Mesazhi i SHBA për Beogradin: Harrojeni Kosovën, integriteti i saj nuk preket!

31 Tetor 2017, 09:49Rajoni TEMA

Mesazhi i zëvendësndihmës/sekretarit amerikan të shtetit Hoyt Brian Yee në takimin e javës së kaluar me presidentin serb Aleksandar Vuçiç nuk kishte nevojë të lexohej mes rreshtash, sepse ishte mjaft i qartë: Harrojeni Kosovën, integriteti i saj nuk preket!

Vetë Vuçiç i bëri publike vetëm tani detajet e bisedës së përpara disa ditëve gjatë intervistës së paralajmëruar për televizionin serb “ Pink”.

Perëndimi, tha ai, nuk do të heqë dorë nga Kosova dhe se Beogradi duhet të gjejë një zgjidhje për marrëdhëniet me shqiptarët. Takimi me Yee “nuk ishte i këndshëm, por nuk pati fjalë të rënda”, tha Vuçiç.

“Yee më tha se nuk mund të prekni tërësinë tokësore të Kosovës, ndërsa unë i thashë, ju keni mundur të prekni tërësinë e Serbisë nëntë vjet më parë. Atëherë vlenin rregulla të tjera. Këtë ia thashë në fytyrë. Ai më bëri të ditur se më përcolli mesazhin e Amerikës. Duhet ta respektosh, nëse nuk e bën… dihen pasojat…”, janë fjalët e presidentit serb.

Vuçiç përsëriti edhe një herë mesazhin e tij të mëparshëm se Serbia duhet të provojë të gjejë “një marrëveshje historike me shqiptarët për hir të së ardhmes së fëmijeve”.

Të hënën atje u çel zyrtarisht dialogu i brendshëm për Kosovën me mbledhjen e parë të grupit të punës që duhet të bashkërendojë debatet. Moska vazhdon të mbetet gjithashtu një shqetësim për Uashingtonin.”Ajo çfarë po ndodh në Amerikë ka sjellë probleme të reja”, vazhdoi Vuçic.

“Ndonëse pa faj, edhe ne mund ta pësojmë. Të gjithë ata që kanë çfarëdo marrëdhëniesh me Rusinë do të pësojne”, u shpreh ai.

Shtetet e Bashkuara, kujton VOA, kanë shprehur shqetësim për një qendër të emergjencave që Rusia menaxhon në qytetin e Nishit në Serbinë jugore.

Disa grupe perëndimore dhe analistë ushtarakë e shohin si një baze ushtarake të kamufluar që Kremlini e ka ngritur për të mbikeqyrur interesat amerikane në Ballkan.

7 komente në “Mesazhi i SHBA për Beogradin: Harrojeni Kosovën, integriteti i saj nuk preket!”

  1. paradoxal says:

    Ja dhe me ne fund nje lajm i mire! i iku truri grekeve te Temes tani.

  2. Janullatos arxidoglyftis says:

    Nga ana tjetër injorantët shqiptarë nuk kan ditur kurrë të shfrytëzojnë situatën ku u vjen zogu në dorë…….

  3. Gjini says:

    Këtë mesazh, Amerika do ia japë edhe Grekëve për sulmet ndaj Shqipërisë, kur të vijë koha e futjes në BE.

  4. babo says:

    @paradoxal, si ata fëmijët e kopshtit, që mburen me babain “që ka biçak”… Hahahahahahahaaaaaaa… sa të mjerë dhe injorantë që janë disa “patriotë” (leshi), që ngopen me lugë të zbrazët dhe kënaqen me “pordhët” e amerikanit, që as që do t’ja dijë për neve, por shikon vetëm interesin e tij…! Sa për grekët, mor mjeran, Kryeministri i tyre para ca ditësh, ulej këmbëkryq me Trump-in në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Kryeministri ynë, “heq të zitë e ullirit” për t’u takuar 10 minuta me “zëvëndësin e zëvëndësit”… Ky është realiteti, zoti “paradoxal” dhe nuk mund ta ndryshojmë as unë e as ti dhe sa më shpejt ta kuptosh e ta honepsesh, aq më mirë (për ty)…!

    1. undefined says:

      Shkoj i lepiu b…do te ishte me korrekte se sa u ul “kembekryq” sic ja lepiu BE dhe Putinit ne Uashington nuk mund ulen “kembekryq” deshtake si puna “grekeve” por vetem lepien sic jane lepire gjithe jetes sa Lindje e Perendim

  5. Kasandra says:

    Presidenti Vuçiç kërkon zgjidhje historike! Kur Perëndimi i thotë “Harroje Kosovën…”, ai kupton se “Perëndimi nuk do të heqë dorë nga Kosova”. Pse jo edhe nga të gjitha trojet shqiptare?! Po Z. Vuçiç përsërit thënien e tij të mëparshme se “Serbia duhet të provojë të gjejë një marrëveshje historike me shqiptarët për hir të së ardhmes së fëmijëve.” me të cilën kupton një marrëveshje komerciale me tokat shqiptare. Sa pak e vlerëson fqinjin e tij! Zero respekt e drejtësi për ndjenjat kombëtare shqiptare!
    Serbët në tokë të huaj nuk kanë gojë të flasin veçse të rrinë në paqe ose të gjejnë “zgjidhje historike”, domethënë të kthehen andej nga kanë ardhur, kurse shqiptarët në tokën e tyre por nën zgjedhën e huaj gjithmonë do të buçasin deri sa ta ndajnë hesapin. Sipas vendit dhe kuvendi.
    Zgjidhja historike është që Serbia të heqë dorë përfundimisht nga trojet shqiptare, pra edhe nga ato që mban akoma padrejtësisht dhe të tërheq kufirin në sinoret e saj etnikë. Më mirë heret me hir se vonë me pahir. Ky është kuptimi, pak a shumë edhe i Perëndimit si një detyrim historik ndaj shqiptarëve. Urtë e butë e plotë tigani për të gjithë palët për të bashkëjetuar në paqe e miqësi, secili në sinoret e tij. Drejtësia ruan e forcon miqësinë! Kasandra.

  6. Niko says:

    Ku jane keta VKsat e Janullatusit qe nuk komentojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje