Raporti: Një sulm i Koresë së Veriut mund të vrasë 90% të amerikanëve

25 Tetor 2017, 21:46Bota TEMA

Një sulm me Impuls Elektromagnetik (EMP) nga Korea e Veriut ndoshta mund të eliminojë 90 përqind të popullsisë së SHBA, sipas një raporti të ri.

Peter Vincent Pry, një strateg bërthamor që ka punuar më parë me CIA, i tha Forbes të hënën se një sulm me EMP do të ishte i dëmshëm për SHBA, duke synuar rrjetet elektrike.

“Shtetet e Bashkuara mund të përballojnë një popullsi prej 320 milionë njerëz vetëm për shkak të teknologjisë moderne”, tha Pry. “Një EMP që nxjerr jashtë loje rrjetin elektrik do të eleminonte infrastrukturën kritike të nevojshme për të mbështetur një popullsi të tillë të madhe”.

Nëse një sulm me EMP ndodh, sipas raportit të Pry, furnizimi me ushqim i dyqaneve ushqimore do të përkeqësohej brenda tri ditëve dhe brenda një viti 90 përqind e popullsisë amerikane do të vdiste.

Së bashku me furnizimin me ushqime, raporti gjithashtu arriti në përfundimin se transporti në SHBA, komunikimi dhe energjia do të përkeqësoheshin – duke e lënë Amerikën në një gjendje apokaliptike.

Kërcënimet e shumta të luftës kundër SHBA-së janë bërë nga Koreja e Veriut dhe udhëheqësi i saj suprem, Kim Jong-Un. Në një mesazh të transmetuar të enjten, kombi komunist paralajmëroi për “sulm të paimagjinueshëm”.

4 komente në “Raporti: Një sulm i Koresë së Veriut mund të vrasë 90% të amerikanëve”

  1. Ajet Delaj says:

    E turpshme qe botohet ky palo shkrim ne nje portal shqiptar. Po cfare teknologjie kane komunistet koreane qe nuk e ka Amerika o truthare.
    Qe komunistat jane kriminele kjo dihet po mos te ishte problemi i popullit lidershipi komunist me kohe do kishte shkuar ne te se….,,,,,

  2. artiles says:

    Paska luajtur nga Fiqua ky!

  3. Plaku Xhuxhumaku says:

    Ku i gjeni keto mega genjeshtra mor aman?

  4. Plaku Xhuxhumaku says:

    Po, po bile edhe 50% te meksikaneve dhe 75% te kanadezeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje