Champions League/ Tottenhami dhuron spektakël përballë Realit

1 Nëntor 2017, 22:51Sport TEMA

Skuadra angleze, e Tottenhamit e ka mposhtur me lehtësi kampionin e Evropës, Real Madridin në Wembley.

Vendasit triumfuan me rezultatin 3-1 duke e dominuar totalisht takimin

Golat për Tottenhamin në këtë ndeshje i shënuan Dele Alli i cili realizoi një dy golësh dhe Christian Erikse.

Kurse për Realin realizoi Cristiano Ronaldo.

Pas kësaj fitoreje Tottenham kryeson grupin me 10 pikë, ndërsa Reali renditet në vendin e dytë me 7 pikë.

Skuadra e Pep Guardiolas ka siguruar kualifikimin në fazën direkte të Ligës së Kampionëve, pas fitores 2-4 ndaj Napolit në transfertë.

Golat për Cityn i shënuan Otamendi, Stones, Aguero dhe Sterling, ndërsa për Napolin shënuan Insigne dhe Jorginho.

City ruan vendin e parë me 12 pikë nga katër ndeshje, ndërsa Napoli mbetet në vendin e tretë më tre pikë.

Liverpool është shumë pranë kalimit në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, pasi fitores 3-0 ndaj Mariborit.

Golat për vendësit i shënuan Mohamed Salah, Emre Can dhe Sturridge.

Pas kësaj fitoreje Liverpool kryeson Grupin E me tetë pikë, e ndjekur nga Sevilla me shtatë dhe Spartak Moscow me pesë pikë.

Rezultatet e mbrëmjes së sotme të “Champions League”.

Besiktas 1-1 Monaco

Dortmund 1-1 APOEL

Porto 3-1 Lepzing

Liverpool 3-0 Maribor

Napoli 2-4 Man City

Sevillia 2-1 Spartak Moscow

Shakhtar Donetsk 3-1 Feyenoord

Tottenham 3-1 Real Madrid

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje