Mici: Nuk ka trysni, e kemi përgatitur si ndeshjen e radhës

1 Nëntor 2017, 18:13Sport TEMA

Mbrojtësi Gledi Mici është shfaqur sot në konferencën për shtyp përkrah trajnerit Ilir Daja duke komentuar ndeshjen e nesërme ndaj Partizanit të Beogradit. Sipas tij, ekipi nuk ka ndonjë trysni të veçantë nga situata në Beograd apo çfarë mund të ndodhë në tribuna, pasi është i përqendruar vetëm te fusha e lojës.

Për atmosferën në skuadër

“Atmosfera në skuadër është mjaft e mirë. E kemi përgatitur si ndeshje radhe, nuk ka trysni. Mendoj se është një ndeshje shumë e vështirë për të marrë tre pikët. Jemi të vetëdijshëm për shkallën e vështirësisë së kësaj ndeshje”.

Për tensionimin ndaj provokimeve dhe rrezikut të ndëshkimit me kartonë

Mendoj se në minutat e fundit të ndeshjes së parë nuk është se pati ndonjë gjë serioze. Thjesht  është pjesë e lojës dhe tensioni i lojës ndikon. Duhet të jemi të kujdesshëm. Por edhe po morëm nuk është problem i madh. Nesër e kemi mendjen te futbolli, të përqendruar dhe si të bëjmë sa më pak gabime. Ky është kundërshtar cilësor dhe mund të na ndëshkojë”.

Nëse ekipi ka filluar të bëjë llogari pikësh

“Ne jemi përqendruar vetëm te ndeshja jonë nesër, se duhet të marrim rezultat pozitiv për të pasur shanse. Pasi të mbarojë e jona, do të shohim si kanë luajtur Jang Bojz me Dinamon e Kievit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje