Mbingopja me qendra tregtare rrezikon dyqanet e vogla, çfarë do ndodhë me çmimet e qirave?

28 Tetor 2017, 11:50Ekonomia TEMA

Një lajm aspak i mirë vjen për të gjithë tregtarët me pakicë, që janë të interesuar të zhvillojnë biznesin e tyre në rrugët kryesore dhe pranë qendrave tregtare në Tiranë, pasi çmimi i qiradhënies është rritur akoma këtë vit.

Edhe se fuqia blerëse vijon të jetë e dobët, impakti që solli ndërtimi i qendrave tregatare si Toptani, TEG, QTU dhe Tirana Ring Center ishte domethënës, vlerëson Collers International, në raportin e fundit të 6 mujorit të parë.

Lëkundja që pësoi blloku i dyqaneve të tregtisë me pakicë, me hyrjen në treg të Qendrës Tregtare Toptani,  solli rritje të stokut total në Tiranë në gjashtëmujorin e parë të 2017-s është me 24 mijë metra katrorë, duke kapur një nivel total me 202,800 metër katrorë.

Rritja e stokut të ri ka ndikuar edhe në hapësirat e lëna bosh në 2.76% nga 2.07% në gjashtëmujorin e dytë.

Qendrat e mëdha tregtare, përformuan suksesshëm dhe përgjatë këtij viti.

Përveç tërheqjes së kompanive me pakicë ekzistuese në treg si LC Waikiki, DeFacto, Calzedonia, Jysk, Adidas etj., Qendra Tregtare Toptani, ka sjellë në tregun shqiptar marka të reja ndërkombëtare si Intimissimi, Well, këpucë Gentli, Satur dhe Comodita Home.

Ndërkohë, disa shitës ndërkombëtarë po e shtojnë në mënyrë agresive praninë e tyre jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Çmimet mesatare të qirave të qendrave tregtare në Tiranë qëndrojnë në nivelet e 22 euro për metër katror në muaj, me një rritje të lehtë nga gjashtëmujori i dytë i 2016-s.

Qiratë e dyqaneve kryesore janë rritur gjithashtu në 55 euro për metër katror në muaj nga 50 që ishte në gjashtëmujorin e dytë të 2016-s.

 

Qiratë e dyqaneve në rrugë kanë shënuar rritje në gjashtëmujorin e parë të 2017-s duke arritur çmimin 48 euro për metër katror në muaj nga 40 euro.

Nga të dhënat që ka mbledhur Colliers International, si në 2016-n, vijon hendeku midis qirasë më të lartë dhe më të ulët, ku më e ulëta është 6 euro për m² dhe më larta 48 euro për m².

Kjo për shkak të kohës së ndërtimit të objektit dhe kushteve.

Me zgjerimin e QTU-së, tregu do të arrijë ngopjen

Qendra Tregtare Univers (QTU), e para qendër tregtare, ka vendosur që zgjerojë sipërfaqen e saj me 14 mijë metra katrorë.

Me të përfunduar, ky projekt do të rrisë sipërfaqen totale të stokut të qendrave tregtare, duke u ofruar klientëve mundësi më të mëdha për dyqane dhe shërbime, veçanërisht të klientëve që janë të vendosur në perëndim të Tiranës.

Po ashtu, Arena Kombëtare, stadiumi i projektuar që të përfundojë në 2018-n pritet që të rrisë sipërfaqet e dyqaneve

Me hapjen e Qendrës Tregtare Toptani në gjashtëmujorin e parë të 2017-s dhe me zgjerimin e hapësirë tregtare të QTU-së, tregu i qendrave tregtare do të arrijë pikën e ngopjes.

Tregu i pasurive të paluajtshme të Tiranës pritet që të ketë ndryshime të mëdha me miratimin e masterplanit të ri.

Bazuar në informacionet në dispozicion, shumë prej projekteve që do të ndërtohen në Tiranës (Doëntoën Tirana, Eyes of Tirana, Arena Kombëtare etj.) do të përmbajnë hapësira për dyqane, të cilat pritet që të ndikojnë stokun e tregut të dyqaneve me të përfunduar.

Falë një menaxhimi të suksesshëm, kapilarët e këtyre qendrave të mëdha do të zgjerohen, duke ngopur kërkesën e çdo konsumatori në treg. (Monitor)

1 komente në “Mbingopja me qendra tregtare rrezikon dyqanet e vogla, çfarë do ndodhë me çmimet e qirave?”

  1. ngopja says:

    Oh oh sa mire do te ngopemi me metra katrore, ca ne qendra tregtare e ca ne apartamente te pashitura. Po barkun a do ta ngopim valle? Me paga qesharake do blejme apartamente, mobilje, veshje, e gjithcka. Rinia jone e kanabizuar dhe kokainosur do gjeneroje te ardhura te mjaftueshme me masterat kualitativ qe dalin nga universitete qe mezi sigurojne akreditimin. C’te te them, tejngopje e madhe gjithandej, deti kos fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje