FOTOT/ Greqi, sulmohet më bombë molotov rajoni i policisë

26 Tetor 2017, 10:22Rajoni TEMA
FOTOT/ Greqi, sulmohet më bombë molotov rajoni i policisë

Një rajon policie në Athinë është sulmuar me bomba molotov.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Pefki në mëngjesin e ditës së sotme.

Sipas mediave greke, një grup prej rreth dhjetë personash, me fytyra të maskuara, hodhën pesë shishe me lëndë djegëse dhe më pas janë larguar me vrap në drejtim të paditur.

I gjithë aksioni ka zgjatur vetëm 40 sekonda.

Një nga bombat molotov goditi kabinën e rojës.

Polici që ndodhej brenda gjuajti në ajër disa herë për të paralajmëruar agresorët. Nga zjarri që pasoi janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa nuk raportohet asnjë i lënduar.

Në vendngjarje shkuan dy makina zjarrfikëse që neutralizuan zjarrin e shkaktuar në një makinë të policisë dhe në një autoveturë private.

Policia po zhvillon hetime për të gjetur e arrestuar autorët e sulmit që mendohet se u përkasin grupeve anarkiste.

I njëjti rajon policie ishte sulmuar edhe më parë, në janar të vitit 2008.

4 komente në “FOTOT/ Greqi, sulmohet më bombë molotov rajoni i policisë”

  1. Alban says:

    Dhe terroristet greket i kane hidh gurin e fsheh doren. Kane 40 vjet qe hedhin cdo vit ndonje bombe molotov neper rruge, tek ambasada franceye neper polici e ku ti vij, dhe asnje s’ka shperthyer si duhet. Po bejeni bam njehere o se lat nam.

  2. Janullatos arxidoglyftis says:

    Plasi dhinamiti i kakaznikovi midis “grekërve te lashtë”
    Lagjet e athines ngjajne me lagjet e palestinës apo west bank në izrail

  3. mauc edon says:

    Keto jane pasojat e krizes po hane dynjane ne greqi s’din nga tja mbajne

  4. MN says:

    popull terrorist. cdo muaj ne greqi shperthen ndonje bombe a granate dore. jane si jevgjit qe i pelqen bumja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje