Ilir Meta: Dorëheqja e Visho Ajazit dhe biseda me të

31 Tetor 2017, 20:44Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta u shpreh se ka firmosur dekretin për lirimin nga detyra të drejtorit të SHISH, Visho Ajazi Lika, pas dorëheqjes së tij, duke shtuar se ende nuk ka firmosur emërimin e Helidon Bendos në krye të institucionit.

Meta u shpreh se për emërimin e tij nuk ka ansjë emergjencë, pasi Bendo edhe momentalisht vazhdon detyrën si zv.drejtor i SHISH-it.

“Për të shuar kuriozitetin tuaj, para se të nisesha për në studion tuaj kam firmosur dekretin për lirimin nga detyra të drejtorit të SHISH-it, z. Visho Ajazi pas dorëheqjes së tij.

Nuk ka asnjë emergjencë për arsye të faktit që zv.drejtori i SHISH-it vazhdon detyrën”, u shpreh Meta.

Meta konfirmoi mbështetjen që i kishte dhënë Visho Ajazit një javë më parë për të vazhduar detyrën e tij, dhe, i pyetur nëse ka qenë surprizë për të dorëheqja e shefit të Shërbimit Informativ, Ilir Meta pohoi.

“Dorëheqja e tij ka qenë e papritur për shkak të bisedës së zhvilluar një javë më parë.

Nuk ka rëndësi, por nuk më çudit shumë.

Janë gjëra që ndodhin. Unë e respektoj vullnetin e cilitdo.” –deklaroi Meta.

1 komente në “Ilir Meta: Dorëheqja e Visho Ajazit dhe biseda me të”

  1. Monika says:

    Ajde se mbas ketij e ke radhen ti , ishalla ka kemben e mbare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje