Pavarësia e Katalonjës, Spanja: Puigdemont mund të marrë pjesë në zgjedhje nëse nuk është në burg

30 Tetor 2017, 09:25Bota TEMA

Ministri i Jashtëm i Spanjës ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e qeverisë së tij se Presidenti i shkarkuar i Katalonjës Puigdemont mund të marrë pjesë në zgjedhjet që do zhvillohen në dhjetor nëse ai nuk do të jetë në burg.

Alfonso Dastis i bëri këto deklarata gjatë një tubimi që i mbajt në Barcelonë për bashkimin e Spanjës.

Carles Puigdemont u shkarkua nga qeveria spanjolle pasi madriti hoqi autonominë e Katalonjës, pas shpalljes së pavarësisë.

Qeveria qendrore e Spanjës tashmë ka marrë kontrollin e institucioneve katalanase.

Kryeprokurori i Spanjës po përgatitet të paraqesë akuza penale kundër  Puigdemont dhe zyrtarëve të tjerë katalanas për shkeljen e ligjit spanjoll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje