"Duam të vërtetën sa më parë", Rama paraprin konferencën e Tahirit: E njoh prej vitesh, por...

17 Tetor 2017, 15:30Politika TEMA
"Duam të vërtetën sa më parë", Rama paraprin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të kushëririt të Saimir Tahirit në Itali dhe pas përmendjes së emrit të ish-ministrit nga Moisi Habilaj, i cili, sipas mediave italiane, është përgjuar në telefon dhe ka thënë se “30 mijë euro duhet t’ia çoj Saimirit”.

Rama shprehet se kërkon të vërtetën nga drejtësia, pavarsisht se për cilin bëhet fjalë.

Kryeministri siguron se nuk do të ketë asnjë tolerim në luftën kundër krimit.

Reagimi i Ramës u bë 30 minuta para daljes së Saimir Tahirit para mediave.

Reagimi i Ramës:  

DUAM TË VËRTETËN! SA MË PARË!

Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve!

Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet.

Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet.

Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam – Me shtet, punë, mirëqenie.

Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!

16 komente në ““Duam të vërtetën sa më parë”, Rama paraprin konferencën e Tahirit: E njoh prej vitesh, por…”

  1. populli says:

    Po Ilir Meta u shfaq me ze e me figure dhe cfare i bete ,e nderuat duke e bere president!!!.Prandaj z. Rama mos emeroni ne krye te institucioneve njerez horra,qe jane mesuar te blejne karrigen e drejtorit me parate e droges e te krimit.

    1. Ilir Meta godet akoma fuqishëm…ca pandehet ju..së është muhabeti Ilir Meta???

    2. quokka bo nomi says:

      ky e njeh mire. Edhe ai e njeh me mire. RRoni e kendoni o shqyotare, o popull lee..en.

  2. Andreas says:

    “Lufta jonë me krimin” thote! Per ke lufte po flet ky se na habiti?! I thoni qe i kane kapur italianet e jo Xhafa se shume i hutuar duket. Dhe gjithsesi nuk e heq doty bythen menjane se po flitet per para droge per fushaten elektorale zoti kryeminister.

  3. Zigur Qarri says:

    E verteta pason te verteten tjeter.
    Po te verteten per prejardhjen e miliona Eurove qe u hodhen per zgjedhjet e fundit,do ta kerkoni te zbulohet?

  4. selim rroshi says:

    Popo bej Ponc Pilatin tani. Harron qe keta qe po e hane tani do ju djege bytha e do te nxjerrin dhe ty. Se jeni ekip hem ti hem qeverria hem pilicia qe duam. Te tere bashke jeni laneter.

  5. Xha Braho says:

    Jurusun Efendi duam koken e Saje Aga Kanabisit tani. Hyxhym ta shporim qelbesiren. Ne burg trafikanti. Ne burg…..

  6. Bajua says:

    Ahahahahahaahah…..
    O Kryeminister kurv ca do thuash tani mor rraceq……! Eshte policia qe duam apo se ne shqiperi eshte asgjesuar 10000000% kanabisi ne vend!! Eshte bole ai Saimir Tahiri qe u kthye ne kamikazin tend se mendonte qe ti do ta mbroje!!! Mire ti behet……! Po shyqyr ju te Temes qe u kujtuat te benit lajm se jeni bere komplet vk-rsa!!!
    Po ku jeni mor komunistat e k….. qe dyndeni me komente per lloji lloji idiotesirash qe gjoja ky kari i gjate po ju ben! Ishalla ka ngel ndonje lek nga ato 5 milion eurot ne muaj qe ben Saje Qorri, te pakten tu japin ndonje lek dhe juve se gelet duke bere komente te kjo gazete kari dhe prap karin keni marre!!!

  7. Emiljano says:

    Per cfare te vertete flet ky palaco,like floririn e kishte me ze e figure,nuk lane gje pa thene per njeri tjetrin dhe ne fund e beri president.i pabese

    1. Dima. says:

      Duhet vetem Enveri t’dergoje ne boten tjeter

  8. monika koka says:

    e gjitha kjo eshte pergatitur nga ilir meta me klement balilin e sali visho llalla per te shpetuar berishen e meten nga afer cez. prandaj nuk eshte arrestuar klementi I metes, berishes kryemadhit. kjo eshte pergatitur nga banda koaj-kremadhi e meta-berisha. ju kujtohen deklaratat e monika kokes-kryemadhi ‘do faktojme se si u vodhen zgjedhjet’, ju kujtohet meta ne fushate. nuk eshte cudi si klement balili eshte I fshehur ne vilen e ilir mete bashke lonard koken. gjithecka eshte e perghatitur nga ilir meta e sali berisha. saimir tahiri te te dorehiqet rama te kerkoje mbeshtetjen e shba. me siguri do hidhet ne sulm pewr te shp[etuar berishen e ilir meten e klement balilin. poshte klika berisha-meta.

  9. emigranti says:

    Tani Tahiri do te shitet se nuk I paska dhene sa duhet kryeministrit.
    Tani qe mori vesht sa ishte shuma ka vetem 2 rruge per te, ose te jape diferencen e parave, ose e pret burgu.

  10. Shqiptar i Ndershëm says:

    @ KRYEMINISTER,
    Pasi i harxhove ato qe deklaruat (2 mije euro) ne Bank,
    Per te blere (Atlete) te markave & (Kullaro) te markave,
    PYETJE:
    ME ÇFARE PARASH E BLEVE TERRENIN NE SURREL ?
    ME ÇFARE PARASH E NDERTOVE VILEN NE SURREL ?

  11. Jak Boston says:

    Shqiperia eshte marre peng nga Berisha-Rama dhe band at e tyre hajduto-kriminelo-tradhetare.
    A e merni vesh o trushpelare se duhet te ngriheni kunder tyre dhe te dy duhet te shkojne atje ku duhet te kishin shkuar shume vite me pare, po kesaj radhe duhet ti shoqeroi dhe kryeprokurori qe i ka mbrojtur keta hajduter dhe kriminele.
    My jeni ju te 21 janarit qe prisnit drejtesine nga Rama.
    Dyshja Berisha-Rama jane njelloj bashkefajtore dhe bashkepunetore ne ate krim bulevardi.
    Rama duhet te dorehiqet menjehere dhe zgjedhjet e fundit jane te pavlefshme pasi jane zgjedhjet te blera dhe jo te fituara.
    Shqipetaret duhet te kerkojne zgjedhjet te reja dhe Berisha-Rama te mos lejohen te kandidojne per asnje lloj posti.
    Vetem keshtu Shqiperise dhe te shqipetareve mund ti celin dyert e Unionit Europian.

  12. El bigotte says:

    EDI RAMA i paraprin Tahirit sic i parapriu Tom Doshit Frrokut Kocos Ne nje film te EDDY MARPHY biri i nje princi qe donte te martohej me nje vajze te gjakut jo blu babai i Eddit i thote gruas Kush jam une per ti ndryshuar gjerat Dhe ajo i pergjigjet Me dukesh qe je Kryeministri dhe duhet ti paraprish gjerat para se te ndodhin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje