prokuroria që të hetohet gjithçka.
Kam bërë gabimin e vetëm që u kam shitur makinën personale. Mbaj përgjegjësi personale të plotë. Përtej kësaj nuk mbaj asnjë përgjegjësi. Të dënohen çdo kriminel, qoftë kushërinjtë e mi të shkallës së 10-të”, u shpreh Tahiri.
Tahiri tha më tej se të vërtetën do ta çojë deri në fund dhe se nuk kërkon mbrojtje nga askush.
“Sot nuk kërkoj nga askush që të më mbrojë dhe besoj, nuk kam ndërmend t’i shtrijë dorën askujt. Unë të pres deri në fund çdo hetim dhe do të përkushtohem vetë që e vërteta të dalë në dritë. Do të shoh në sy këdo, cilin do që është i bindur, këtë të vërtetë do ta çoj deri në fund. Jo me fjalët e mia, por në çdo hapësirë të drejtësisë”, u shpreh Tahiri.
Fjalimi i plotë i Tahirit
Ju lutem lexojeni deri ne fund. Deri kur e gjithe e verteta te kete dale ne drite, ndjese per kete rremuje. Faleminderit te gjitheve!
E kuptoj shumë mirë se sot, ndoshta më shumë se kurrë, cilido që më njeh personalisht ose jo, përfshirë familjen time, miqt e këdo që më ka takuar qoftë edhe pak, është i shtangur nga lajmet që bëhen publike, e sidomos nga përfshirja e emrit tim;
Ashtu siç kuptoj mediat, gazetarët e portalet, që herë me pyetje e herë me akuza, me dashje apo keqdashje, kjo ka fare pak rëndësi për mua, presin përgjigje prej meje.
Siç kuptoj e mbi të gjitha falenderoj të gjithë ata që më kanë shkruar e kontaktuar në çdo formë, ata që kanë punuar e punojnë ende bashkë me mua, ata që kanë besuar e besojnë ende tek çdo gjë që kam qënë e jam, në jetën dhe punën time;
Siç kuptoj edhe kundështarët e mi, në opozitë e jo vetëm, të cilën për herë të parë e të fundit sot, as do i akuzoj e as do i kundështoj, pikërisht pse sot është dita e tyre të shfrytëzojnë pallavrat e dy kriminelëve që i shesin mend njëri tjetrit e të tjerëve se kush ka më shumë njohje, influenë apo mbështetje në një veprimtari kriminale që në çdo ditë të punës time e kam luftuar e do vazhdoj ta bëj, duke kërkuar gjithmonë të vërtetën, pavarësisht çmimit të saj.
Unë jam rritur nga prindrit e mi, e sot rris tim bir, duke besuar tek e vërteta, i bindur se sado e madhe qoftë gënejshtra dhe abuzimi, e vërteta dhe e drejta, janë aty. Dhe sikur gënjeshtrën dhe abuzimin ta marrin vesh mijra e miliona vetë, e vërteta vlen më shumë, edhe sikur i pari e i fundit që e ka mësuar jam unë vetë.
Kam mbajtur detyrën e ministrit të brendshëm për më gjatë se kushdo tjetër para meje, duke mos u dorëzuar kurrë përballë sulmeve të pafund, nga kundështarë që i kisha përballë apo në krah.
Kam luftuar çdo ditë, me çdo fuqi timen, për të bërë detyrën me drejtësi, si detyrimin tim më të shenjtë përballë tim biri më së pari, famlijes sime, përballë miqve e cilitdo që më njeh, por mbi të gjitha përballë qytetarëve që më kanë besuar e më kanë zgjedhur, e që nga sot pres me padurim të dali e vërteta në dritën e diellit, si e vetmja rrugë për të pasur besim më të fortë te njëri tjetri e tek shqipëria e tim biri dhe e fëmijëve nesër.
Jam përpjekur të punoj me çdo punonjës policie duke besuar te forca e pashtershme e ca burrave e grave, djemve dhe vajzave, që deri para se të merrja detyrën, ishin viktimat më të para e të pafajshme të botës së krimit e të politikës së ndyrë, që në një mënyrë apo tjetër, i kishte tradhëtuar pa rreshtur.
Përballë deputetit, kam mbrojtur policin. Përballë politikanit, ministrit, pushtetarit, pronarit të medias, gazetës a portalit, përballë cilitdo të forti për nga muskujt apo detyra, kam mbrojtur gjiithmonë e pa asnjë hezitim policin.
Duke besuar se ndonëse detyra ma diktonte të isha larg, e vërteta dhe bindja ime e përditshme ma bënte ditetyrim akoma më të madh të isha në krah të policëve që bënin ndershmërisht detyrën e që nuk duhet të ishin më të braktisur e tradhëtuar, por me forcën e ligjit e pa kursyer as forcë nga forca ime për të zbatuar ligjin e për të bërë drejtësi ndaj kujtdo.
Kam punuar çdo ditë për ta modernizuar, për ti dhënë mundësi, pagë, veshje e mjete që cilido që shërbente në polici, të ndjente dinjitetin e të qënit një shërbëtor i shtetit dhe qytetaraëve, e jo një personazh komik në rrugët e qytetit tim e të çdo shqiptari.
Kam besuar se puna jonë e madhe, do na përplaste me vështirësi të pafund.
Se rrugës do bënim gabime, siç kam bërë unë, pikërisht pse kam besuar se kush punon mund të gabojë, por mbi gabimet e veta e vështirësitë e të tjerëve, ka gjithmonë forcë e shpresë për tu ringritur siç ringrihet çdo ditë ai që nuk ka bukë në tavolinë e rrogë në fund të muajit.
Kam qënë i vetëdijshëm se ti shërbesh qytetarëve e jo oligarkëve, të mbrosh policin e jo pushtetarin a të fortin, ka plot kosto.
Humbet miqtë, humbet edhe aleancat e pushtetit në koridoret e politikës. Humbet mundësinë që të ngresh telefonin e të rregullosh lajmet nëpër redaksi televizionesh e gazetash.
Këto i kam humbur me vetëdije, siç kamë humbur edhe mundësinë për kompromise me njerëz që i kisha nuk doja ti kisha kurrë në krah por vetëm përballë, pavarësisht fuqisë së tyre politike për të më mbështetur mua apo për të më bërë dëm.
Sepse që ditën kur kam filluar të merrem me këtë detyrë, më shumë sesa ekuilibri i pushtetit, për mua kishte rëndësi drejtësia, qoftë edhe për një mesazh të një qytetari të panjohur në telefonin tim që kërkonte ndihmë.
Jam ende sot i bindur se detyra që kisha nuk ishte si çdo detyrë, por ishte detyra ime e jetës për të bërë drejtësinë dhe shtetin që kam ëndërruar unë e ëndërron sot çdo shqipëtar.
Dhe bashkë me të gjithë skuadrën që unë drejtoja, arritëm jo pak. Si në luftën kundër krimit, ashtu dhe në dinjitetin që i dhamë çdo punonjësi policie.
Sigurisht patëm vështirësi pafund, të merituara ose jo,por kjo vetëm sepse lufta me krimin dhe paligjshmërinë, nuk ishte vetëm me ata që kishe përballë, por edhe me këdo tjetër që në dekadat e fundit ishte stërvitur të mbijetonte në llumin e politikës e të rrugës.
Kjo luftë e gjithçka arritëm, kishte jo pak kosto për mua, por edhe kënaqësinë timë të pamasë nga mirënjohja e kujtdo që prej punës sime, të ekipit që unë drejtoja e të të gjithë policisë së shtetit, ka marrë një ndihmë sado të vogël, që më parë as e merrte e as e ëndërronte ta merrte.
Sot është një ditë jo e lehtë edhe për mua, në raport me veten dhe moralin tim, familen time dhe mbi të gjitha tim bir.
Po kështu në raport edhe me njerëzit që më njohin, me kolegët në parlament e politikë, me njerëzit që më kanë besuar e zgjedhur e që besojnë ende tek unë.
Dy kriminelë, që janë kushërinjtë e mij të shkallës së 10, janë arrestuar për trafik droge, e siç u bë publike, pa hezituar të përmendin edhe emrin tim ndonjëherë.
Kriminelë që përdorin emra politikanësh a ministrash për tu mburrur me njëri tjetrin e për dobi të përfitimeve të tyre të paligjshme, ka pa pafund, e unë nuk jam as i pari e as i fundit.
Sigurisht nuk do doja kurrë të isha në këtë pozitë, pa dashjen time, por unë do kërkoj nga prokuroria, vetë personalisht, me vullnet të lirë e pa përfituar nga asnjë lloj imuniteti parlamentar a politik, të hetohet e verifikohet gjthçka lidhur me mua e jo vetëm, me detyrën time e jo vetëm, me famlijen time e jo vetëm.
Dhe pavarësisht se ky është vendi ku politikanë e deputetë ndajnë gratë për të fshehur pasurinë, vendi ku mohohet vëllai, motra, kunati e baxhanaku, unë nuk jam ajo rracë njeriu e as politikani, por ndjej përgjegjësi morale për veprimet e kujtdo, qoftë edhe të ca kushurinjve të mij të 10, të cilëve kam bërë gabimin e madh e të vetëm që gati 4 vite më parë u kam shitur makinën time personale.
Unë sigurisht nuk duhet të kisha neglizhuar të verifikoja kujt po ia shisja makinën, e pavarësisht se në vendin tonë të rrallë janë ata që bëjnë këto verifikime, e të shumtë ata që më kollaj i fshehin a i cojnë në emra të tjerë pasuritë e tyre, unë përsëri mbaj përgjegjësi morale për këtë veprim.
Përtej kësaj, nuk kam pasur e as kam asnjë raport të çfarëdollojshëm, e aq më pak ndonjë raport të paligjshëm, ndja nuk kam asnjë përgjegjësi më shumë për çdo aktivitet kriminal të kujtdo, qofshin edhe këta kushërinjtë e mij të 10, që as kanë hezituar të prëdorin emrin tim, e që shpresoj drejtësia ti hetojë e dënojë siç i takon atyre e kujtdo tjetër shkel ligjin.
Nuk kërkoj nga askush të më besojë e aq më pak të më mbrojë publikisht, më së pari nga kolegët e partisë sime, në parlament ose jo. Në qeveri padyshim, përfshirë kryeministrin.
Siç nuk kërkoj nga askush që më njeh të më besojë kot, për më teper që politikanë që betohen e përbetohen ky vend ka parë boll, edhe kur janë kapur me presh në dorë, me filmime e regjistrime, duke vjedhur e duke vrarë.
Unë as jam kjo rracë, e as do jem kurrë lloji i politikanit që fshihet pas pushtetit, pas miqësisë me pronarët e medias apo në koridoret e pushtetit.
As kam ndërmend të kërkoj apo ti shtrij dorën ndokujt, në politikë, pushtet, media apo cfarëdolloj, për të kërkuar ndonjë hije a skutë në rrugën që duhet bërë, nga unë vetë i pari, për të nxjerrë të gjithë të vërtetën në dritë.
Di pres deri në fund të çdo verifikimi a çdo hetimi, e as do rri duarkryq por do luftoj vetë që çdo e vërtetë të zbardhet deri në fund, e drejtësia të thotë fjalës e saj.
Deri atëherë, për këtë shqetësim e rrëmujë i kërkoj ndjesë tim biri, famlijes sime e prindërve të mij, kolegëve e cilitdo shqipëtari që qoftë edhe një herë të vetme ka besuar tek mua.
Unë do shoh në sy këdo prej jush i bindur se besimin që më keni dhënë është borxhi më i madh që i kam secilit, për ta cuar të vërtetën deri në fund.
Jo me fjalët e mia, që sot nuk mjaftojnë kurrësesi, por me çdo hapësirë të drejtësisë për të gërmuar çdo të vërtetë.
Po hepra. E verteta eshte se ti paske qene pjese e trafikut te droges dhe ke perdorur postin e larte te shtetit per ta bere ate. Ne fjale tjera, tani duhet te ndeshkohesh ashpersisht nga ligji por dyshoj? Duke pare se i kemi pare me ze dhe figure , ne mendje kam Ilir Koke-lopen, ti nuk do ta besh nje dite burg pasi ky eshte sistemi qe ju politikant e te gjitha llojeve ndertuat…Ne te sembes ju pasha te gjithve dhe u zhdukte rraca e juaj.
Kjo ose eshte pjese e marreveshjes per ti shtruar rrugen lulit qe te fitoje ne zgjedhjet e ardheshme dhe te behet KM ashtu sic i eshte premtuar ne marreveshje ose eshte mesazh per Ramen qe mos ta dredhi bishtin shume. Sidoqofte ky haber na i hap dyert per hapjen e negociatave per te hyre ne BE. U pjerdhsh ne vesh o shoku Rama me gjithe shokun Ruci.
Del se Moisi Habilaj ka qene bashkepunetor i Policise Italiane. Perdorimi i emrave te Saimir Tahirit apo njerezve te tjere nga Moisi Habilaj duket qe mund te jete bere me porosi te Policise Italiane. Kjo ve ne dyshim gjithcka. Ketu bie ere dicka e kurdisur. Kujdses Edi Rama, komshijte nuk jane me ty dhe me Saimir Tahirin. Fakti qe Policia Greke shpejtoj te deklaroje sot qe nga Shqiperia vijne drogerat dhe bosat jane ne Shqiperi eshte e kordinuar. Fakti tjeter qe hetimi ka filluar qe ne 2013 implikon edhe qeverine Berisha. Prandaj ketu bei ere. Lulzim Basha ka qene ne ate qeveri ne 2013 dhe ai mund shume mire te kete mbeshtetur trafikantet. Duhet bere hetim i gjere. Per fat te keq, Prokuria shqiptare eshte e zene nga Berisha dhe Basha dhe nuk mund te beje hetim objektiv.
O qorrr!!! Po droga lum nen kontrollin e policise o plehre e teorive konspirative
ktu flitet per saje qorrin kurse ju jo lul basha 21janari..sale bucja kriminel..likja hajdut…domethone pse ta lujme sajen edhe tjeret jo..sajes i ka more muti shalet pranej..ene ka provat kundra..tjeret jo deri tashi
Mos, na bere te qajme!
Ti sikur pate thene se keta merren me speca apo ishte Edi qe e tha ate?
Te shpresojme se ke kemben e mbare, e i merr pas te gjithe deri tek Likja!
Amen!
Lidhejt duhen provuar me fakte. Nese ata i kane dhene para duhen kerkuar depozitime parash ne banka. Nese nuk gjehet asgje atehere jane biseda mejhanesh. Kriminelet kane perdorur kode per gjithcka. Mund edhe ta kene perdorur emrin e Saimirit si kod per dicka qe ata e dine. Mund te perdoresh emra sa te duash. Policia italiane nese kishte kaq shume prova dhe ka punuar per 4 vjet atehere perse nuk e kapi me presh ne dore Saimir Tahirin? Perse nuk i vune njerez ta ndiqnin dhe te bashkepunonin me hetues special. Duhen prova jo ‘ai tha, ky tha’. Nuk mund te perbaltoset nje person i njohur publik me disa emra qe kane thene disa trafikante. Prova, prova, prova. Ku jane. Dhe perseri perse nuk e kapen z. Tahiri me presh ne duar nese paskeshin prova kunder tij. Kater vjet hetim dhe gjurmim. Do te kishin kapur nje here Saimirin ne telefon me trafikantet. Do ta kishin filmuar kur keta ose ndermjetesit e tyre do ti kishin shkuar ne shtepi per ti dhene eurot e fituara. Ka shume elemente qe bien ere. Nuk mund te akuzohet nje qeveri dhe ministri me i mire i qeverise Rama 1 si trafikant. Kjo ben qe te filloje kaosi ne Shqiperi qe ehste duke u stabilizuar. Te gjitha sherbimet sekrete jane futur te destabilizojne Shqiperine. Nderkohe qe z. Edi Rama SHISH e ka me Berishen dhe jo me veten e tij. Te gjitha komentet jane idioteske. Po ashtu, dikush i hodhi mish opozites. E kush tjeter pervec sherbimeve sekrete serbe, greke dhe sigurisht mafiozet e italise. Ketu luhe miljona dhe Edi Rama qe po lufton drogen bashke me Tahirin duhen zhdukur. Mafia po lufton luften kunder trafikimit te droges. Nuk do ja arrijne. Nuk kane prova. Jane lloqe kavaje.
Ti dhe ai ka qene mbi ty jeni turp i ketij vendi. Qeveri e perdoruesve te droges cannabis kokaine. Plehra. Qerrohuni.
per 5m euro ne muaj. kush nuk do luftonte per ate vend
Jo per te mbrojtur Tahirin dhe sinqerisht e them qe ne fillim nese ka prova qe eshte implikuat te shkoje te te tjeret por doja ti drejtohesha Lulash Pafillos qe te lere politiken e baltosjes dhe te prese fundin e hetimeve. Nese do mbante te njejtin standart perse Lulashi nuk kerkoi arrestimin e Enkelejd Alibeas(nipit te kriminelt Isa Toska) kur i arrestuan vellain ne Hollande per trafik heroine dhe kokaine. Ne te kundert e vuri te parin ne listen e deputeteve te Fierit. ndersa Tahirit i arrestojne kusheririn e dhjete(damar pas bythe) dhe Lulashi dhe Salushja kerkojne arrestimin e Tahirit. Jo Lulash brekedhjeri nuk denohet njeri se do ti te fitosh kapital politik. Eshte ajo qe quhet e drejta e prezumimit te pafajesise qe askush nuk mund te quhet fajtor pa pasur nje denim te formes se prere nga Gjykata.
Per mua kjo eshte nje shashke e orkestrume shqup-se dhe lesh-e-liste,,,,me ca ndihje pepinosh mafioze ,e orkestrume keq ,sikurse shashka e modelit “dosh-kodoshi me shoket e tij”.Filloi implementimi i Vetting-ut e kemi per te degju shume shashka nga “lezeti” i pervlimit te tij.
Saimir Tahiri eshte burri qe e ngriti Policine e Shtetit nga gjirizi i inkriminimit shqup-s dhe e shndroi ne institucionin me te besueshem per shqiptaret.Nuk ka bir kurve dhe shashke te porositme te cenoje kete te vertete.
o lora kane dale pergjimet neper gazetat italione..boll se late nome duke myll syte
@Lora
Pse je kaq e sigurte?
Z.Tahiri ! Per avionin e Divjakes the qe nuk ka asnje cante me hashash.Jane trillimet e Doktorit.Avioni ishte plot me droge dhe as tu skuq faqja.
Oficeri i policise te akuzon si koka e tregtise se hashashit.Kerkon strehim politik.Ti thoje perseri trillim i Doktorit.
Habilalijt kapen me makinen tende me droge.Sistemi TIMS e nxjerr disa here.Ti thoje si fillim ma moren kusherinjt per xhiro ,dhe me vone jau kam shitur kushurinjve.
Arreston Gjyren si bombevenes te Farmacia e babait.Jep deklarat shtypi qe Gjyra eshte i shtyre nga te tjere.Gjyra del i pafajshem dhe TY as tu skuq faqja.
Te del emri ne biseda kriminelesh ,TY as te skuqet faqja.
Te therret Shullazi me percmim Saje Qorri ,dhe Ty as te skuqet faqja.
Te vrane shokun e ngushte kur mbylle lojerat e fatit
I kishte shitur ,se e dinte qe TI do filloje operacionin per te futur njetezit e TY ne kete biznes fitimprures.
Te akuzuan dhe as qe tu skuq faqja.
Futi nje ..fajin e ka Saliu ,dhe je ne rregull.Keshtu kane bere te gjithe.Ti do besh perjashtim.???
Ore njerez, I ka dale emri si I lidhur me kriminelet me te medhenj te vendit. Normalisht duhet te jap doreheqjen nga posti I deputetit, nese ka pak moral, dhe te lere drejtesin te bej detyren. Po ashtu Rama duhet tja kerkoj lenien e mandatit nese do qe te duket sadopak parimor.
Behet fjale per droge, krim nderkombetar, mafie qe flet per kallashnikov, vrasje, dhe sasi monetare marramendese qe ka shkuar ne financim te fushatave elektorale dhe padyshim ka mbetur dhe per xhepin e Tahirit dhe familjes se tij.
I vetmi gabim?!
Ti zbuloi Bota pisllëqet tani,s’ke nga ja mban.Ish-oficeri policise Dritan Zagani(i cili mori azil politik,megjithese vinte nga nje vend qe ka
nenshkruar konventen per te drejtat e njeriut)eshte akuza qe do te groposi ty o halabak,qe diskretitove imazhin e Shqiperise.
TIRANE – Pretendimet e ish-oficerit të policisë Dritan Zagani se eprorët e tij favorizonin trafikantët apo pushonin hetimet për persona të lidhur me trafikun e drogës janë të pavërteta. Është ky përfundimi i Prokurorisë së Fierit pas hetimeve të deklaratave të dy muajve më parë në media të Zaganit për përfshirjen e të afërmve të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në trafik droge. Në këto kushte organi i Akuzës ka vendosur të pushojë këto hetime për mungesë të elementëve të veprës penale dhe provave. Në vendimin e prokurores së Fierit Egnlantina Shehu është argumentuar dhe shkaku i pushimit të këtyre hetimeve. Me hetimet e kryera nga kjo prokurore ka rezultuar se të gjitha informacionet e hedhur nga Dritan Zagani në sistemin MEMEX (sistem i brendshëm komunikimi në Policinë e Shtetit) nuk përmendet shtetasi A.D të cilin ai e ka përmendur në denoncimin në media. Nga regjistrat e Policisë së Fierit nuk rezulton që kushrinjtë Habilaj të ministrit Tahiri të jenë shoqëruar në komisariatin e Fierit, së bashku me automjetin Audi AA003 GB në pronësi të ministrit por që përdorej prej tyre. Me vendimin e pushimit të hetimeve janë njohur palët e përmendura nga Zagani në denoncimin publik dhe një kopje e tij është dërguar prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Por si nisën hetimet për denoncimin e Zaganit? Një ditë pas deklaratave nga arratia të Dritan Zaganit, ministri i Brendshëm i kërkoi prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llala nisjen e hetimeve. Me vendim të Llallës u lejua përgjimi i personave të përmendur nga Zagani mes tyre Artan, Florjan dhe Moisi Habilaj. Dy muaj sipas raportit të përgjimeve nuk ka rezultuar asnjë e dhënë e vlefshme për të faktuar pretendimet e Zaganit. Aktualisht Zagani është në kërkim policor pasi u arratis jashtë vendit teksa ndodhej me masë sigurie “arrest në shtëpi” ku prokuroria kish nisur hetim ndaj tij për shpërdorim detyre pasi dekonspironte operacionet policore.
Jane shpenzu me miliona Euro per fushate. Kush I solli gjith keto leke? Babai I vitit te ri? Po droga I solli. Te gjith e dijme kte.
Je I pafajshem deri sa te kapesh, eshte ligji. Jane te gjith te implikum. Po rane, do bijne te gjithe si domino.
Nuk u besoj shume dekleratave nga krahet politik por…. POR Qe kur ky spurdhjak tentonte te justifikonte ‘shitjen’ dhe mos shitjen e makines e cila FIGURONTE NE EMER TE TIJ E REGJISTRUAR..dhe perdorej nga ky grup i denoncuar,,,. kam menduar dhe thene se duhej te jepte doreheqjen ose duhej hetuar OSE duhej shkarkuar nga Kryeministri ….. Kjo nuk u be edhe per shkak te juristeve verdhacuk te PD – se , dhe ja ku jemi …. TURP !! Gjynah ky popull se kujt ia beson voten……Bir Selman i nenes ke te qaj me pare…
O SAIMIR NUK TE DEL EMRI KOT NE KETE BOTE.
Arrestimi i Habilajve dhe nxjerrja publike e telefonatave eshte vecse prove per Ramen per te treguar se sa seriozisht e ka Vetingun dhe pastrimin e administrates nga bajgat.
Na mbetet vecse te presim por me nje sy per tu larguar se ky vend do vite te sherohet.
Keni 27 vjet qe keni pare politikane shqiptare plot moral dhe dinjitet dhe i kerkoni Tahirit doreheqjen.27 vjet politikane qe pasurohen (se mos u pasuruan me rroge) dhe s’keni fuqi te beni gje, tani dilni e trashni zerin. Lulzimi dhe Berisha vrane 4 njerez ne bulevard ju merreni me Gramoz Rucin, Ilir Meta doli me ze dhe figura duke kerkuar 700,000 euro dhe eshte president ju kerkoni moral nga Tahiri, pasi nje kusheri i tij i ka permendur emrin. Edhe une te isha, do u thoja policeva se jam kusheriri i ministrit dhe mos e kruani me mua. Keni 27 vjet qe postoni duke kerkuar moral e te drejta dhe po aq vite qe mbroni si koqe dhe te verber poltikanet…vetem per bindje politike, aspak morale dhe njerezore. I lumte bytha Tahirit po pati bere leke,,,
PERMENDJA E EMRIT NGA CA KRIMINELE DUKET SI TENTATIVA E ATIJ TE MBYTURIT QE KERKON TE SHPETOJE DUKE U KAPUR PAS FLOKESH.
EDHE PER SHITJEN E MAKINES TEK ATA NUK KA ASNJE PROBLEM DHE PERSONALISHT NUK SHOH ASNJE PERGJEGJESI.
SHITJA DHE BLERJA ESHTE NJE VEPRIM I THJESHTE TREGETAR DHE PRIVAT QE KURRSESI NUK MUND TE MOLEPSE FIGUREN DHE MORALIN.
BESOJ NE VETVETE NE DEKLARATEN E PASTER TE TAHIRIT.
Saje qorrit mos ja qani hallin . Lidhjet me italine I ka , vendet ku fshihet ashashi I di , gomonet jane gati , le ta vazhdoje ai punen ku e lane kushot . Saje , mos u bej qarraman po hidhe thesin ne kurriz dhe vazhdo vella … mer edhe ish drejtoret e policise te te ndihmojne per thaset .
o Komentues po pse ore Tahiri eshte Baroni…???
Po ca ja fusni kot o të mjerë…..Tao Tao e shumta Oficer është…..po Gjeneralët dhe Komandantet ku janë..????
Në pse.e shet fisin o bq??? Po prej tyre U bere ministër . O legen..po behu burrë një herë o kokrra e legenit.
Nuk behet shtet me sunite.
Suniti thot mbaj pergjesi personale jo ligjore !!!
Mos ja fusni kot edhe ju, Saimiri e shiti edhe skafin, por morri leje nga Rama, kjo eshte pyetja?
Mos u gezoni para kohe o milet shqyptar bag eti,, peshqit e vegjel gjoja jane nen gjueti por peshkaqenet Rama ,Meta, Rumi, Basha, SalihSaliudo kujdesen per to deri ne fund.
Ore njerez si i bente 5 milion euro ne muaj ky qe ne dhjetor te 2013 (sipas pergjimeve, 3 muaj ne qeveri i bie) se me duket pak e cudicme, plus nga milionat kalojme ne nje pergjim ku trafikantet qahen per 75000 euro te marra borxh.
Pergjimet i lexova ne TCH.
Pikerisht…pordhe langaraqesh.Ate thashe ne nje lajm tjeter lidhur ne kete.Nuk dalin llogarite.
DONE ME PER BEHLULIM!
Nese eshte fajtor te denohet,drejtesia te beje punen dhe ne ta leme te qete.Por me ben pershtypje nje gje fare e thjeshte ,por qe eshte e rendesishme:-Si eshte e mundur qe keto 460 faqe dokumenta te karabinierise,policise,prokurorise italiane kane rene ne dore te PD,apo te shtypit,qofte ne itali edhe ne shqiperi?Mos valle keto organe e kane leshuar perin deri aty sa dokumente sekret hetimor ti nxjerrin ne pazar?Po sikur te jene fabrikuar ne ndonje zyre ne shqiperi dhe jane derguar ne shtypin italian.’!?Hera e pare eshte qe ndodh?Ndaj them ta leme drejtesine te beje punen e te thote fjalen e vet.Problem tjeter qe kam-sa persona ne shqiperi quhen Sajmir?Atje nuk thuhet sajmir tahiri kerkon 30 mije euro.Akuzen e ben vetem PD dhe lsi,personit sajmir vetem ata i kane vene mbiemer.
e gjithe kjo dosje kunder tahirit e edi rames eshte pergatite nga ilir meta, sali berisha e vishe like balili per te rrezuar edi ramen qe duhet te mbeshtet te amerika per te shpetuar shqiperine nga banda meta-berisha-koka-balili. berishen e meten nuk I zen gjumi per aferen cez. prandaj ilir meta e berisha I jane bllok reformes ne drejtesi. banda qe dominon poltiken sot, eshte banda berisha-meta-balili. saimir tahiri te dorezoje mandatin dhe te dorehiqet nga detyrat ne parti. kujdes nga banda balili-meta-berisha-llalla e ajazi. ilir meta fshehu klement balilin e po e perdor kunder qeverise si paraprite per arrestimin e tij e te berishes. a thua do ta haje amerika kete karrem meta-berisha-ajazi-llalla-balili. rrofte shqiperia, poshte ilir meta, monika e bora.
Po Luli per 4 te vraret me duar ne xhepa ka gje per te thene? Kane 4 njerez or Lul & Sal ? Pse i vrate or krimimela? Po sikur te ishin njerezit e familjes tuaj?
Me sa lexova me lart nga komentet tuaja kompetente , i dini te gjitha , me sa duket helmi i kobres Sali Berisha ka bere pune ju kafshoi te gjtheve ose pothuaj te gjtheve . E shikoj qe jeni irituar pa mase , nuk pashe ama te njejten refleks kur u vrene n3 gerdec , ne 21 janar , per dorezimin e kufijeve detar per shfrytezim gjitoneve , per shitblerjen e elektricitetit tek ceket , dhe shume e shume te tjera , me sa duket per propagande te poshter dhe goditje poshte mesit PD-ja eshte specialiste , nuk do keshilltare . U vjen fundi dhe duhet patjeter te turbullojne ujrat , te shperndajne mjergull , dhe te perfitojne nga mjergulla , te gjejne nje arsye te bukur qe ti kundervihen vattingut , te ndryshojne axhenten , dhe shumica nga ju e hengret karamelen helmuse . Hapni syte , degjoni dhe shikoni pse tani ?? Pse ?? Sepse rethimi ngushtohet , vareja e vettingut do qelloje pa mase , kedo qe ka shkelur ligjin ka pervetesuar pa mase pasuri te perbashket, keshtu qe “zoterinjte ” e PD-se jane hedhur ne ofensive ,ne propagande te peshtire . Kujdesni ………………
On sajmir po time me te sateme e bere ILIRIA PALACE sepse ne qe kemi nga 20 vjet ne kurbet nuk po arrijme te bejme edhe nje kasolle me pune te ndershem.
“Berri varet nga kembet e veta” thote nje fjale e urte. Edhe vellezer t’i kishte S. Tahiri ata kriminele, nuk ka pse mban pergjegjesi. Jam i bindur qe do dali i paster!
Saimir! Ne Shqiperi nuk ekziston termi “kusherri i 10-te”. Nje njeri ne kete bote ka mesatarisht 20.000.000 kusherrinj te dhjete, sipas biologeve. Qe do te thote, qe dy shqiptare te rastesishem jemi kusherrinj te “afert”, te peste a te gjashte, se ne shqiptaret e Shqiperise jemi sa popullesia e nje fshati kinez. Keshtu qe pallavra, jane keto qe na the ti… Po makina si u shit pa pasur akt shitjeje dhe akt transferimi te pronesise? Ju shite makinen dhe nuk nderrove te dhenat? Po ne rast vjedhjeje, kush do shkonte ne polici per te deklaruar vjedhjen? Ti apo Habilajt? Leri menjane siguracionin, gjobat, etj. Prokuroria do e jap verdiktin per lidhjen familjare dhe per dalaveret qe ke pasur.
SAIMIR TAHIRI..SINQERISHT do te Besoj ne Pafajesine tuaj…Dhe ne Shqipetaret e kemi per Zakone qe per Pazarlleqe..per Mburrje..per Mbleserira dhe Martesa do te Permendim Emra Kusherinjesh me Pozite..ne se jo Kusherinjesh akoma emra Patriotesh nga Fshati Qyteti Lagjja dhe Krahina…..
Si Njeri i thjeshte i Besoj keto te gjitha:POR NESE I KENI SHITUR MAKINEN NJE KUSHERIRI APO EDHE DIKUJTE TJETER KA NJE AKTE:-SHITEBLERJE..qe ne Shqiperi behet me Noteri…
Nese Makina Juaj edhe nese ka Qene e Shitur, perdorej nga Njerez per Transporte “Specifike”..dhe Qarkullonte ne Itali po ne Emrin Tuaj..per mua eshte dicka qe ju vete NUK DUHEJ TA LEJONIT..ose se paku MAKINA TE MOS FIGURONTE ME EMRIN TUAJ…
1-.-Ju Saimir te “Perdoreni”..nga Njerez te Botes se “Nendheshme”..kur ju vete keni qene Minister i Brendshem…KETE NUK DUHET TJA FALNI VETES..kur ne Shqipetaret e theshte te kemi Mbeshtetur ne Punen Tuaj…
2-Nuk kame Komplekse Berishjane TJU “AKUZOJ”..se c´fare thote nje Kusheri apo disa….NE PERNDIM C´DOKUSH PERGJIGJET NE MENYRE INDIVIDUALEPER KRIMIN APO VEPREN PENALE QE BENE..nuk Gjykohet Gjithe Familja-..Lagjaja..apo Fshati…
3-Eshte nje Perjudhe e VESHTIRE PER JU SAIMIR…te Ndimofte Zoti..DHE UROJME QE TE JENI I PASTER..lol
Sajmir nese ke kohe pa rrojtur ko..t , te erdhi koha te ti rruaje Adriatik Llalla me lulnat e te tjere. Po qe se drejtesia do funksiononte ketu i pari do ish kreu shtetit edhe pse ne detyre bente thirrje dhe kercenime per armatosje te njerezve kundra njerezve te tije. Ai me shoke kane paguar aq sa arriten te bejne nje gjurulldi ne ajer ku nuk ja mbushin mendjen njeriu. Po flet Izet Haxhija per dite per vrasjet shantazhet e Sales asnje nuk i mer te verteta,keshtu qe eshte nje pordhe neper breke qe qelb ata qe pordhen.
Kush ju tha se droga dhe mafiozët, duhet të luftohen “ME TË VËRTETË”…???!!! Thjesht duhet bërë “SIKUR LUFTOHEN”, për sytë e injorantëve…!!! Pikërisht “GABIMI” i Tahirit dhe i Ramës, është se luftën ndaj drogës e Mafies, e kishin “ME TË VËRTETË”…. Prandaj “MIQTË” tanë, që për çdo rast i kanë gati DOSJET, do i hanë kokën Tahirit dhe nëpërmjet tij, gjatoshit tonë romantik dhe në pushtet të vijnë debilat injorantë, por mafiozë, që bëjnë çdo gjë që duan padronët (prandaj dhe quhen “burra shteti” ?!)…! Zoti Tahiri, me sa kuptoj unë (shpresoj të mos jem i gabuar), ke bërë “një gabim” të madh si politikan… ke qënë shumë i ndërgjegjshëm, i ndershëm, i sinqertë dhe i pastër…, prandaj duhet “të na lesh shëndenë”…!