Portieri brazilian Jefferson, i cili luan për Botafogo është gjendur në një situatë shumë të vështirë.
Ndërsa po kalonte në një kryqëzim me makinën e tij luksoze për të shkuar në trajnim një makinë me 2 grabitës të armatosur i ka ndërprerë rrugën.
Grabitësit i kanë kërkuar 34-vjeçarit që të dalë jashtë dhe më pas u larguan me makinën e tij.
Një kamera në rrugë ka filmuar momentin e vjedhjes së veturës së portierit dhe ngjarja zhvillohet në një periudhë kohore prej 30 sekondash.
Makina u gjet në të njëjtën ditë nga policia, ndërsa hajdutët nuk janë gjetur akoma.
Jefferson, i cili ishte pjesë e ekipit fitues të Kupës së Konfederatave të Brazilit 2013, ka luajtur për Botafogo që nga viti 2009.