Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka arritur të rrisë numrin e votave në zgjedhjet e vitit 2017 krahasuar me ato të vitit 2013.
Në vitin 2013, Ahmeti kishte hyrë në garën e balotazhit si i dyti, me 27 mijë e 415 vota apo 31,8%. Këtë rezultat kandidati i Vetëvendosjes e kishte arritur në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në vitin 2013.
Në zgjedhjet e 22 tetorit, Ahmeti është renditur i pari në mesin e 8 kandidatëve për kryetar të Prishtinës.
Ahmeti ka marrë 34 mijë e 407 vota, apo 43,49%.
Kandidati i Vetëvendosjes do të sfidohet në raundin e dytë të zgjedhjeve nga Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Vetëvendosja është rritur edhe në votat për asamble komunale. Por, prapë kandidati Ahmeti ka marrë më shumë vota se lista e Vetëvendosjes për asamble.
Në vitin 2013 i kishte fituar vetëm 16 mijë e 14 vota, apo 20,15%. Kurse në zgjedhjet e vitit 2017, Vetëvendosja ka arritur t’i fitojë 24 mijë e 156 vota, apo 31,81%.
Eshte e tmershme te shifet se si te gjitha aprtite ne kosove jane vene kunder Vetvendosjes njejte si shteti serb,nte dielen ne mbremje pas disa lajmeve per rezultatet gazeta expres kiste nje kryetitull ku shkruante;
“Dite zie si ne vdekje ne VV”,
A eshte kjo etike gazetareske dhe ai i vie turp ppasi frike ska ai gazetar qe per mua mund te jete buzhala,pasi i eshte mbushur mendja se duke share e kritikuar te tjeret mund te behet i madh nje dite,ai ka kohe qe kritikon Ramen dhe qeverine ne shqiperi,siq ishte rasti per lutjen liderve shqiptar ne maqedoni per bashkim e kjo e tmerroi shume buzhalen sa qe u hodh ne sulm si sali berisha e lul basha duke share e fyer Ramen ashtu si edhe maqedonet e serbet,prandaj V do rritet edhe me shume sepse llumi dhe spiunat ane bashkaur dhe kane dalur ne lendine.