Aktorja e njohur “shpërthen” kundër Ramës: Mos na trego ekspozita, po dili në krah Saimirit, ndryshe…

20 Tetor 2017, 12:47Politika TEMA

Pavarësisht situatës kritike brenda mazhorancës, Edi Rama e ka nisur ditën e premte duke postuar një video për një ekspozitë.

Kjo ka shkaktuar reagimin e ashpër të komentuesve, që kanë kërkuar nga Rama t’i dalë zot Saimir Tahirit.

Mes komentuesve ka shkruajtur edhe aktorja e njohur Eni Jani.

“Nuk dua të besoj që e ke nxjerrë këtë status sot.

Njerëzit janë gati të dalin në protest se nuk po i dilni zot Saimirit, ti thua ekspozitë…

Më diket sikur po talleni me besimin që ju është dhënë.

Ky është moment shumë i rëndësishëm dhe për ju personalisht, nëse nuk i qendron në krah Saimirit ju do të zhgënjeni shumë njerëz që besuan në ju.

Në mos mendoni për Saimirin, mendoni për figurën tuaj të paktën…

Dëshpërim, zhgënjim…”, shkruan e revoltuar ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje