Partizani, Kalari: Duhet të shohim përpara, do të rikthehemi të forte

1 Nëntor 2017, 16:16Sport TEMA

Mbrojtësi Renato Kalari, ka folur ditën e sotme në konferencën për shtyp për ecurinë e skuadrës së Partizanit.

Lojtari i 15 herë kampionëve të vendit shprehu keqardhjen për situatën momentale që po kalon skuadra.

Ai u shpreh se tashmë ekipi duhet të shikojë përpara, ndërsa shprehur bindjen se do të rikthehen më të të fortë.

“Ndaj Flamurtarit vinim pas 3 firoresh radhazi dhe sigurisht besonim se do të vazhdonim këtë ecuri pozitive , por në këtë takim disa gjëra nuk shkuan ashtu siç i kishim parashikuar. Panvarësisht se e dominuam lojën , kundërshtari në goditjen e parë në portë na ndëshkoj. Nuk arritëm ti shfrytëzonim pozitivisht rastet që na u krijuan. Na ven keq për situatën në të cilën ndodhemi , pasi nuk e nisëm kampionatin ashtu siç duhej. Duke parë objektivat që kemi presioni në skuadër sa vjen e rritet , gjendja psikologjike sigurisht nuk është mirë, pasi të mundesh në shtëpi është e patolerueshme . Tashmë duhet të shohim përpara , pasi ka akoma shumë ndeshje dhe të gjithë jemi të bindur që do të rikthehemi”

Këtë sezon Partizani po tregon luhatje , a mbetet sulmi pika më e dobët ?

Kalari: Nuk do ta quaja luhatje në lojë , pasi nga ndeshja në ndeshje kemi ardhur duke e rritur nivelin e lojës, kemi lluar të kuptohemi më mirë me njëri tjetrin. Ndoshta te rezultatet po , e preka edhe më parë duhet të shfrytëzojmë në maksimum rastet për shënim. Përsa i përket sulmit realisht ndihet mungesa e Sukajt dhe Çanit, nëse do ti kishim edhe ata të gatshëm për skuadrën, besoj se do të kishim një tjetër performancë dhe rezultate .

 Si e prisni ndeshjen me Kamzën?

Kalari: Panvarësisht gjendjes jo të mirë psikologjike, po përgatitemi për të dalë nga kjo situatë. Duhet të  japim maksimumin  për ta tuar ndeshjen , kjo nuk duhet të vihet aspak në diskutim. Nga tani e në vazhdim për ne janë ndeshje karakteri dhe duhet të tregojmë që jemi po ai ekip i fortë që të gjithë njohin.

Panvarësisht se konsiderohet ndeshje në trasfertë , ndaj Kamzës thuajse do të luani si në shtëpi.

Kalari: Mbështetja e tifozëve nuk na ka munguar asnjëherë si në shtëpi ashtu edhe në takimet në trasfertë. Ata kanë qenë të shumtë duke na përkrahur fort dhe për këtë fakt ndjehemi keq , pasi nuk kemi arritur ti kënaqim . Ndërsa  për ne si skuadër nuk përbën aspak problem nëse luajmë në shtëpi apo jasht , pasi jemi të detyruar për ti tuar të gjitha ndeshjet , ndaj aspekti fushë nuk përbën ndonjë ndryshim të madh, për më tepër që 3 prej toreve i kemi arritur jasht fushës tonë. Kamza në drejtimin e trajnerit Ndreu po bën mjaft mirë në këtë sezon dhe sigurisht do të jetë një ndeshje e luftuar. Ne kemi objektivat tona, e respektoJmë kundërshtarin , por duhet të tregojmë karakterin dhe personalitetin tonë si skuadër, dhe do të bëjmë gjithçka për ta tuar këtë përballje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje