Deputetët e PD dhe të LSI janë bërë sëbashku, duke dënuar qëndrimin e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati në Komisionin për Integrimin Europian.
Bushati pati një debat të ashpër në këtë mbledhje me demokratin Genc Pollo.
DEKLARATA
Ne, anëtarët e Komisionit të Integrimit Europian, të skandalizuar nga sjellja dhe gjuha rrugaçërore e zotit Ditmir Bushati, Ministër për EPJ gjatë dëgjesës së tij para Komisionit, sot, e martë, 17 tetor 2017, shprehemi si me poshte vijon:
Pas një fjalimi tërësisht të politizuar dhe në mënyrë të paprovokuar, Bushati në mungesë të argumentave dhe si pasojë e dështimit të axhendës integruese, në mbrojtje të vetvetes zgjodhi të ofendojë personalisht kryetarin e komisionit, z.Genc Pollo, dhe vijoi të përgojonte dhe deputetë të tjerë të opozitës .
Ne, anëtarët e Komisioinit për Integrimin Europian, e dënojmë këtë akt jo vetëm si shprehje të sjelljes personale, por edhe institucionale të Ditmir Bushatit. Ky akt është i papranueshëm dhe i dënueshëm.
Ne, anëtarët e Komisionit refuzojmë të pranojmë nga Bushati apo çdo person tjetër i thirrur në dëgjesë, përfshi dhe anëtarët e qeverisë një sjellje të tillë, e cila nuk do të tolerohet më në Komisionin tonë.
Ne do ndjekim procedurat e Rregullores së Kuvendit që të merret masë disiplinore ndaj deputetit Bushati.
Emrat:
Kejdi Mehmetaj
Aldo Bumçi
Grida Duma
Vangjel Dule
Jorida Tabaku
Viktor Tushaj
Genc Pollo
U dhjefshi ne gjume ju antaret e leshit
Jane bere per gjynah…nivel defiçentesh mjerane ! Si eshte e mundur qe keta individe jane ne keto nivele perfaqesimi ne politike ?!
Te gjithe keta qe kane firmosur si anetar te komisionit jane maskarenj.Genci Pollo eshte legen dhe nuk bene per kryetar komisioni.