Blerina Gjylameti dhe Elisa Spiropali zëvendësojnë Tahirin në postet që drejtonte

31 Tetor 2017, 19:49Politika TEMA

Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur në mbledhjen e sotme që të zëvendësojë Saimir Tahirin pas pezullimit nga të gjitha postet në parti.

Blerina Gjylamenti do të drejtojë degën e Partisë Socialiste në Tiranë në vendin e Saimir Tahirit, ndërsa në postin e koordinatorit të bashkëqeverisjes me njerëzit do të jetë Elisa Spiropali.

Lajmi e ka konfirmuar për mediat në përfundim të mbledhjes së kryesisë, kryetari i grupit të PS, Taulant Balla.

Keshtu, kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur pasditen e sotme për të diskutuar mbi lëvizjet e ndodhura ditët e fundit në parti ka konkluduar në këto dy emra për të zëvendësuar Tahirin.

Në mbledhjen e kaluar të grupit parlamentar, kreu i partisë Edi Rama, njoftoi largimin e deputetit Saimir Tahiri nga grupi, deri në zbardhjen e së vërtetës.

Sakaq, atij iu hoqën edhe funksionet e tjera në PS.

Saimir Tahiri ishte kreu i Partisë Socialiste për Tiranën, dhe Koordinator Kombëtar për Bashkëqeverisjen.

Ndaj deputetit Tahiri, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për implikimit të emrit të tij në dosjen e përgjimit të bandës së Habilajve.

 

2 komente në “Blerina Gjylameti dhe Elisa Spiropali zëvendësojnë Tahirin në postet që drejtonte”

  1. Socialisti vogel says:

    Blerina esht rob qe punon ne parti dhe i ka ngjit shkallet 1 nga 1 duke punuar me shume se shumica e meshkujve te parazitare aty,
    Sa per Elisen e qe ben libra e figura te fuqishme letrate qe do e benin e Majkon te skuqen…,
    No coment?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje