Deputeti Demokrat, Flamur Noka lëshoi deklarata të forta nga Himara, atje ku po zhvillohet edhe një protestë nga dhjetra banorë që do t’u shemben banesat në kuadër të rivitalizimit urban të qytetit.
“Jemi këtu për të denoncuar dhunën dhe territorin.
Mos t’i bien në qafë Himarës për të fshehur banditizmin. Revolta popullore do ti marrë përpara.
Banorët ne Himarë kanë denoncuar dhunën shtetërore, në 4 të mëngjesit policia ka zgjuar banorët dhe i kanë nxjerrë përjashtë për tu shembur banesat.
Jemi këtu për të denoncuar faktin se Himara po përdoret si plaçkë.
Banorëve të Himarës po ju dhunohet pasuria.
Prishen objekte 100 vjeçare, por jo të zyrtarëve të PS.
Po ju them para këtyre kanë ardhur sekserët.
Ne jemi në anën e ligjit dhe qytetarëve, dhe jo në anë të bandave të saj”, tha Noka.
Ja pse s’duhet votuar PD sepse eshte nje parti anti-shqiptare. Jo me kot dergojne zagarin e UDB-se qe te merret me keto pune…