Akuzat e Bashës ndaj Tahirit, flet deputeti socialist: Nëse ke prova çoji në Prokurori, të ka ngel ora tek qeverisja "Berisha"

17 Tetor 2017, 15:27Politika TEMA

Deputeti socialist, Pjerin Ndreu ka reaguar në lidhje me akuzat e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ku i ka bërë thirrje, se nëse ka prova për implikimin e tij t’i çojë ato në prokurori.

Basha, si jurist i “spikatur” që e tregon vetes pubblikisht  sesa nivel ka në atë fushë, ti drejtohet prokurorisë që të administrojë ose vlerësojë provat, që sipas tij qenkan,” tha Pjerin Ndreu.

Sipas Ndreut, deklarata e Bashës se kryeministri ka provat për implikimin e Tahirit, gjë për të cilën duhet t’a arrestojë, është tregues së Bashën e ka “Lënë” mendja.

 Ky është një lapsus ose padituri e qartë e kryedemorkatit, në zyrën e kryeministrit nuk administrohen prova ose fakte. Është gjykata ajo që nxjerr urdhër arresti dhe prokuroria ajo që administyron prova e fakte, nëse ka.Këtyre iu ka ngel ora akoma tek koha e qeverisjes së Sali Berishës, kur provat dhe faktet administroheshin në zyrën e kryeministrit. Në fakt, jemi në një tjetër situatë,” u shpreh Pjerin Ndreu.

Kryedemorkati Basha i kërkoi këtë të martë kryeministrit, Edi Rama që të prangosë ish-ministrin Saimir Tahiri, pas arrestimit nga autoritetet italiane të kushëririt të tij, i dyshuar për trafikim droge, si dhe përgjimeve nga ku ka rezultuar se, një përqindje të caktuar lekësh të fituara nga aktiviteti kriminal i jepeshin ish-ministrit.

2 komente në “Akuzat e Bashës ndaj Tahirit, flet deputeti socialist: Nëse ke prova çoji në Prokurori, të ka ngel ora tek qeverisja “Berisha””

  1. Meta ik says:

    Po pse me urdher te Bashes duhet veproj drejtesia? Iku koha te marre pergjegjsine personi qe eshte i afert me Kasemin ose Cenin hahaha.

  2. Jugu says:

    Pjerin ti je me pleher se Saimiri. Cfare faktesh kerkoni me kur autoritetet policore Italiane po a faktojne trafikun e droges dhe perfshirjen e Tahirit ne te?
    Paska patur te drejt Berisha, dhe nuk paska folur veresije.
    Cfare fakti kerkon ti kur fakti eshte “Brenda”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje