DEBATET/ Degjeneron mbledhja e Komisionit të Integrimit, Pollo degradon ndaj Bushatit

17 Tetor 2017, 12:04Politika TEMA

Mbledhja e Komisionit të Integrimit ka degjeneruar në fyerje e përplasje mes ministrit Ditmir Bushati dhe deputetit demokrat Genc Pollo.

Përfaqësuesi i PD ka hedhur akuza në drejtim të ministrit pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali si kreu i një bande droge.

Pas replikave ministri ka braktisur mbledhjen.

Debati

Bushati: Ka 2-3 javë që nuk e përmendni fare kanabisin. Nuk e thoni dot një fjalë të mirë për policinë, madje edhe regjisorët e Hollywoodit do vinin të bënin skenar .

Pollo: Moisi Habilaj a do të ishte një protagonist i mundshëm?

Bushati: Për ndershmërinë je më pak i përshtatshëm.

Pollo: Fshehja e pisllëqeve nën qilim nuk i shërben ndershmërisë.

Bushati: Të respektojmë etikën dhe të respektojmë njëri-tjetrin.Bushati për Thaçin: Presidenti i Kosovës përfaqëson një shtet sovran. Nuk është etike të komentoj unë. Ka folur presidenti Meta për këtë çështje. Zgjidhja më e mirë për të adresuar bllokimin e lëvizjes për shtetasit shqiptare të Kosovës është liberalizimi i vizave. Nuk jemi këtu mësuesi me nxënësin. Të mos luajmë me durimin e njeri-tjetrin. Nëse  do tentoni t’i vendosni note përgjigjeve të mia do më mbarojë durimi dhe cinizmi dhe mund te përvëlojë mbi durimin.

Bushati-Pollos: Je këtu më pak i përshtatshëm për ndershmërinë.

Pollo: Fshehja e pisllëqeve nen qilim nuk i shërben ndershmërisë. Të respektojmë etiken e të respektojmë njeri-tjetrin. Ishit ju i pari që provokuat me sjellje prej rrugaçi .

Bushati: Më nderon shumë kur ma thua emrin dhe mbiemrin që kam. Nuk lejoj as ty, as Saliun tënd të më thonë mua rrugac. Unë nuk e vazhdoj këtë mbledhje pa kërkuar falje. Mua nuk më fyen dot. Kafen drekën dhe darkën di unë se me kë e ha. Mua këtu më trajton vetëm si ministër të Jashtëm. Për sa kohë nuk e ke kriterin elementar të edukatës nuk mund ta vazhdoj këtë seancë. Mos u ndje i provokuar nga ajo që unë thashë për Bregun, me të cilën unë kam pasur debate shumë të ashpra, por nuk e kemi kaluar kurrë cakun.

Genc Pollo: Në mënyrë të paprecendentë në ekspericën time parlamentare…ka mundësi të mbyllësh gojën dhe mikrofonin.

Ditmir Bushati: Kërko ndjesë të madhe për ndotjen që shkaktove.

Genc Pollo: Që të mos kemi nevojë për shërbimet e gardës.

Bushati: Kërko ndjesë për fjalorin prej bagabondi. Unë nuk kam fyer asnjë. Saliun kuq nuk e bën dot me mua. Fjalorin  rrugaç unë nuk e pranoj sepse dua të mbroj dinjitetin tim dhe të shtetit shqiptar.

10 komente në “DEBATET/ Degjeneron mbledhja e Komisionit të Integrimit, Pollo degradon ndaj Bushatit”

  1. Alidemsi vjeter says:

    Pse e zgjatni me Polon mjafton fjala e urte italiane :Il rosso piu bono fa impicare il suo padre(Kuqi me i mire ka varur babane tij)No coment !

  2. asd says:

    Busharin nuk e njoh por kuqon … me te poshter nuk e ben nena.

  3. Populli says:

    Nuk ka faj Pollo, ka nje gjysh qe e ka shitur Shqiperine keshtuqe edhe ky Pollua III nuk ka me pak objektiva nga gjyshi i vet.

  4. Zulali says:

    Ky Pollo qe pallonte lopen e shtepise. Hahaha. Sikur lopa t ishte …do kishim sot nje vic te kuq.

  5. Sara says:

    tironcit e kan ndryshe kete fjale …..

  6. Ardi says:

    Sa here ndonje politikan – shtetar i kthen pergjigjen meritore ndonje zyrtari athiniot,Pollo si veshi dhe syri i Greqise do te krijoje sherr te panevojshem.

  7. BUJARI JU DEGJON says:

    Une po te kisha fytyren gjithe picka te verdha sic e ka Pollo do vrisja veten…
    Kulmi eshte qe ky pickeverdhe e mban veten per garip…
    Dhe nga haleja mos prisni erera te mira…

  8. mistreci says:

    Sa aktive jeni mor socialiste ne keto lloj shkrimesh ?! Pse nuk shkruani tek lajmi per Saimir Tahirin ?

  9. mistreci says:

    Dhe pse shkoni deri tek gjysherit. Merruni me mire me baballaret, me shokun Sulejman Bushati, per shembull, apo shokun Llambi Gegprifti qe jane ende gjalle.

  10. tomorraku says:

    Inati i Pollos eshte se i hoqen ate kryetaren e A.MA _s dhe nuk ja u fal ketyre socialisteve ,”por edhe keta gabim bene “t’ja kishin lene edhe ca kohe , se nuk u be hataja” ; na tashti degjoje pollon , keshtu ka per te bere me te tere, apo s’eshte edhe kryetar.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje