Komisioni për Ekonominë dhe Financat ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës.
Teksa kryetari i Komisinit Erjon Braçe po fliste për rëndësinë që ka buxheti për reformën në drejtësi, ka ndërhyrë deputetit demokrat Edmond Spaho.
Pjesë nga debati
Braçe: Nëse ka një reformë që akomodohet nga pikëpamja financiare buxheti i vitit 2018 është reforma në drejtësi. Ne do të bëjmë verifikimin tonë në komision për çdo qindrarkë që ka nevojë ajo reformë
Spaho: Kjo reforma e Saimir Tahirit, për këtë e ke fjalën?
Braçe: Nuk më provokon dot
Spaho: Për këtë e ka fjalën…të keni turp të flisni për reformën në drejtësi, flisni ju për reformën në drejtësi
Braçe: Merru me akcizën e cigares dhe rakisë…
Spaho: Po të jeni aq pas reformës në drejtësi ja kishit hequr imunitetin, i kishit hequr imunitetin sic e kërkoi prokuroria, lerini proçkat tani …të kesh turp që zë reformën në drejtësi. E kishe rastin atje të enjten e kaluar që të votoje imunitetin, por nuk jeni nga ata burra se jeni të zhytur kokë e këmbë në drogë dhe nxirrni njëri tjetrin dhe atë drunë e shtrembër që tha ditën e parë u detyruar ta gëlltisi ditën tjetër sepse e kërcënuan, që po dola unë del dhe ti. Dhe na tregon tani reformën në drejtësi, çfarë reforme në drejtësi mor, qesharak.
Një ditë më parë opozitë nuk u bë pjesë e diskutimit në këtë komision për buxhetin, me arsyetimin se qeveria është e kapur nga krimi.
Kryetari i grupit parlamentar të PD Edmond Spaho tha se kjo mazhorancë ka rënë, ndaj bëri thirrje për krijim e asaj që opozita e quan qeveri antimafia.
Ndërsa kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili në një dalje për mediat theksoi se bojkotuesi më i madh është Edi Rama, i cili sipas Vasili nuk firmos as dokumentin më me rëndësi të qeverisë së tij.
spaho njeri e fazliq shqiptar vetem ne PD i gjen keto fenomene,pastaj te njolloset Tahiri nga kriminel si spaho,starzimiri,noka,alibeaj e vet kryetaret e PD-s luli e sali berisha eshte sikur te ngrihet millosheviqi nga “varri” dhe te deklarohet shqiptar,turp te kete spaho dhe gjithe ata shqiptar qe e kane votuar dhe sot i jepet mundesia te flasi ne emer te tyre,po per lazaratin pse nuk flet ky qe qenka i shqetesuar per drejtesine,po per Haklajt pse nuk flet,po per azemin pse nuk flet apo mendon se ka fituar imunitet vetem duke i ngritur lapidar,po per drogen ne Dukagjin pse nuk flet ky vuajtesi i drejtesise,po per fazlliqin pse n uk flet,per 21 janarin,per Xhindin,Trebicken e mbi te gjitha si ska turp as frike te shaje e njollose njerezit vetem se nuk e duan ate dhe kopene vrastare te PD-s!