Policia greke ka njoftuar në një konferencë për shtyp se, 5 shtetas shqiptarë implikohen në vrasjen e avokatit të njohur grek, Michalis Zafeiropoulos, pasditen e 12 tetorit në zyrën e tij në Athinë.
Një 32-vjeçar i arrestuar para 3 ditësh në Patra ka pranuar se është njëri prej dy vrasësve. Ai ka pohuar se, bashkë me një shqiptar tjetër kanë marrë urdhër nga 3 shqiptarë në Burgun e Koridhalosë për të kërcënuar dhe shantazhuar avokatin e njohur, për një çështje tjetër penale ku implikohej njëri prej 3 të burgosurve, çështje të cilën e kishte marrë përsipër zyra avokatore e Zafeiropoulos.
“Doja t’i qëlloja në këmbë, – ka thënë 32-vjeçari, – por plumbi e mori avokatin në gjoks dhe çdo gjë shkoi keq”. Dy autorët e krimit kishin marrë paradhënie 3.000 euro dhe më pas do të merrnin edhe 20 mijë euro të tjera.
“Autori që është arrestuar është një i arratisur nga burgu i Kasandrës, pasi shtatorin e kaluar ka shkelur lejen që iu dha. Prania e tij në zyrën avokatore vërtetohet edhe nga shenjat e gishtërinjve, të cilat u gjetën gjatë hetimeve”, tha Christos Papazafiris, shefi i Policisë së Athinës.
Në të kaluarën 32-vjeçari ishte akuzuar për përdhunim, grabitje, vjedhje, falsifikim, kërcënim, rezistencë ndaj organeve dhe shkelje të ligjit për lëndët narkotike.
Për sa u përket 3 autorizuesve të krimit, shtetas 34, 35 dhe 40 vjeç, ata vuajnë dënimet e tyre në Koridhalo për një çështje tjetër të njohur penale.
“Tre autorët që kanë porositur krimin, të dënuar në Burgun e Koridhalosë, janë akuzuar bashkërisht për pjesëmarrje në organizatë kriminale, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje”, tha Theodoros Chronopoulos, zëdhënësi i policisë greke.
Gjithashtu është bërë i njohur edhe identiteti i bashkëpunëtorit tjetër në vrasje, 30-vjeçar, i akuzuar për shumë vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, i cili thuhet se është larguar në momentin e fundit në Shqipëri dhe për këtë janë njoftuar organet shqiptare.
Xhufi … xhufi … na..na…xhufi s’kape ….xhufi !!!
Eh Xhufi.
S’ka me Xhufi.
Xhufi llapi per Himaren dhe pastaj u fut ne strofkull.
Legena!!!
filmi mbeshtete ne ngjarje reale, dhe behet filem
Mire ja ben mashtruesit grek.Vritini te gjithe
Mire ja bene kurves mashtruese greke
S’kane faj shqiptaret, njerez mosmirenjohes.
Fajin e kane greket qe i pranuat qe ne ’91’shin dhe u dhane pune.
Ajo qe nuk po kuptoj …
Pse shtypi grek kur dine kush e urdheroi vrasjen (rasti ne fjale jane ne burg) hesht per lidhjet e ketij avokati me tre kriminelet
Pra pse nuk flasin per motivin, mos me keqkuptoni nuk mbroj vrasesit por jam kurioz cfare i lidhte me avokatin