Të shkruarit është një gjë pa të cilën duket se nuk jeton dot. Mero Baze, siç e pranon dhe vetë, shkruan çdo ditë pa ndalim që para viteve ’90, kur ndërsa studionte dhe më pas punonte si inxhinier minierash, zemrën e kishte tek shkrimet që botonte në revistat e atëhershme. Por pas 30 vitesh në këtë profesion, prej gati 2 dekadash edhe si botues i gazetës Tema, i përshtatur shpejt dhe me tregun e gazetarisë online, ai e sheh median shqiptare në një zgrip, në një ngërthim vdekjeprurës me politikën. Vetë është një gazetar që nuk shkruan pa u pozicionuar politikisht dhe thuhet se pozicionimet e tij kanë “rrëzuar” qeveri , siç ndodhi me betejën me Sali Berishën pas vitit 2006.
I ftuar në Forumet UET, një bisedë me studentë dhe pedagogë të këtij universiteti, Baze u pyet për gazetarinë shqiptare pas rrëzimit të komunizmit deri më sot, një rrugëtim që sipas tij, nga idealist ka përfunduar në klientelist.
Sipas Bazes, deri në vitin 1997 në Shqipëri ka pasur një shtyp partizan, një shtyp pasionant, por pas këtij viti kemi korrupsionin e medias, lidhjen e saj me politikën, kthimin e saj në biznes dhe mungesën e lirisë.
“Pas vitit ’97, pasi socialistët erdhën në pushtet, Berisha ishte larguar, për herë të parë janë shfaqur elementët korruptivë në shtypin shqiptar. Deri në vitin ’97 mund të flasim për shtyp partizan, pasionant, të pozicionuar, por flitet për gazetarë të varfër, botues pothujase të varfër. Kurse pas vitit ’97, kemi fillimin e korrupsionit, e përfshirjes së biznesit në shtypin shqiptar si një mënyrë për ta përdorur shtypin për qëllime përfitimi dhe prej asaj kohe fillon kalvari i gjatë i ngushtimit të hapësirave të lirisë së shtypit, i mungesës së lirisë për t’i thënë të gjitha në një vend, por jo se ka munguar liria për të gjitha gjërat në këtë vend. Kështu që në vitin ’99 unë kam hapur gazetën time, me përpjekje shumë të mëdha kam mbijetuar përmes punës së përditshme përmes pozicioneve të forta, përmes betejave të mëdha për të thënë dhe gjëra të forta politike. Një përkufizim nuk kam për mbijetesën, por nëse do të mbijetosh 25 vjet në shtyp apo 30 vjet, siç kam mbijetuar unë, kështu do të mbijetosh, rrugë tjetër nuk di që të ketë”.
Sipas Bazës në Shqipëri asnjë media nuk mbijeton për shkak të punës së gazetarëve, por nga lidhjet direkt me politikën
“Media kaq të mëdha janë një luks i madh, janë falso, që nuk i gjen në asnjë vend të rajonit. Asnjë vend në rajon nuk e ka luksin të ketë televizione kaq të mëdha, kaq të fuqishme, kaq inflancion të madh”.
A ekziston një recetë për daljen nga ky qerthull i lidhjes së gazetarisë me politikën sipas Bazes? Ai thotë se do të jetë teknologjia dhe zhvillimi i medias online që do ta realizojë këtë gjë.
“Një recetë të saktë se si mund të krijohet tregu i vërtetë i gazetarisë nuk mund të gjendet, por ndonjëherë elefantët vdesin nga miza që i hyn në vesh dhe këto mediat e mëdha shqiptare kanë për të vdekur nga zhvillimi i teknologjisë. Unë mendoj që bota online, megjithëse ka shkatërruar shumë standarde të lirisë së shtypit, mund të bëjë një të mirë tjetër, mund të shkatërrojë, monopolin dhe pamundësinë që kanë gazetarët e vegjël ose të pafuqishëm ekonomikisht për të krijuar media të mëdha. Ata mund të bëhen po aq të rëndësishëm sa ata dhe ata do të bëhen të padobishëm për politikën”- tha Baze.
Berisha dhe Rama, kush është më reformisti?!
Gazetari dhe botuesi i gazetës Tema, Mero Baze, bëri një krahasim të kryeministrave shqiptarë ndër vite për natyrën e tyre reformuese kur kanë qenë në pushtet. Sipas tij edhe Sali Berisha dhe Edi Rama janë reformistë në qeverisje. Duke e ilustruar sjelljen e tyre reformiste ndaj ekonomisë Baze përmendi reformën e çmimit të bukës që bëri Berisha në vitin ’92 duke e çuar nga 40 lekë në 400 lekë, si një reformë të guximshme, por që duhej bërë.
“Ka bërë disa gjysëm reforma ose reforma të mangëta, por ka pasur tendencën për reforma Berisha që atëherë. Më pas në qeverisjen e dytë ai bëri një reformë të sistemit fiskal, që për mua është më e mira me vendosjen e taksës së sheshtë, nisi reformën e konçensioneve. Berisha është pioner në këtë fushë. Nga ana tjetër edhe Fatos Nano ishte një reformist. Sistemin bankar që kemi sot dhe nisja e privatizimeve të mëdha ishin në kohën e tij”, tha Baze.
Më tej, duke folur për reformat e Ramës, tha se Rama në vetvete është një njeri që do të mbahet mend vetëm për reformat apo punët që bën dhe deri më tani ka bërë ose ka nisur disa reforma me rëndësi.
“Rama e urren partinë që drejton, por i do shumë reformat dhe mundohet të punojë me njerëz sa më apolitikë të jetë e mundur. Gjatë mandatit të parë ka bërë një reformë fiskale, të cilën unë nuk do ta votoja, por ai guxoi dhe e bëri. Bëri reformën territoriale, reformën në arsim, etj..”- tha ai. Sipas Bazës, të gjitha këto janë reforma tregu, nuk janë as të majta as të djathta.
Basha ka nevojë për armiqtë e tij për t’u bërë kryeministër
I pyetur lidhur me zgjedhjet e fundit parlamentare, Baze tha se ato ishin zgjedhjet më të civilizuara në Shqipëri.” Edi Rama arriti të ruaj votat e 2103, ndërsa Lulzim Basha humbi rreth 240 mij prej tyre. Ai nuk u ankua për zgjedhet. Mu duk i qetë pas tyre Mu duk i qetë dhe kur bëri betejën brenda PD. Në Shtator u kujtua se e kishin vjedhur dhe kjo histori duhet të marrë fund.
Ky është një problem i mënyrës se si ai e koncepton PD dhe objektivin e saj. Ai vuan nga ideja se dikush kërkon ti marr partinë.
E siguroj unë që askush nuk ja merr dot partinë Lulzim Bashës. As Sali Berisha që bën si I fort dhe si tutor I tij. As kundërshtarët dhe kritikët brenda partisë. Lulzim Basha mund të rrij I qetë në krye të PD. Por problemi që ai ka, është se ai duhet të bëhet kryeministër. Kryeministër nuk bëhet dot, pa e mbështetur të gjithë. Ai ka nevojë ta mështesin kundërshtarët dhe shtresa gri e shoqërisë, ajo që bën diferencën. Se militantët aty i ka. Dhe Kunatin aty e ka, nuk ja merr njeri. Problemi është që duhet të marrë pushtetin.
Teoria e opozitës se kryetari mund të rrij si gjahtari në pritë, derisa të kalojë lepuri e ta vrasë nuk funksionon. Mund të presë gjatë dhe lepuri mund të mos i shfaqet”.
I pyetur rreth demokracisë brenda partive, Baze tha se një i ri nuk di më se cfarë duhet të bëjë që të hyjë ne PD apo në PS:
“Ose duhet të farkëtoj servilizimin, ose të besoj tek statutet. Por është parë se statute, nuk është mekanizëm karriere. Servilizimi dhe mund të jetë por ndonjëherë ka aq shumë servila në garë sa mund të bëhesh I padobishëm. Kështu që kemi këtë situatë që kemi, kemi Jozefina Topallin 52 vjece politikane pa punë pas 22 vjet karriere dhe disa anonimë në parlament, që nuk dihet pse janë aty”.
Çështja “Tahiri”, akuzat ishin të pabaza, por ai duhej të shkonte në gjykate
Çështja “Tahiri” është një çështje më shumë politike se sa hetimore dhe akuzat e ngritura ndaj tij janë të pabaza, por sipas Mero Bazes ish-ministri nuk duhej të mbrohej nga Rama dhe PS-ja, por duhet të shkonte në gjykate, për të provuar pafajësinë .
Nga ana tjetër ai tha se Tahiri mund të akuzohej për shpërndorim detyre se në kohën që ai ishte ministër u kanabizua vendi, por jo për prrallat që thonë dy kriminelë.
“Natyrisht që çështja Tahiri është një cështje politike, por unë e kam ndryshe qasjen time ndaj asaj që ka ndodhur. Mendoj që Saimir Tahiri nuk është përgjegjës për ato broçkullat që thanë ata trafikantët në përgjimet, por është përgjegjës për faktin që ka arritur si ministër i brendshëm të mos kontrollojë trafikun e drogës dhe trafiku i drogës ka mundur të funksionojë për katër vite. Edhe Habilajt kanë shitur drogë dhe kjo është përgjegjësi e tij si ministër i brendshëm. Në qoftë se prokuroria do ta procedonte për këtë shpërdorim detyre do ishte më e besueshme dhe më e përtypshme nga ana e tij për t’u pranuar”- tha Baze.
Nga ana tjetër ai beson se mbrojtja që i dha Partia Socialiste gëzoi më shumë opozitën se tashmë mund të mbrohen të gjithë nën imunitet po të akuzohen, ndërkohë që Tahiri mund të shkonte në burg dhe të dilte për 40 ditë i pafajshëm. “Tahiri e ka pasur atë instikt për ta bërë, por më duket se ka pasur më shumë frikë Rama, ndoshta i druhej se është në fakt një precedent i rrezikshëm të arrestohesh për asgjë”.
Brockullat qe thane dy kriminele ?????
Vetem kaq mjafton te kuptosh se cfare langaraqi eshte katandisur Mero Baze.
Sali Berisha e beri hero.Edi Rama kthehu ne lehes ordiner.Shalsi dhe Baze ,binomi i legenllikut shqiptar.
Pse ja postoni ketij komentuesi banal kete koment banal..?
Ai fare leht mund ta kritikoje Meron pa kete lloj fjalori..!
Ç’mizerje..!
Z.Baze!
Gazeten Tema e lexoj me endje,per te mos thene qe eshte e vetmja gazete qe lexoj.
Shkrimi i sotshem me heq te drejten per te te bere disa verejtje qe prej kohesh kam dashur t’i bej.
Te pergezoj per shume editiorale mjaft te sakta analitike,te mbarsura me ide dhe kulture demokratike.
Jam tifoz entuziast i rubrikes Antena.Nje rubrike e kendeshme plot humor logjik,aktual,thumbus,pickus,
djeges e sarkastik.Kam pershtypjen se shume humoriste te mirenjohur jane “xheloze”me ty.
Pa dashur ndofta je nje faktor i asaj ecurie ,demokratike aq sa eshte,normale a po e cale,ne vendin tone.
Tahiri pergjegjes per kanabisin ?!!
O Mero,pranvera s’vjen me nje lule
Te gjithe nga hici erdhen.Rruges u korruptuan dhe Pasuruan.
Te gjithe nga hici erdhen.Rruges u korruptuan dhe u Pasuruan.