“Nuk jam paguar për muajit prill, maj dhe qershor. I kam dërguar një letër presidentit para se të shkonim te Kukësi, por nuk kam marrë asnjë përgjigje. Tani presim vendimin e FIFA-s”. Kështu është shprehur pas ndeshjes Luftëtari-Kukësi 0-3, trajneri i kampionëve në fuqi, Mlladen Milinkoviç, i cili sezonin e kaluar drejtoi Luftëtarin.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit të gjirokastritëve, Grigor Tavo, i cili p për “Panorama Sport”, ka etiketuar Milinkoviçin si bukëshkalë. “Nga gjithë të pavërtetat që foli pas ndeshjes, ka vetëm diçka që duhet thënë. Nuk i kam dhënë rrogën e fundit, sepse nuk u paraqit në punë.
Ishte nën kontratë edhe një vit dhe duhet të vazhdonte si trajner i Luftëtarit. Por, Milinkoviç është një bukëshkalë, që e ka humbur totalisht respektin tim dhe të gjirokastritëve të vërtetë. Iku si një mosmirënjohës, duke mos zbatuar kontratën që kishte me klubin. Thjesht është një serb bukëshkalë, që shkoi te Kukësi për 1 mijë euro më shumë”.
Eh mer Tavo.
Nuk te shkon patriotizmi ne kte pike. Jepi paret dhe mos ha shume m…
Po te ishe kaq patriot, nuk e merrje trainer. Tani na kujtohesh qe qenka serb “bukeshkale”.
Jepi paret dhe mbylle halen