Berisha i qëndron sërish marrëveshjes së detit, Rama: Kjo ka rëndësi që të dinë shqiptarët

2 Nëntor 2017, 12:52Politika TEMA

Ish- kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas replikave të kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha lidhur me praninë e Partisë Demokratike në Himarë ditën e mërkurë.

Së pari më duhet t’i them Noriegës  se në Himarë po mbulon mafien me mafien, ndërsa përsa i përket patetizmit tënd dhe problemit me Greqinë ftoj shqiptarët të dëgjojnë këtu këtë zotëri (hap video në Ipad) Së dyti përmende marrëveshjen e detit, do të them kaq. Bërë gjithçka me para dhe korrupsion, anulove një marrëveshje e cila në 1000 gjykata po të dalë në traktatin e detrave“, tha Berisha

Menjëherë ka reaguar kryeministri Rama. “Rëndësi ka që ti tregon se i qëndron asaj marrëveshje. Kjo ka rëndësi që të dinë shqiptarët”, deklaroi Rama

REPLIKAT

Doli zëri i padronit. Sali do isha i lumtur sikur të dija edhe greqisht. Ajo që nxorre këtu si zbulim është fjala përshëndetëse që kam bërë për kongresin e PASOK, në pamundësi për të shkuar atje.

Të më akuzosh se unë kam folur në një gjuhë tjetër, këtë mbaje vetë. Ato gjuhë që i di nuk i kam si ndërtime pa leje si ti. Gjuhet që flet ti duken taman si ndërtime pa leje.

Dhe që marrëveshjen e detit e paskëm rrëzuar unë me para dhe korrupsion në Kushtetuese, që votoi 9 me 0. Kushtetesja mbrojti interesin kombëtar.

Marrëveshjen e bërë ti me Bashën. Rëndësi ka që ti tregon se i qëndron asaj marrëveshje. Kjo ka rëndësi që të dinë shqiptarët.

Berisha:

Ajo që ju shihni në Himarë është një agresion i turpshëm ndaj qytetarëve krenarë që kanë qenë dhe mbeten bastion i shqiptarizmit.

Ka patur një masterplan për Himarën dhe gjithë Bregun. Studimi përcaktonte se ku nuk mund të ndërtohej.

Ky studim përmbysi një studim të mëparshëm të PS. Rama përmbysi studimin britanik. Pse nuk pati sherri gjatë 8 viteve në Himarë? Sepse ligji ishte i qartë.

Studimi që bëri Rama përcakton se ku duhet të ndërtojë Olsi. Ky atdhetar që përdor si strofull të fundit nacionalizmin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje