Trajneri i skuadrës, Miroslav Dukiç, ka folur pas fitores së arritur kundër skuadrës shqiptare të Skënderbeut.
Dukic, theksoi se goli i shënuar nga Tosic ndikoi në fitoren e skuadrës së tij, ndërsa shtoi se se do të ishte më i kënaqur nëse korçarët do të shkojnë të kënaqur nga mikpritja.
“Dihej që ndeshjen do ta vendoste një detaj i vogël, siç ishte goditja e Tosic. Më pas luajtëm më të tërhequr pasi ishim në avantazh pas pjesës së parë. Skënderbeu është një kundërshtar i vështirë, dhe të gjithë do ta kenë të vështirë ndaj tyre.
Jam shumë i kënaqur, por do të isha edhe më i kënaqur nëse Skënderbeun do të kthehen të gëzuar nga mikpritja. Ne shqiptarët nuk i konsiderojmë armiq, por miq. Shënimi i golit në pjesën e parë e vendosi ndeshjen. E dinim që do të ishte një duel i vështirë, dhe arritëm që t’ia dilnim”, ka thënë Dukic në intervistën për Super Sport pas ndeshjes.