Problemet Shqipëri-Greqi, Kotzias paralajmëron takim me Bushatin

30 Tetor 2017, 20:53Rajoni TEMA

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias gjatë një konference për shtyp në Athinë tha se ai së bashku me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati do të takohen do të takohen muajin e ardhshëm në Kretë në përpjekje për të finalizuar zgjidhen e sa më shumë problemeve dypalëshe.

“Pesëmbëdhjetëditëshin e parë të nëntorit do të kemi një takim me udhëheqjen e ministrisë së jashtme të Shqipërisë, me ekspertë dhe specialistë. Qëllimi ynë është të diskutojmë gjithë çështjet evidente që burojnë qoftë nga historia, apo për çështje të sotme, që kanë rezultuar. Kemi vullnetin që t’i zgjidhim problemet, pse nuk duam që t’i gjejmë përpara gjatë procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Kam shpjeguar që nëse këto probleme nuk zgjidhen, në negociata do të ketë vështirësi”, deklaroi Kotzias, duke shtuar se “zgjidhja diku është e lehtë, diku e vështirë. Diku mund të bëhet menjëherë, diku kërkon kohë. Prandaj dhe kemi rënë dakord që zgjidhja e tyre të jetë një paketë e vetme. Domethënë mund të biem dakord që këtu kemi gjetur një zgjidhje iks, një zgjidhje ypsilon”.

Ministri Kotzias tha se funksionon një grup koordinimi që drejtohet nga sekretari i përgjithshëm i ministrisë së jashtme për palën greke dhe nga zëvendësministri i jashtëm për palën shqiptare. “Në këtë grup diskutohen problemet më të vështira, punojnë të gjithë bashkë që të përpiqemi të zgjihim pojesën më të madhe të problemeve. Po të zgjidhen, do të mund të kemi dhe takime të llojeve të tjera. Ne duam që të zgjidhen problemet”.

Në konferencën për shtyp, ministri i jashtëm grek u pyet nga Tribuna nëse ishte koha e përshtatshme për takimin e Kretës, pas tensionimit të ri të raporteve shqiptaro-greke, shkaktuar nga deklarata Athinës, që ndërlidhte zhvillimet në çështjen “Tahiri” me zhvillimet në Himarë, si dhe përgjigjen e Tiranës, që akuzonte palën greke për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë.

Kotzias sqaron akuzat për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë. Në përgjige të pyetjes së Tribunës, ministri i jashtëm grek tha se në deklaratën e Athinës kishte një pikë që “pala shqiptare fillimisht nuk i kushtoi vëmendje”. Në deklaratë thuhej që “shpresojmë që kjo të mos ndodhë”, lidhur me hamendësimet se shembja e banesave në Himarë bëhej për të larguar vëmendjen e opinionit nga çështja “Tahiri”.

“Unë mendoj se ishte gjë shumë e mençur që predispozicioni për t’u “shembur” banesat në Himarë –le ta quaj kështu në mënyrën më xhentile- nuk u materializua. Besoj se është një vendim i mençur i palës shqiptare që i ndihmon negociatat”, u shpreh ministri i jashtëm grek.

Kotzias u ndal bukur gjatë në shpjegimin e qëndrimit grek ndaj ligjit për pakicat që u miratua më herët këtë muaj nga Parlamenti shqiptar.

“Ligji i ri për minoritetet në Shqipëri do të gjykohet nga Europa. Si një vend anëtar i BE-së kemi mendimin tonë dhe e shprehim në Bashkimin Europian. Ligji dha një sërë të drejtash, jo vetëm një minoriteti siç njihej nga e drejta ndërkombëtare që nga 1921-shi, por u dha 9 minoriteteve – qofshin ato etnike, qofshin gjuhësore.

Ai është një ligj i mirë. Prandaj dhe ne thamë që është një hap përpara. Cila është dobësia e ligjit dhe për ne është një hap mbrapa sa i përket minoritetit të madh? Se vazhdon të mbajë zonat minoritare. Do të më thotë një politikan shqiptar “Po cilat zona? Ne themi se minoritetet ekzistojnë kudo në Shqipëri”. Po, mirëpo ligji bën një gjë: U referohet minoriteteve mbi bazën e përcaktimit të regjistrit të gjendes civile.

Mirëpo gjendjet civile, p.sh. në Himarë, nuk lejonin që të shkruhej minoriteti grek. Domethënë, ndërsa ligji i ri është liberal dhe i mirë, pikënisja e tij që janë regjistrat e gjendjes civile, e përsërit problemin që kishte minoriteti grek në kohën e Enver Hoxhës”.

“Ky është problemi që themi ne. Që bëtë një ligj të mirë, mirëpo në vend që qytetarët të vetëpërcaktohen -domethënë të jetë dikush turk, grek, shqiptar, çfarë të dojë- ligji parashikon përcaktimin mbi bazën e gjendjes civile. Mirëpo kjo ishte caktuar nga Hoxha, i cili e kishte ndaluar regjistrimin jashtë kufijve të zonës. Kjo është çështja dhe konsiderojmë se është e padrejtë”.

Gjithsesi, ministri i jashtëm grek tha se ai nuk është “tifoz i asaj që ushqen inatin e momentit dhe këtë e bëj një fenoment konfliktual konstant në marrëdhëniet midis shteteve”.

10 komente në “Problemet Shqipëri-Greqi, Kotzias paralajmëron takim me Bushatin”

  1. tfgs1 says:

    asnje symfoni me te pabeset sunitoshqipfoles dhe perhere gati ”to makri”per sumen e tyre………….

    1. nje per nje says:

      Shqiperia duhet te miratoje nje ligj per pakicat njesoj si ligji grek dhe te falenderoje Greqine per eksperiencen ne trajtimin e pakicave:)

      1. Argita_B says:

        Shume e sakte, ne Greqi nje Qerim nuk mer dot vize me te drejte pune pa. Derruar emrin ne gjendjen cvile, mbiemrin gjithashtu. Ai Qerimi i shnderruar ne Jorgos, greku e pretendon si grek me pas. Ne Shqiperi nuk deryron njeri ndonje grek, serb, maqedonaz, malazez..te nderroje emrin (perveç periudhes se diktatures komuniste).
        Keshtu qe nese greket keekojne mardhenie dhe ligje qe popujt tane te jetojne ne harmoni, ka vetem nje metode, ajo e reciprociterit.

  2. loni says:

    Si mundet dikush te vetezgjedhe kombesine sipas deshires? Nese une do te deklarohesha GJerman, a do e pranonte GJermania nje gje te tille? Sipas zotit Kotzias!

    1. zz says:

      Ky eshte edhe ndryshimi midis nje rrace si ajo gjermane dhe injorances te ketyre turmave hibride te Kocias me mentalitet mesjetare qe i thone vetes “greke” inferioriteti nuk ka brinje

    2. I dashur Lonidha, Gjermania mbase nuk e pranon, po Greqia e pranon.

    3. Klimax says:

      Po perse nuk pyet more loni, si mundet shteti qe banoreve te zonave te ndryshme ne Shqiperi me kombesi greke tu heqi kete te drejte sic ndodhi ne vitin 1959?
      Si ka mundesi more loni qe popullsia greke e regjistruar ne vitin 1930 te ishte 37 mije, kurse ne vitin 1989 ishte vetem 58 mije (nje rritje me vetem 21 mije apo 36%), kurse popullsia shqiptare nga 790 mije ne vitin 1930 do te shkonte 3182000 banore ne vitin 1989 (nje rritje kater here me shume apo 302%)??!! Si mund te perkthehet rritja e njerit grup vetem me 36% ndersa e grupit tjeter me 302%???!!!! Mos valle grate shqiptare pillnin nga 10 femije ndersa ato minoritare vetem nje???!!!

  3. Projekti says:

    Deri para ca kohesh thoshte qe nuk do hapen negociatat e Shqiperise per antaresim ne BE, tani thote qe ne negociata do kete veshtiresi per shkak te ceshtjeve te pazgjidhura me Greqine. Qe pas takimit me Trump dhe Erdoganin ponto-karamanlidet i kane ulur tonet. Cti besh, Tahypi ua hipen me te vertete grekeve. Eshte ne ADN e turqve myslimane qe ti ngacmojne nga pak nenat&motrat e turqve ortodoxe. Me kete paguajne taxen e Patriarkanes se Stambollit. Bravo Trump, bravo Tahyp. Bravo cuna, bravo. Tamam si shoqja Merkel ua keni bere vrromsave, lani borxhet dhe mos u merrni me pune qe nuk ju takojne.

  4. Al says:

    Parashikoj probleme me keta bij kurvash kur te vije puna tek anetaresimi.

    Duke pare qe cecua ka bicak tani, e provuan me ane te “armikut” te tyre Italise qe nepermjet ceshtjes Tahiri te shkaktojne furtune politike sepse qeveria aktuale nuk u intereson te jete ne pushtet. Italianet u munduan me aq sa munden pa cenuar dinjitetin e tyre ta ndihmojne kete vorbull por pa sukses. Nga ana tjeter, levizja e Rames te njihte pakicen bullgare (vendi president I BE nga Janari 2018) ishte levizje shahu qe grekqirat nuk e kaperdine dot…Tani fillojne takimet qe te perfitojne sa me shume sikurse procesi I anetaresimit eshte tashme nje rruge pa kthim dhe si te jete fakt, grekqirat do e kene shume me te veshtire te marrin ate qe s’u takon por qe e kane ne axhende prej nje shekulli..
    Bushat e Rama, mos leshoni pe. O sot o kurre! Na e keni te gjithe ne Shqiptareve borxh! Ora e Shqiptareve po troket!

  5. Kola says:

    Kjo eshte lodra e radhes ku xhongler po paraqitet Koxhias. Jo vetem qe s’kane per te zgjidhur asnje problem te prapambetur, por prit kur te hapin te tjera, pasi eshte e pamundur qe keto dy vende te mos kene probleme mes tyre. Asnje vullnet te mire s’ka nga pala greke per zgjidhjen e tyre, ndersa pala shqiptare ka bere kaq shume leshime, sa tani i mbetet vetem te dorezojne vullnetarisht territore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje