Dy tregime që nxjerrin zbuluar Prokurorinë

20 Tetor 2017, 11:37Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Teksa shoh zellin e Prokurorisë për të arrestuar Saimir Tahirin si dhe zellin e shumëfishuar të të dy opozitave (që u ndëshkuan me votë më 25 qershor po të pandëshkuar nga drejtësia në 27 vjet), për ta parë atë sa më shpejt mbrapa hekurave, m’u desh të kthehem prapa në kohë, në mbrëmjen e 21 janarit 2011, ku m’u shfaq kryeministri Sali Berisha në konferencë shtypi ku shtjellonte versionin qeveritar të ngjarjes së mesditës së asaj date. Mes fjalëve të tij, të thëna nën petkun kryeministror, dëgjoja se si 4 demonstruesit ishin vrarë nga vetë demonstruesit e tjerë dhe armët që ishin përdorur për ta realizuar këtë akt kriminal ishin: çadra pushkë dhe thika me helm. Berisha e trajtonte ngjarjen në versionin sikur këtë krim e kishin kryer vetë demonstruesit, me qëllim që pastaj opozita të fajësonte qeverinë. Një si biçim Raishtag-u në versionin allashqiptar. Teksa dëgjoja versionin Berisha të ngjarjes dhe provat që ai parashtronte se ata ishin vrarë nga një distancë shumë e afërt (praktikisht trup më trup), pse ta mohoj, nisa ta besoja edhe unë atë njeri që kisha bërë be që nuk do e besoja kurrë, pra që ata 4 njerëz ishin vrarë nga vetë demonstruesit. Por versioni im ndryshonte në një pikë nga ai i Berishën; unë besoja se demonstruesit që kryen krimin kanë qenë njerëz të infiltruar nga Berisha që pas krimit që kryen t’i jepnin shkak Berishës për të akuzuar opozitën si organizatore të kryerjes së vrasjeve. Teksa më ishin bërë lëmsh mendimet, befas, aty nga ora 23:30, më shfaqet në ekran gazetari investigativ Artan Hoxha teksa jepte pamjet e vërteta se si kishin ndodhur vrasjet. Ato pamje ma kthjelltësuan mendimin pasi u pa qartë se vrasjet erdhën të qitura nga armët automatike të Gardës së Republikës. Teksa unë flija i qetë si “lumi” se më në fund gënjeshtra e Berishës doli zbuluar, nuk ma merrte mendja që “hasmi” Berisha nuk vinte gjumë në sy. Dhe agimi i ditës së re më gjeti me një version të ri po nga Berisha: 4 demonstruesit ishin vrarë nga Garda e Republikës, por kjo kishte ardhur si rezultat i parandalimit të një Puçi të organizuar nga Horri dhe Lavirja e Bulevardit nën dirigjimin e liderit të opozitës!!!

Kjo ngjarje tragjike është e njohur për publikun, por unë solla vetëm këtë sentencë për të kuptuar, edhe me kaq material, se në këtë rast kemi të bëjmë as më pak e as shumë po me një organizator të pastër vrasjesh, që është njëkohësisht Skenarist e Regjisor. Sot ai vegjeton i qetë, i pa thirrur kurrë të dëshmojë për këtë ngjarje, qoftë edhe për ndryshimin e rendit kronologjik të ngjarjes së shërbyer fillimisht për mediet. Jo vetëm kaq, por ka marrë edhe flamurin e denoncuesit të aferave kriminale dhe bën thirrje që shënjestrat e tij të shkojë prapa hekurave.

Ky më lart ishte njëri variant i tregimit që e nxjerr zbuluar Prokurorinë, mefshtësinë dhe paaftësinë e saj për të bërë drejtësi në kohë e për të mos lënë të lirë keqbërës kaq të rrezikshëm për vendin, vrasës gjakftohtë, paçka se plumbat nuk dalin nga dora e tyre po prej marionetave që u binden gojarisht.

Tregimi tjetër ka të bëjë me aktualitetin, pra me çështjen e hashashit. Pasi ish ministri Tahiri ndërmori aksionin për të hequr nga harta e Shqipërisë “Republikën e Lazaratit”, në plantacionet e të cilit lulëzonte hashashi i vlerësuar nga “Guardia di Finanza” me vlerën 4.5 miliardë euro (shih kronikat e kohës), ish kryeministri Berisha doli në një konferencë shtypi dhe i pyetur nga gazetarët për mos ndërhyrjen në Lazarat përgjatë 8 viteve të qeverisjes së tij, ai pa teklif iu përgjigj: “Ka qenë politika ime për të mos ndërhyrë. Pikë! Të gjitha masat e tjera, përveç ndërhyrjes me forcë. Qëndrimi im ka qenë i qartë: Jo ndërhyrje!” Berisha në fakt nuk ndërhyri as me forcë, e as me të butë, por i la të qetë për 8 vite që ta kultivonin e ta trafikonin hashashin me vlerë 4.5 miliardë euro. I la të patrazuar ata për të cilët policia e Tahirit jo vetëm u detyrua të kryeje veprime luftarake, por la në fushën e betejës edhe një dëshmor nga radhët e saj.

Ajo që mua më habit është se në rastin Tahiri, Prokuroria ka një sentencë shumë interesante në kërkesën për arrestim. Midis të tjerash aty shkruhet: “… Në dijeni të këtyre detajeve dhe me veprime aktive dyshohet të ketë vepruar edhe ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të grupit të strukturuar kriminal…”!!!

Ajo që e nxjerr zbuluar Prokurorinë është fakti se ndonëse Berisha e pranon pa pikën e turpit e të frikës se ishte politikë e tij mosndërhyrja në një pjesë të territorit ku zhvillohej një veprimtari kriminale e dënueshme me burg, as nuk mori mundimin ta hetonte thjesht edhe për ato që pranonte vetë me zë e figurë, pra për mosveprim me dashje ose/apo për pengim me dashje i organeve ligj zbatuese për të kryer detyrën.

Nuk është nevoja për të qenë jurist i mirëfilltë për të kuptuar se vetëm me këto dy raste organi i akuzës bëhet i pabesueshëm në ngritjen e akuzave ndaj Saimir Tahirit, kur për të njëjta situata vepron me standarde të dyfishta. Prandaj, e ritheksoj me forcë se duhet një orë e më parë që të nisë zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe Vetting-u. Kjo drejtësi që është aktualisht e ka humbur me kohë moralin dhe të drejtën për të akuzuar dhe gjykuar. Por, meqë deri në reformimin e plotë të saj do të jemi të detyruar t’i durojmë ende, kanë një mundësi të artë që përpos çështje të vjetra që i mbyllën pa hetuar, kanë një hapësirë të re për të treguar se standardet e dyfishta nuk do të ekzistojmë më. Bëhet fjalë për padinë penale që juristi i OSHEE, Romeo Kara, ka depozituar ditën e fundit në Prokurori kundër Sali Berishës dhe Ilir Metës për afera korrupsioni me dosjen CEZ-DIA. Dua ta shoh këtë zell në hetim edhe kundrejt ish kryeministrit edhe ndaj Presidentit në detyrë. Kemi rast të shohim edhe gatishmërinë e të paditurve për t’u përballur me akuzat përballë prokurorëve. Vërtetë jam shumë kurioz…

17 komente në “Dy tregime që nxjerrin zbuluar Prokurorinë”

  1. DALLTON says:

    Adriatik Dhalla eshte vegel e Ilir-Metes dheSALI-BIRISHES,te cilet e organizuan ,kete nderhyrje k/Saimirit per te penguar “VETINGUN”,por EDVINI te mos rrije neutral por te marri masa si k/minister per deshmi te rreme dhe ta heqe nji ore e me pare Prokurorin DHALLA.

    1. qoka bo nomi says:

      Shume gaboheni kur e quani Adriatik Llallen njeriun e Likes e Saliut por pikerisht per maredheniet e shkelqyera midis Rames e Llalle’s, a nuk ju shqeteson ky fakt I pamohushem. O popull leg e Nat..

      1. Grigor says:

        O kokrra e legenitetit
        Qënke ti I zgjuar dhe te gjithe te tjeret jane budallenj. Ik mor trap shko po kafe andej nga SHQUP-i se atje e ke vendin.
        Adriatik Llalla dhjet gjak para Berishes. Edhe ti po ashtu.
        Saimir Tahiri le te futet ne burg edhe per 25 vjet. Kujt I plasi. Por po denohet pa u bere gjyqi akoma. Legena materniteti. Ja çfare jeni.

  2. Veterani says:

    Shume te verteta e te argumentuara,porse krye mprokurori eshte nje leve e maries Berishovic

  3. lola says:

    “Vetingu”, është tallja e rradhës, që i bëhet këtij populli mjeran…, që e vetmja gjë që di të bëjë, është të ikë nga sytë-këmbët nga ky vënd i mallkuar, zoti Ketro…! Mafia që drejton këtë vënd (të mallkuar), do të “rojë e lulëzojë” dhe kush i del pengesë, thjesht eliminohet me… çdo mjet…! Edhe “miqve” tanë, u intereson më mirë një shtet mafioz, por që u bindet në çdo gjë, se sa një shtet serioz demokratik, që do të hidhte “vickla”… !

  4. Jimi says:

    Altin! A beson vertet se nje dite ne kete vend te shumevuajtur do te behet drejtesi? A do te ndeshkohet nje dite qoftelargu dhe taborri i tije per politiken dhe praktiken kriminale te djeshme e te sotme qe “eksperimentuan” ne kete vend? Me kete pozite te coroditur dhe kete kryeminister qe tregon barsoleta, vend e pavend i cili kujton se edhe kriminelet e rrahur me vaj e me uthull si qoftelargu e kompani do te shkojne vete para dyerve te drejtesise se korruptuar, mjafton qe ky tu bej vetem nje lutje. Kuure!

  5. Andre says:

    Sapo ndoqa pretencen e prokurorit te Saliut, pergjigjet e tij, dhe me beri pershtypje perseritja e fjales “ndoshta”. Pra me “ndoshta”, kerkon “Prokuroria” e Llalles te arrestohet ish-ministri Tahiri ?
    Ndersa kur ne duar te Saj kishte fakte me ze dhe figure, pa “ndoshta” Ajo(“Prokuroria” e Llalles heshti, pra i mori ne mbrojtje pushtetaret kriminele Sali Berisha, Ilir Meta, Fatmir Mediu e Lulzim Basha. Por gjithashtu te ben pershtypje se ngjarja eshte e Dhjetorit 2013, dhe tashme Prokuroria italiane servir tabulatet ku duket se nga i infiltruari i saj qellimisht permendet Ministri Tahiri, me afera te medha sikur Ai te kishte jo dy muaj por 20 vjet ne ate detyre. Duket qarte qe mafia shqiptare me ne krye Sali Berishen dhe ajo italiane ne pushtet kerkojne koken e personit kryesor qe pushtoi Lazaratin – kryeqendren e kultivimit te droges. Po gjithashtu duket qarte nxitimi i ShBA-ve per t’i “keputur koken” kundershtarit kryesor te saj ne qeverine e meparshme, ish-ministrit Tahiri. Aktiviteti i Tij frontal kunder droges, menjehere sapo ra keshtjella e saj ne Lazarat, nxori zbuluar fenomenin e shemtuar te kultivimit te saj ne te gjithe Shqiperine. Personave pergjegjes te veshur me pushtet, Sali Berisha dhe Ilir Meta, pasuar nga langojte e tyre besnik, u ngeli te perdorin dredhine e rradhes, duke kthyer nga ana tjeter Medaljen qe meritonte Policia me ne krye ministrin e Saj Tahiri, dhe te therrisnin me te madhe se pas Lazaratit Shqiperia u shndrua ne nje Lazarat te madh, duke akuzuar Policine e Shtetit dhe Ministrin e Saj per kete fakt, qellimshem pasi Kanabizimi i Shqiperise kishte kohe qe ishte kryer, qe kur qeveria Berisha linte te lire kultivimin ne Lazarat, ne krye te se ciles kishte vene nje nga njerezit me te besuar, qe edhe sot eshte antar i Kryesise se PD-se, Dashnor Aliko.
    Mendoj se eshte nje loje e felliqur e Mafieve te Shqiperise dhe Italise, per te goditur per vdekje krye sulmuesin e aferave te tyre te pista, Sajmir Tahiri.
    Loja e felliqur qe luajti Rama me qellim marrjen dhe me pas mbajtjen me cdo mjet te pushtetit, tashme ka marre fund. Deputetet e vertete, duhet te reagojne, sepse erdhi koha te pastrohet Shqiperia, nga politikanet kriminele qe deri me sot nuk u ka hyre sikur nje gjemb. Te kerkojne largimin e menjehershem te Kryprokurorit Llalla dhe kreut te ShISh, Visho Ajazi, veglat qorre te Sali Berishes, personit te pare pergjegjes per shume krime te ndodhura ne keto 27 vite “Demokraci”. Keta Deputete duhet ta shoqerojne diskutimin e mandatit te Deputetit Tahiri, me kerkesen e llogarise qe perse Organi i Akuzes nuk veproi me te njejtin deshire per rastin e shtjelluar drejte nga autori i shkrimit me siper, si edhe te kunderpergjigjen me ngritjen e akuzave ndaj Sali Berishes, Ilir Meta, Fatmir Mediu dhe Lulzim Basha, per krimet dhe abuzimet e tyre gjate ushtrimit te detyres nga viti 1997 e deri me sot, dhe duke qene ne te drejten e tyre te kerkojne heqjen e imunitetit te Tyre.
    Nxitimi i Prokurorise se Saliut duket se do ktheje, dhe duhet te ktheje, drejtim. Saliu me te Tijte duhen qerruar nga Politika. E kane vendin ne “Podiumin” e Drejtesise se munguar dhe te penguar nga vete Ai, Sali Ram Berisha.

  6. gjon the baptist says:

    akoma nuk e kuptoni se sala po nuk u ekzekutu ne sheshin skenderbej ne mes te dites si njeri I keq,nuk behet shqipnija.
    shikoni sesa te kqinj jan edhe ata te sales.

  7. i drejti says:

    oooooooooooooooooooo mero o te qifsha te gjith ata qe ke me shum per zemer

  8. sa says:

    ehaaa!!! sa thelle paske hyre or ti shoq! ketu nuk bejme analize or ti. Je berishta (apo cdo vartes direkt apo indirekt i tij)? – fol e bej c te te doje e kokrra e qejfit, ore edhe vidh si gita edhe vrit si zeni,miri e luli, se patjeter do dalesh pa lagur – se te mbron Ay-shefi i madh. aa, ne je .. kushdo tjeter qofsh (saja perfshire) – ik behu koke turku se nuk ka kush te ‘te dale zot’! i gjati, sic dihej, doli “o lele, o koka (o b…) ime.. (pa kuptuar qe duke ‘shit’ sajen, koka e tij behet b, e asnjera nga te dyja apo njera e njehesuar me tjetren, dalin te kompromentuara.

    nderkohe, berisha, meta, monika, luli, miri mediu, na japin mend e ne vec u blejme moralin qe dime prej nje jete qe s’e kane.. cfare trishtimi!

  9. kasem gahinji says:

    Pas gjithe kesaj zallamahije qe shpertheu pas denoncimit ne prokurori te saliut dhe ilirit nga Romeo karaj,qendron klani i familjes mafioze te Sali Ram Berisha.Qellimi eshte spostimi i vemendjes nga keto denoncime,si dhe nga vetingu,nepermjet nje krize te mundeshme parlamentare.Klani po ndjen rrezikun dhe lakun qe po ngushtohet.

  10. bregdetari says:

    BERISHA NE KOHE TE VET VRAU DHE SAKATOI VENDIN NDERKOHE NJEREZIT E TIJ I MOHOI DHE TE IMPLIKUARIT I MBROJTI.
    1-GERDECI MBI 26 VIKTIMA AUTORET E TE CILIT DOLEN PA JU LAGUR BISHTI.
    2-VRASJET E 21 JANARIT ASKUSH NUK U DENUA PER VRASJET E BERA.
    ME DHJETERA FAKTE U FSHINE . U MBROJT KOM.GARDES E S’U DENUA.U MBROJT USHTARI VRASES DHE S’U DENUA.U MBROJT SPECIALISTI I IT QE FSHIU FAKTET NE SERVERA E S’U DENUA.
    NE QERSHOR 2013 ERDHI NE PUSHTET P.S. EDHE PER SHKAK SE I GJITHE MLLEFI I AKUMULUAR I POPULLIT NDAJ BERISHES ME SHOKE DHE “BERISHIZMIT ” U KONVERTUAN NE VOTA FITOREJE.
    PRANDAJ P.S. DHE MAZHORANCA SOT DUHET QE TE MBROJNE ME FANATIZEM CDO TENTATIVE PER TE GODITUR FIGURAT E SAJ KYCE PASI SHIKOHET QARTE SE LUFTA NUK BEHET THJESHT PER TE GODITUR TAHIRIN.
    LUFTA BEHET PER TE GODITUR PS DHE MAZHORANCEN NE VEND.
    ME KA CUDITUR FAKTI SE KA PATUR NJE HESHTJE TE FTOHTE DERI TE PAIMAGJINUESHME PER RASTIN “TAHIRI” A THUA SE KY PASKA PUNUAR PA SHOKE DHE PER QEVERINE E VET PERSONALE E JO PER SHOQERINE NE PERGJITHESI.
    KJO ESHTE E PAFALSHME DHE E PAPERCEPTUESHME.

  11. Bizelbub says:

    O gazetar te ckoqis nje fjale,ktu nuk ka dal emri i doktorit ka dal emri i deputetit.Suliu si thoshte kryeplaku like ,ka dore te lire te bej ctedoje te flase sa te doje ,te vrase sa te mund dhe nuk e prek kush.duket qe gjerat nuk kane ndryshuar qe ateher.
    Diku duhet te fiilloj ndeshkimi ,pergjegjsia…edhe droga qe helmon mijra femij nuk eshte krim i vogel.

  12. Zgalem says:

    Katrahura , qe u krijua , per heqjen e imunitetit te ish Ministrit te brendshem , Tahiri , eshte e ngjashme me te tera ngjarjet , qe opozita i cfrytezon , per te marre Qeverrine me force dhe tani , kur duan ata . Kryeprokurori Llalla , nuk eshte i pa afte , por eshte vegel e Berishes , kete e ka treguar ne te tera mynxyrat , qe kane ngjare dhe ky ka bere indiferentin . Kjo e sotmja , perben nje tjeter kulm . Tre prokuroret e ceshtjesa jane nga Tropoja dhe kane hetuar ceshtjen e deshtuar , Trebicka . Ne c’do rrast tjeter , kjo do te ishte e pa rendesishme , por ne rrastin konkret tregon se krimi shqiptar , prej 3 dekada ka nje timonier shume specifik, sic eshte Berisha ( Shqiperia rrast i vecante ) . Nga sa kam ndjekur ne Medija , kam bindjen se Tahiri eshte i pa fajshem . Ka gabime te nivelit , qe nuk u zgjodh Minister , ne kabinetin , Rama /2 . Eshte politikan i afte , qe e do populli . Ceshtja “Tahiri “ eshte fryre nga nje drejtesi e dekompozuar . Ti lihet ne dore vettingut . Po qe se Vetteingu e zbarth ne disfavor te Tahirit , eshte e miratuar nga populli . Une , nuk jam populli , por pjese e tij . Ata qe e fryjne , duan te behen Kryeministra . Ka mundesi te jen paguar kriminelet , per bisedat , qe kane zhvilluar , kur u pergjuan . Ndoshta e dinin , qe ishin pjese e lojes , te nje opozite , qe nuk e ka njohur bota , per inatcore dhe antipopullore , sepse asnjehere nuk ka marre pergjegjesite e veta , por i ka shkarkuar te populli . Deshiroj , qe dyshimet e mija t’i vertetoi koha . Deri sot , dyshimet , me jane vertetuar . Kete e deshmoj me ditarin tim gazetaresk . Zgalem

  13. emigrante says:

    Or miq se cfare ka bere ky Saimiri populli sdi gje ,por nje gje eshte e sigurte, qe pas kesaj gjeje eshte Ilir Hajduti e ai Kryelopa prokuror qe mbrojti Iliri para luluse kete e kuptojme te gjithe

  14. Jugori says:

    Pervec sa shkruani me lart Mos haroni o njerz 1997 kur Sale serbi dergoi avionin per te qelluar jugun. E gjeti gje ? U rizgjodh president. Nuk i haroj dot ato dite kur ne qytet kerciste kallashi , ne parament ai betohej si president…” uniteti i kombit”….o zot hapu dhe e perpiji.Po nuk e ka fajin ai ne populli jemi fajtore .Ku eshte pare e degjuar te rezosh nje njeri me revolte popullore e ta sjellesh prape ne krye.,njeriun qe nuk injektoi demokraci , por anarshi, hajduteri, hashasheri ,prostutucion.Nuk jam kunderndeshkimit te gjithe te barabarte para ligjit por mos te na shesin moral plerat se na lodhen

  15. bishti i qenit says:

    Edi Rama nuk duhet te lejoje qe prokuroria e kermes Berisha dhe e like floririt te hakmerret ndaj ministrit te tij qe mbylli biznesin e Saliut ne lazarat.Kjo eshte thjesht hakmarrje e tyre.Nuk ka prova dhe edhe sikur te kishte ndonje prove,ne krahasim me krimet qe sali-djalli ka bere per 27 vjet,nuk ka te krahasuar.Llalla dhe “prokuroret” e berishes nuk duhet lejuar te perdorin Saimir Tahirin per interesat politike te Saliut e te Ilir like floririt.Hetimi dhe gjykimi i kesaj ceshtjeje duhet te behet nga prokuroret dhe gjyqtaret e rinj te vettingut qe do behet.Kjo ceshtje bie ere.Jane hedhur ne sulm urgjent per te arrestuar Tahirin,se e dine qe oret e tyre jane te numeruara,me zevendesimin e Llalushit dhe e bajgave si ai nga prokuroria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje