Trajneri Skënderbeut, Ilir Daja, ka folur në konferencën për shtyp në prag të duelit të nesërm kundër Partizanit të Beogradit.
Trajneri i bardhekuqve, deklaroi se edhe trysnia e tifozëve në stadium mund të ndihmonte klubin korçar pasi do të shtonte trysninë te Partizani i Beogradit.
“Jemi të ndërgjegjshëm që nesër na pret një ndeshje e vështirë ndaj një kundërshtari me traditë por ka edhe lojtarë me potencial shumë të mirë, duke pasur edhe mbështetjen e tifozerisë. Është një stimul për ta dhe element vështirësie i shtuar. Por edhe në vijmë me një qëllim siç kanë Partizani e Jang Bojz, pasi duke iu referuar tre ndeshjeve të para, kemi po aq pikë sa kundërshtari e thuajse të njëjtin golavarazh. Në Elbasan treguam se pavarësisht se e respektuam kundërshtarin, nuk ishim më poshtë e besoj se do të bëjmë gjithçka për të dale me një rezultat pozitiv në Beograd edhe pse e dimë se është shumë e vështirë”
Daja foli për dhe për atmosferën e tifozëve në stadium.
“Duke pasur tifozët do kërkojnë me patjetër të fitojnë ndeshjen. Kjo ka anën pozitive se shtohet një dozë motivimi te lojtarët kundërshtarë, ka edhe anën tjetër se ngarkesa kalon te ekipi kundërshtar se kush kërkon të fitojë me patjetër, ka prezent ngarkesën emocionale. Duhet të jemi të kujdesshëm e të bëjmë lojën tonë si deri tani, e njohim forcën e kundërshtarit, njohim tani edhe manovrën që ka falë përballjes direkte. Është e vështirë, por nuk është e pamundur për të menaxhuar më drejt këtë lloj presioni, që ta vëmë në një funksion tjetër motivues dhe të mos shpërndajmë vëmendjen në gjëra të tjera”.