Mustafa Nano: Berisha e ka vuajtur kompleksin e “spiunit” serb dhe bashkëpunëtorit të UDB-së, madje edhe që e ka martuar UDB-ja me Sllobodankën…

17 Tetor 2017, 11:09Politika TEMA

Mustafa Nano ka vijuar letërkëmbimin e tij me gazetarin ser btë Danas.

Këtë radhë Nano ndalet tek fakti, që në Shqipëri, ekziston një paranojë mbi spiunët serbë.

Ai përmend rastin e Sali Berishës, që thuhet se i ka shërbyer UDB-së.

Madje, sipas Nanos, ka pasur akuza se me Lirinë, apo Sllobodankën, e ka martuar pikërisht UDB-ja serbe.

Një koleg i yni, kosovar, e shihte këtë letërkëmbimin tonë si një nismë të OSBE-së në Beograd për të pajtuar me pahir dy kombe që janë armiq, dhe për këtë – kështu thoshte ai – kanë gjetur dy gazetarë, një në Beograd e një në Tiranë, që janë të gatshëm të flasin keq për vendet e tyre në këmbim të një pagese. Sa dëshpëruese e gjitha kjo! Por është gjysma e së keqes, sidoqoftë. Edhe mund të na quante spiunë, mua një spiun serb, e ju një spiun shqiptar.

Nuk e di se ç’ndodh në Serbi, por në Shqipëri ekziston një paranojë e tërë mbi spiunët serbë. Kjo paranojë e ka burimin që nga koha kur UDBA jugosllave hahej me Sigurimin shqiptar. Dhe dihet që UDBA ka qenë më e avantazhuar në këtë lojë, jo vetëm se ka qenë më e sofistikuar (forca e eficienca e saj ka qenë legjendare gjatë kohës së Luftës së Ftohtë), por edhe sepse kishte në dispozicion rezervuarin shqiptar të Kosovës për ta përdorur për qëllimet e veta.

Kështu është besuar nga Tirana zyrtare, sidoqoftë. Pas prishjes me Beogradin, Enver Hoxha e të tijtë i kanë parë kosovarët si spiunë të Serbisë. Çfarë nuk kanë hequr shqiptarët e Kosovës! Keq andej, keq këtej.

Vijon edhe sot e kësaj dite kjo paranojë. “Spiun serb” është një damkë që jepet për hiçmosgjë majtas e djathtas. Lëre pastaj kur gjendet një arsye.

Siç është gjendur për Sali Berishën, i cili ka gruan me origjinë serbe. Ajo quhet Liri, por detraktorët e thërrasin në versionin serb: Sllobodanka. Dhe Berisha e ka vuajtur këtë kompleks, i cili i është theksuar edhe prej një thashethemi urban (të kuptohemi, nuk ka as provë, as gjasë që kjo të jetë e vërtetë) që thotë se ai ka qenë agjent i UDBA-s në rininë e vet dhe se ka qenë UDB që ka rregulluar edhe martesën e tij me Lirinë/Sllobodankën.

Për të dëshmuar se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë histori, Berisha ka bërë çmos të dallohet mbi të tjerët si anti-serb.

Nuk lë rast pa marrë poza antiserbe. Mirëpo, edhe duhet kuptuar, i shkreti.

Damka e spiunit serb, siç ju thashë, është shumë penalizuese për një politikan shqiptar. Të kesh qenë, apo të jesh, spiun i serbëve, është shumë më e rëndë se sa të kesh qenë sigurims anti-amerikan, siç ka qenë ai shqiptari i vogël te Simpsonët.

Meqë ra fjala, unë nuk e dija se te Simpsonët qenkësh folur edhe për një shqiptar të vogël, një spiun të Sigurimit që donte të vidhte sekrete ushtarake të SHBA-ve. Ishte hera e parë që e dëgjoja këtë gjë nga letra juaj. Dhe është pak e habitshme kjo gjë, pasi ne shqiptarët nuk lëmë të na shpëtojë asgjë prej asaj që thuhet për ne nëpër botë”, shkruan Nano në replikën e tij.

25 komente në “Mustafa Nano: Berisha e ka vuajtur kompleksin e “spiunit” serb dhe bashkëpunëtorit të UDB-së, madje edhe që e ka martuar UDB-ja me Sllobodankën…”

  1. Alban says:

    Ate te Simpson e kane pare gjithe shqiptaret pervec Muqit qe eshte handikapat.

  2. MONDI says:

    Ku je O Muc Nano po ku je o te lumte dora .
    Tani po e afirmon veten tamam si nje arnalist i fuqishem dhe i thelle ne argumenta.
    O Muc Nano keto dy shkrimet e fundit tuajat jane me perlat qe ke shkruar gjate gjithe jetes tende si Arnalist.
    Te lumte dhe keshtu vazhdo

  3. Vëzhguesi says:

    Embargon e naftes kush e theu,apo kjo s’gre peshe?!

  4. Kellira says:

    Muci paska ik per lesh!!! Ose po e hedh vallen se s’ka ku te shkoje.
    Gjejini nje doktor. Por jo Saliun.
    Ai qe e beri “pa e njohur” (!?) me nje telefonate kryetar te PD-se se Policanit dhe e emeroi ne sherbimet e fshehta te Ministrise se Jashtme.
    Ja keshtu kot sa per muhabet.

    http://botapress.info/hapet-dosja-e-spiuneve-ne-shqiperi-gazetari-mustafa-nano-dikur-agjent-i-shik-ut-te-gazidedes/

  5. Kaonia says:

    Edhe une qe jam me i vogel se ju e kam pare filmin me simpsonet dhe per ironi te fatit e jepte tv skopja qe ne quanim shkupi .

  6. Doni shtet apo rrumpalle vdekjeprurese says:

    Faktet jan kokeforta. Berisha o Muq vertet merrte poza antiserbe me fjale. Por me pune I ka sherbyer jashtzakonisht shume dhe lista esht shum e gjate e mbushur me parat dhe gjakun e popullit ose taksapaguesve shqiptar qe kan shkuar per interesat serbe.

  7. Ylli says:

    Nuk ka asgje te vertetuar ,nuk ka asnje fakt ,thjesht nje legjend urbane ……dhe ky palaco fshatar ,gazetar ,vetvetiu i zene kaps,shkruan pafundesisht per kete legjend urbane komuniste.
    Saliu qenka martuar me nderhyrjen e UDB ,dhe Sigurimi i Shtetit qe organizoi radiolojen me CiA -n ,nuk zbulonte dot dasmen e UDB.
    Sigurimi mund te merrte znj Liri kur te donte ,ta torturonte si te donte ,dhe per gjysem ore e shumta do ti tregonte te gjitha.Sigurimi ka torturuar ministrat e brendeshem Koci Xoxe dhe Kadri Hazbiu ,po pirthte per Liri Berishen apo Sali Berishen.
    Betisha nuk ka vuajtuar asgje.Keni vuajtur ju o fshatar Skrapari dhe plehrat rreth teje qe duke shpifut per Berishen u katandiset LEGENA.Kompleksin e LEGENLLIKUT do ta vuani gjithmone.
    Je kaq fshatar o Muc Nano sa gazetari serb ,te permend CRVENA ZVEZDEN si kampione e Evropes per te nxjerre madheshtine e sportit Serb ,dhe ti o idiot katundar i flet per kryeminister shqiptar (kushdo qofte ai) i akuzuar nga disa plehra bashkekombes te tij , mesuar me urrejtje patologjike ,se na qenka spiun i UDB ?????
    Kur nisi loja e Sigurimit me UDB ??? Si nuk ke turp o palaco burre qe thua loje dhe nuk thua …..kur e ka zanafillen nderhyrja serbe ne Shqiperi ??
    Atehere o palaco kur vite me rradhe Enver Hoxha ishte dylber vetshpallur i Miladin Popovicit ,Dushan Mugoshes ,Velimir Stojanovicit ,Vukmanovic Tempos e te tjere.
    Pleher burre dhe palaco gazetar .Ptuuuu fshatar pervers.

    1. usa11 says:

      O Ylli ti qenke nje trap i teri po nuk ta shau njeri salen po te dish te lexosh shqip dhe ta kuptosh ato qe lexon sali qorri mbrohet dhe ky pederast analist apo gazetare thot se ne shqiptaret flasim kot !. Po ku ka tradhetare me te madhe se sali berisha ai ja kaloi dhe vete toptanit per tradheti , po ky loqja nano e mbron kermen s.b sepse ka zene vendin e tij tani prandaj.

  8. GAFORJA says:

    saliu edhe po nuk esht S S I KA BER REALITET ENDRAT E SERBEVE PER SHQIPERIN SHERBIM ME TE MIR NUK JA KA BO KUSH

  9. Ramadani says:

    Ore cfare gazetari dhe intelektuali eshte ky turko-arabi me emrin Mudstafa ?
    Ky njeri o eshte i semure psiqik, ose provokator i paguar nga greko serbet.Sa idiot qe eshte.Po pse a te tregon ty serbi se cilin rekruton ne Shqiperi ore bari dhishe? Po per cfare i bene agjentet serbi, greku e tj, duke ja u futur dhe paret ne xhep, pet interesat e shqiptareve e bejne ata kete veprim.
    Opo e mori lumi Albanistanin, nuk ka Shqiperi me jo.
    Ky fare Mustafaruci gazetaruc eshte i mire per te nxierr krom ne Bulqize.

  10. SPECIALISTI says:

    SHUME e VERTETE!

  11. SPIUNI BERISHA says:

    Ti Mut-Nano..”MBETJE ” e koqeve Turke ne Trojet Shqipetare..Mos na Justifiko Qenjen e Berishes si Spiun..SHKRIMI JUAJ KERKON VETEM NJE MBROJTE-ALIBI, se gjoja ne Shqiperi te paskan “Paranoj” te cpiuneve Serbe…
    1-Ka PROVA TE PAKUNDERSHTUSHME se Sali Berisha eshte dhe ka Qene Agjente i UDB-se Serbe..
    A-Vjerra e Sali Berishes ishte Togere e UZNA-s Serbe-…pra ish-UDB-se…Asnjehere nuk i eshte ber Publikut e Qarte “Lidhja Martesore” e Sllobodankes me Berishen..
    B-Nexhmije Hoxha eshte Gjalle edhe sote DHE SHKONI DHE PYETENI:PSE SALI BERISHA Futej nga Dera e Mbrapme e Shtepise, kur shkonte per Konsult-Mjeksore te ta???
    C-Sali Berisha “Perdorej” nga Sigurimi i Shtetit Shqipetare si i “Besuar” per te Identifikuar Kosovaret e Arratisur nga Jugosllavia..pra ishte Bashkepuntor i sigurimit te shtetit Shqipetare: Kur Sali Berisha thirret per te Identifikuar nje Djale te ri Kosovare, qe vinte nga nje Familje Patriotesh
    AI SALI BERISHA E “IDENTIFIKOJ PER SPIUN SERBE” dhe Gjate Transportit per ne Kosove Djali Hidhet nga makina duke Thyer Kemben dhe Demtime te renda Trupore..AI U DEKLAROJ NJEREZVE TE SIGURIMIT QE TE BENIN PERSERI IDENTIFIKIMIN E TIJE NE KOSOVE….Ketu filluan DYSHIMET E PARA PER SALI BERISHEN..
    D-“Bisnessmeni” Fazllic qe na Vjene dhe Ulet ne Mbledhjen e Keshillit Kombetare te Sigurise, na Serviret nga Sali Berisha…dhe Fazllic na eshte Drejteperdrejt Nipi i Shefit te UDB-se per Kosoven..Stepanic..ose Stoinic…
    @@Edhe Vajza e Sali Berishes..NA NDODHET ,dhe Behet pikerishte “Perkthyese” ne Kosoven Martire..POR PERKTHYESE SERBISHTE..duket se Slobodanka gjate gjithe kohes u ka mesuar Femijeve te vete Serbishten para Shqipes..(FAKT)…
    @@Edhe “Heroi” i Vjedhjes se Miljonave ne Rrugen e Kombit Lulezim Basha Cuditerisht e Filloj Karrjeren ne Kosove si “Perkthyes” dhe ne Shqiperi si “Inxhinjer” i Shtepise se Verdhe…Hetim qe behej per Llogari te Serbeve..
    Por Mut Nano..Kur erdhi ne Pushtet SALI BERISHOVICI U ZHDUKEN NGA ARKIIVA E SIGURIM IT TE SHTETI TE GJITHA DOSJET-KASETA(BOBINA) Te ish-Bashkepuntoreve te UDB-se apo dhe te Agjenteve te UDB-se….dhe per kete eshte PERGJEGJES DIREKT BERISHA… doni me per SPIUNIN BERISHA MUT NANO??????
    Inteligjenca Gjermane Thote: Hera e pare edhe Ndodhe!!!!!!!!!!!!
    Hera e dyte eshte “Rastesi”!!!!!!!!
    Hera e trete eshte me Qellim…………???????????????
    Pra Keshtu Lakohet nje person i Dyshuar kur na del Vende dhe pa Vende…si….i “Pafajshem”..
    Ik o Mute Nano..ik dhe futi ndonje Tope Hallva Turke..se Muti Berisha PO KUTERBON GJITHE SHQIPERINE…Spiuni….Berisha nuk fshihet Dote…lol

  12. spartaku says:

    Ti Muç Nano kot e mbron Salin, se ai nuk paska qene spiun i serbeve.Ai ka qene dhe eshte akoma nje spiun i regjur,i sprovuar dhe me damke ne mes te kurrizit.Ai i ka sherbyer me ndjenja te sinqerta UDB-s Jugosllave.Ai kete e ka bere me vepra.Hetoni zoti Nano se do te gjeni materjal qe e verteton kete gje.

  13. Leka says:

    e ke gabim shume muç nano….nga vitet 60 deri ne 80 sigurimi jone ja ka fut sa krahu udb-se. ne kishim informacione deri te njerezit afer titos…kurse ata kishin vetem ramiz aline dhe klyshin e tij sali mutin

  14. . says:

    … po, po kete e ka ditur me kohe populli shqiptar, por Berisha pasi zhduku dosjen e tij nga Min. Brendeshme kerkoi te hiqte dhe ate te vjehrit tij (baba Liris) por Ai vdiq …

    … Tezja Liris nje eksponente kryesose e UDB-se ….

  15. Petrit says:

    Sa here qe Muci ngre gjera te verteta dhe te sakta i thuhet ke shkare.Bravo Mustafa Nano per kurajon tende civile dhe shoqerore

    1. Kellira says:

      Muci ka qene vartesi i Gazidedes o palle!
      Ne kohen kur Saliu, pronari i Gazidedes, bente kontrabande nafte per te furnizuar tanket serbe.
      Te mjafton ky informacion?!

  16. Kanina e Ismailit says:

    O mUT-C I MUT-CIT,para se te mbrosh SALI SERBIn na thuaj kujt i sherben ti ne te vertet?!Thuaj SHqiptareve kush ke qen dhe kush je ,he derman mos ki frike se ti je nga ata anal-ist qe te kenaq me shkrimet e tua!Ti je nje dobic Skrapari 30 lekesh, je per te qire te zonjen me gjithe qen.

  17. Bido says:

    Kellira…..ma gezofsh ate emer te qelbur qi i ke zgjedhur vetes tende!
    Muci nuk ka qene kurre kryetar i PeDese ne Polican.

    1. Kellira says:

      Bido me fal se u ngaterrova por mua Policani me Corovoden me duken njeri mut dhe tjetri kak.
      Lexoje o bole se si u be Muci kryetar se dukesh qe i di mire gjerat:
      “I rashë një numri të Partisë Demokratike, që nuk e di se ku e kisha gjetur. (!?)

      http://www.gsh.al/2017/08/09/rrefehet-mustafa-nano-dhe-publikon-foton-me-doktorin-si-e-kam-njohur-sali-berishen-telefonata-kur-i-thashe-themeluam-degen-e-pd/

      p.s. Kellira eshte Muci por ty s’ka kap truri ket

  18. MONIKA , NEPERKA PIKA -PIKA says:

    Muc Nano , sa vjen e po behesh me bajat dhe me i pa besueshem ! Sot , nuk
    kuptohesh fare perse flet kaq me garanci per Berishen , duke u perpjekur ta
    shpelajsh nga te gjitha akuzat e bera diten me diell , si spiunin e UDB-se !
    Ne taktiken e ndyre qe ndjek Saliu , eshte ajo qe , te nxije
    e perbalte sa me3 shume te tjeret te tjeret , i duket vete ne ngjyre gri dhe i
    pranueshem , si e keqja me e vogel . Ti , permend ketu akuzat qe i behen Saliut
    si spiun i UDB-se dhe e mbyll , si me thene qe te gjitha keto manira, per t`i pare
    shume njerez , si spiuna te UDB-se , jane te pa baza. Rrjedhimisht , perpiqesh
    te justifikosh e “shpelash” veten , por qe duke vepruar keshtu ,perlyhesh edhe me teper !

  19. pjeter says:

    Mustafa efendi, serbet rrine duar kryq dhe nuk e vrasin shume mendje, si duhet rekrutuar shqipot te behen spiunet e tyre, ata e dine qe midis shqiptareve ka idiote me bollek qe e bejne ate pune gratis, pa asnje shpenzim. Me duket se zotrote te paska djek shume peshperitjet per spiunllekun tend, dhe ne menyre te perpikte na del me nje artikull me paranojen e shqiptaret per spiunet serbe.Muço efendi, sherbimet e tua, o jane gratis , o te paguara.

  20. sadna babul ka bidai says:

    TE DASHUR GAZETAR NEPER COPA LETRE NUK SHKRUHEN GJERAT TE RENDESISHME POR NJE BASHKPUNIM PER TE GJETUR KU QENDRON KLECKA E QE MUND TE KENE QENE ARMIQ .PASTAJ KUR HYN NE TE GJITHA LLOJET NJEREZORE PER ME KERKU GOZHTEN NE KASHTE NUK DO KISHIN BASHKPUNU ME TE GJITHE KOMBET E GLOBIT TERRTHOR NE HAPESIRE E CDO KOMBIT SHQIPTAR ,DHE TE KOBET E SHTETEVE TE HUAJ ..PASTAJ NJEREZIT JANE TE SHPERNDARE NE TE GJITHE GLOBIN DHE ZOTI I PLOTFUQISHME I BASHKON RRENJAT E TYRE NE CDO CEP TE VENDIT PER TE NJOHUR TE AFERMIT E TYRE , KU DHE KU SJANE ,,POR SEKRETET E SHTETIT NUK TREGOHEN PER CKANE BASHKPUNU PER TE KRIJU VENDET NJEREZORE ,PER TE PASUR JETE RESPEKTE

  21. votren(prifti spanjoll) says:

    anti-serbin e beri jo jo per treguar qe nuk eshte por per ta fshehur qe eshte,o trap.

  22. Ish agjent i sherbimeve sekrete Shqipetare says:

    Sali Berisha eshte agjent Serb. Ne e dinim dhe kishim prova. Biles pseudonimin e kishte “Profesori”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje