250 luftëtarë islamikë janë kthyer në Ballkan, thotë raporti

24 Tetor 2017, 19:53Rajoni TEMA

Luftëtarët e Shtetit Islamik të kthyer përbëjnë një kërcënim për vendet e origjinës, përfshirë Ballkanin Perëndimor, thotë një raport i ri nga një OJQ amerikane që merret me sigurinë globale.

Nga Filip Rudic

Nga rreth 900 persona nga Ballkani Perëndimor që kanë shkuar për të luftuar në Siri ose Irak, rreth 250 prej tyre janë kthyer në atdhe, sipas një raporti të botuar të martën nga Qendra Soufan, një OJQ me bazë në SHBA, e cila merret me çështjet e sigurisë.

Raporti tha se “ka pak dyshime” nëse Shteti Islamik do t’i “mbijetojë fushatës globale kundër tij” dhe paralajmëroi për vazhdimësi të ndikimit.

“Thirrja e tij do ta tejkalojë rënien që po përjeton dhe ndërkohë që do të jetë e vështirë të vlerësohet kërcënimi specifik i paraqitur nga luftëtarët dhe të kthyerit, ata do të paraqesin një sfidë për shumë nga vendet në vitet që vijnë,” tha raporti.

Sipas raportit, janë të paktën 5.600 luftëtarë të huaj nga 33 vende që janë kthyer në shtetet e tyre të origjinës.

Disa xhihadistë nga Ballkani megjithatë, i kanë thënë BIRN më herët se janë kthyer në atdhe sepse ishin të pakënaqur nga brutaliteti, varfëria dhe shtypja që panë.

Qendra Soufan vlerëson se ndërsa rikthimi i luftëtarëve të huaj nuk i ka shtuar ende ndjeshëm barrën kërcënimit të terrorizmit në botë, të gjithë të kthyerit do të vazhdojnë të ofrojnë rrezik pasi numri i sulmeve të frymëzuara apo drejtuara nga Shteti Islamik vazhdon të rritet.

Gratë dhe fëmijët e kthyer përfaqësojnë një problem specifik, pasi shtetet mezi arrijnë të kuptojnë si t’i riintegrojnë më mirë, sipas raportit.

Mekanizmat për shëndet më të mirë mendor dhe mbështetje sociale do të jenë shumë të nevojshëm në çështjet e fëmijëve, tha Qendra Soufan.

“Shtetet nuk kanë gjetur një mënyrë për të trajtuar problemin e të kthyerve, shumica janë të burgosur ose të zhdukur nga pikëpamja. Do të duhen më shumë kërkime dhe shkëmbime informacioni për të zhvilluar strategji efektive për të vlerësuar dhe adresuar kërcënimin”, argumentoi raporti.

1 komente në “250 luftëtarë islamikë janë kthyer në Ballkan, thotë raporti”

  1. Rezi says:

    Keto OJQ dikan dhe sa vijne e sa ikin por s’dine sa ka ne SIri? Keto jane shifra kot, te bera vet ne ndonje zyre me nje dhome kur robte shkruajne raporte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje