Papuçe, mulli, çifteli, pjata dhe...raki rrushi, dhuratat e Nishanit për Erdoganin dhe arabët

1 Nëntor 2017, 09:01Politika TEMA

Shkëmbimi i dhuratave të kushtueshme, me paratë publike, është një tjetër privilegj me bazë ligjore i funksionarëve të lartë shtetëror.

Eshte zbardhur lista e dhuratave që ish-presidenti Bujar Nishani u ka bërë delegacioneve dhe presidentëve më të fuqishëm të Evropës, Azisë dhe botës.

Nga viti 2012 deri në korrik të vitit 2017, kur dorëzoi detyrën, ish-presidenti Bujar Nishani rezulton se ka bërë me dhjetëra dhurata të çuditshme, kryesisht delegacioneve dhe homologëve të tij. Në listën e dhuratave përfshihen edhe pjata, opinga, raki rrushi, papuçe, çifteli, mbulesa, mulli kafeje, bluza etj. Në datën 13.05.2015, ish-presidenti Bujar Nishani i ka bërë dhuratë presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, një mbulesë djepi të qëndisur në ar. Po në të njëjtën datë, ish-presidenti Nishani i ka bërë dhuratë mbretit të Jordanisë, Abudllah II Ibn Al Hussein, një mbulesë djepi të qëndisur po në ar.

Referuar dokumentacionit që disponon Shqiptarja.com, ish-kreu i shtetit Bujar Nishani, nga datat 20.08.2015 deri në 22.08.2015 i ka bërë katër dhurata Emirit të Katarit, Lartësisë së tij Sheikh Hamad Bin Khalifa Al-Thani.

Konkretisht, ish-presidenti i ka bërë dhuratë Emirit të Katarit një mulli kafeje, një jelek filigrani i larë në ar, pikturë në vaj si dhe një tjetër pikturë në vaj.Ndërkaq, në datën 26.02.2012, Nishani ka zhvilluar një tjetër vizitë në Katar. Gjatë kësaj vizite ish-kreu i shtetit ka bërë dy dhurata, një pendë filigrani argjendi si dhe xhubletë filigrani, por nuk ka referencë se kujt i adresoheshin.

Në datën 27.05.2012, Nishani ka zhvilluar një vizitë në Kuvajt, ku ka bërë pesë dhurata, konkretisht, një Skënderbe të madh në argjend, papuçe të madhe me kompozim kristali, peshtaf filigrani argjendi 88 gram, libra dhe një album Albania Art.

Opinga argjendiIsh-presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në 17.12.2016, ka zhvilluar një vizitë në Turqi. Vizita ka zgjatur tre ditë. Gjatë vizitës, Nishani rezulton se ka bërë 9 dhurata, personave të ndryshëm. Konkretisht, një çifteli kompozim artistik, peshtaf i punuar me filigran argjendi, brez i argjendtë, opinga argjendi, album Shqipëria e parë nga lart, sahati i Tiranës në argjend, pendë argjendi, bluzë sportive e Kombëtares Kuq e Zi dhe spile argjendi. Në prill të 2017, ish-kreu i shtetit, ka zhvilluar një vizitë në Arabinë Saudite, ku ka bërë si dhurata një peshtaf i punuar me argjend, sahatin e Tiranës në argjend, çifteli kompozim artistik dhe xhaminë e E’them Beut.

Kufiri për dhuratat

Vendimi nr. 420, datë 8.6.2016, për miratimin e ceremonialit shtetëror në Shqipëri, parashikon që vlera e dhuratës nuk duhet të kapërcejë kufijtë e mirësjelljes, rregullat dhe limitet ligjore që shtetet e ndryshme mund të kenë vendosur si dhe reputacionin. Për çdo dhuratë të dhënë hartohet një dokumentacion përkatës përshkues.Sipas këtij vendimi, autoritetet nuk i shkëmbejnë vetë dhuratat në takimet zyrtare, përveç rasteve të veçanta kur bihet dakord më parë këtë.

Dhuratat shkëmbehen nëpërmjet protokolleve përkatëse. Të gjitha rangjet zyrtare, që kanë të drejtë që të shkëmbejnë dhurata me homologë të huaj, mund të japin ose të pranojnë të tilla deri në shumën 75 000 lekë për çdo rast. Kjo shumë mund të kapërcehet vetëm në raste kur personi, të cilit i jepet dhurata zë një vend të veçantë për Shqipërinë.Në rastet kur dhurata kalon shumën e përcaktuar, për të mos fyer dhuruesin mik dhe për të mos krijuar keqkuptime midis vendeve, dhurata pranohet, por kthehet në pronë të shtetit shqiptar dhe bëhet pjesë e inventarit të institucionit që e ka pranuar.

Dhuratat e ish-presidentit Bujar Nishani për turqit dhe arabët

Pendë argjendi, vizita në Katar, 26.02.2012

Xhubletë filigrani, vizita në Katar, 26.02.2012

Pjatë Berati, vizita në Turqi, 14.03.2012

Berati në xham, dhuratë kryetarit të Parlamentit turk, 15.05.2012

Album me veshje popullore, dhuratë kryetarit të Parlamentit turk, 15.05.2012

Skënderbe i madh në argjend, dhurata për në Kuvajt, 27.05.2012

Papuçe e madhe kompozim kristali, dhurata për në Kuvajt, 27.05.2012

Peshtaf filigrani argjendi 88 gram, dhurata për në Kuvajt, 27.05.2012

Album Albania Art, dhurata për në Kuvajt, 27.05.2012

Libra për dhurata për në Kuvajt, 27.05.2012

Albume Albania Art, dhuratë për delegacionin turk, 06.02.2013

Albume Albania Art, dhurate për ministrin turk, 07.02.2013

Mbulesë djepi qëndisur me ar, dhuratë për presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, 13.05.2015

Mbulesë djepi qëndisur me ar, dhuratë për mbretin jordanez, Abudllah II Ibn Al Hussein, 13.05.2015

Jelek filigrani i larë në ar, dhuratë për Emirin e Katarit, Sheikh Hamad Bin Khalifa Al-Thani, 20.08.2015

Mulli kafeje, dhurate për Emirin e Katarit, Emirin e Katarit, Lartësinë e tij Sheikh Hamad Bin Khalifa Al-Thani, 20.08.2015

Pikturë në vaj, dhuratë për Emirin e Katarit, Sheikh Hamad Bin Khalifa Al-Thani, 22.08.2015

Pikturë në vaj, dhuratë për Emirin e Katarit, Sheikh Hamad Bin Khalifa Al-Thani, 22.08.2015

Çifteli, kompozim artistik, dhuratë për vizitën në Turqi, 17.12.2016

Peshtaf i punuar me filigran argjendi, dhuratë për vizitën në Turqi, 17.12.2016

Brez i argjendtë, dhuratë për vizitën në Turqi, 17.12.2016

Opinga argjendi, dhuratë për vizitën në Turqi, 17.12.2016

ALBUM Shqipëria parë nga lart, dhuratë për vizitën në Turqi, 19.12.2016

Sahati i Tiranës në argjend, dhuratë për vizitën në Turqi, 19.12.2016

Pendë filigran argjendi, dhurate për vizitën në Turqi, 19.12.2016

Bluzë sportive e Kombëtares Kuq e Zi, dhuratë për vizitën në Turqi, 19.12.2016

Spile argjendi, dhuratë për vizitën në Turqi, 20.12.2016

Centro punim dore, dhurata për Samitin e Stambollit, 03.04.2017

Peshtaf i punuar me filigran argjendi, dhurata për vizitën në Mbretërinë e Arabisë Saudite, 20.04.2017

Sahati i Tiranës në argjend, dhurata për vizitën në Mbretërinë e Arabisë Saudite, 20.04.2017

Çifteli kompozim artistik, dhurata për vizitën në Mbretërinë e Arabisë Saudite, 20.04.2017

Xhamia e E’them Beut, dhurata për vizitën në Mbretërinë e Arabisë Saudite, 20.04.2017 (Shqiptarja.com)

3 komente në “Papuçe, mulli, çifteli, pjata dhe…raki rrushi, dhuratat e Nishanit për Erdoganin dhe arabët”

  1. SKENDERBEU says:

    ky idioti vetem per turqit e arabet i paska bere dhuratat?

    1. Flamur says:

      I ka bërë atyre dhurata se e dinte që ata të japin dhuarata të shtenjta. Pastaj ky i jepte nga paret e shtetit dhe ato që merrte i çonte në shtëpi. Sa më shum e më të shtrenjta aq më shumë do merrte për vete.

  2. M says:

    Po ish presidenti Nishani c’ far dhurata ka mar nga shtetet islamike?
    Sa dhurata jan bere ne shtetet Evropiane?
    Pse Shqeperia kerkon te futet ne Evrope?
    Ky ish president perfaqesonte vetem myslimanet, qe ka mbushur gjithe vendin si bunkeret e Enverit me xhami edhe atje ku ska mysliman ? (bektashinjte ven ne teqe ).
    Presidenti zbaton kushtetuten, apo eshte vetem per popullin? (n.q.se e shkel,c’far mase miret dhe kush e mer)?
    Keto dhurata te kostushme me parate e popullit perse behen, vetem per te bere nje vizite?
    Ku jan vizitat ne Evrope dhe bote se vetem ne Azi na tregon?
    Per Shqiperine te gjitha vendet zen vend te vecant, dhurata duhet te kalojne shumen 750 000 × (9.?) =???????…leke?
    Sa eshte vlera e dhuratave qe ka mar dhe sa dhurata jane kthyer ne prone te shtetit se ka kaluar vleren?
    Kushu pergjigjet pyetjeve (nuk na intereson invetari)?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje