FOTOT/ Gramsh, ndërmarrja e Enverit ruhet siç ka qenë 27 vite më parë, i rezistoi edhe ’97-ës

25 Tetor 2017, 14:22Lifestyle TEMA
FOTOT/ Gramsh, ndërmarrja e Enverit ruhet siç ka qenë 27 vite

Nuk do ta besoni, por është e vërtetë. Ambientet e një ndërmarrje në Gramsh janë ruajtur siç kanë qenë 27 vite më parë.

Në atë kohë në këtë ndërmarrje punonin 300 gra, duke mbajtur familjet e tyre në këtë qytet. Por, demokracia bëri të vetën dhe si qindra ndërmarrje të tjera edhe ajo pushoi së funksionuari.

Bëhet fjalë për ndërmarrjen e konservimit. Faqja “Gramshi tek ju” ka siguruar disa foto, ku tregohen ambientet brenda saj. Gjithçka ndodhet ku ka qenë më shumë se dy dekada më parë, makineritë, kazanët, autoklavat, elektromotorët, aksesorë ndihmës.

Gjithçka. Koha, dhe bashkë me të edhe ndryshku e demolimi, kanë bërë të vetën. Por, ajo që habit është se gjithçka aty është “konsevuar” në mënyrë perfekte, pa luajtur asgjë, shkruan infoelbasani.

Për ndërmarrjen kujdeset vetëm një roje. Por, ajo që habit është fakti se si në 27 vite aty nuk u mor asgjë. As në vitin e mbrapshtë 1997. Kudo në Shqipëri, makineritë dhe elektromotorët brenda ndërmarrjeve, uzinave dhe fabrikave, u grabitën, ose shkuan për skrap.

Por jo në Gramsh. Realisht ky fakt dëshmon edhe njëherë virtytet e këtyre njerëzve. Kujdesin për pronën që i përket gjithë shoqërisë.

1 komente në “FOTOT/ Gramsh, ndërmarrja e Enverit ruhet siç ka qenë 27 vite më parë, i rezistoi edhe ’97-ës”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje