Skënderbeu humbet në Beograd, Tosiç dhe Tawamba i japin fitoren Partizanit

2 Nëntor 2017, 20:51Sport TEMA

Skënderbeu ka dalë i humbur në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e sotme në Serbi kundër skuadrës së Partizanit të Beogradit.

Ekipi shqiptar nuk arriti dot që të përsërisë historinë që bëri Flamurtari, pasi u mposhtën me rezultatin e pastër 2-0.

Një humbje që tashmë shuan shpresat e skuadrës shqiptare për tu kulaifikuar për më tej në fazën tjetër të kompeticionit të “Europa League”.

90-të minutat e ndeshjes u mbyllën të qeta pasi nuk u krijua asnjë incident në shkallët e stadiumit duke mos u përsëritur ndeshja e tre viteve më parë mes kombëtares serbe dhe shqiptare.

I pari që hapi serinë e golave për skuadrën e Partizani të Beogradit ishte mesfushori Tosiç në minutën e 39-të të pjesës së parë duke realizuar një gol spektakolar përmes një goditje dënimi duke mos i dhënë asnjë shans portierit Orges Shehi të reagojë.

Goli i dytë erdhi në minutën e 66-të falë një gabimi fatal të Sabien Lilajt që gaboi në kthimin e topit, që u përfitua nga ana e lojtarit serb Ozegovic dhe dhuroi një asist për Tawamba, i cili me portën e boshatisur e dërgoi topin në fund të rrjetës.

Skënderbeu u mundua të reagojë, por nuk arritën dot që të shënonin ku u ndalën mrekullisht në disa raste nga ana e portierit Stojçkov.

Vlen të theksohet se pavarsisht disfatës korçarët dhuruan një paraqitje dinjitoze.

Pas kësaj humbjeje bardhekuqtë renditen në vendin e fundit me dy pikë të grumbulluara, ndërsa Partizani i Beogradit mban vendin e dytë me pesë pikë.

Ndeshja e rradhës në “Europa League” për Skënderbeun do të jetë kundër Dinamos së Kyevit në “Elbasan Arena” që do të luhet pa praninë e tifozave për shkak të dënimit që është marrë nga ana e UEFA-s.

Goli i parë i shënuar nga Tosiç.

Goli i dytë i shënuar nga Tawamba.

6 komente në “Skënderbeu humbet në Beograd, Tosiç dhe Tawamba i japin fitoren Partizanit”

  1. paloqe sala says:

    s ka gjo. mos u merzisni shqiptare. dihet se gjonat jan nda n kte bot. ne shqiptarve kto na ran kur u ndan.
    ne s jemi as per sport,as per shkenc,as per art,as per civilizim,as per humanizem,as per zhvillim,as per progress,as per paqe e miresi,as per me bo shtet e shoqeri civile , thjesht ne s jemi me bo jet t mir.
    ne kemi talente te anes se zez,drog,kurvllik,vrasje,pordhnim,shkerdhatni,pisllik,hajni,krime,mafje,rrumpall gjullurdi rremujllik,dhe mas gjith ktyne ngrejm kryet perpjet prej krenije.
    ne jemi demela e korrnaca,hajduta e vrasesa,mashtruesa e kodosha,majmuna e kaposha,
    ne jemi thjesht ligesija
    ne na don vec marrezija.

    1. shigjeta says:

      ore paloqe sala , po mir or burre nje fjal te mire nuk e the per shqiptaret?? nuk jemi dhe kaq te keqinje or bab. Megjithate kam qesh me shpirt me komentin tend …….

  2. njuton makaroni says:

    lajm I zakonshem.
    u vra njoni ke fthesa kamzes,u vodh shtpija e berberit t sales,u kap nji qe shiste drog ke shkolla cajupi,u arrest njoni qe ishte arratis nga burgi,u kapen ata qe kishin vra para 25vjetsh,u martun ne qish dy bythqima,u rrafem nga serbet ne tiran e Elbasan.. se ne Beograd pallimi esht shembullor.
    e kur do I mundim serbt na,kur te behemi bashk ne europ dhe te shkrihen gjith shtettet bashk si amerika?
    atehere s do ket etni ,si ne USA,por vec administrate shtetesh europjane,USE,united states of europe,dhe natyrisht ne ato ekipet “shqiptare” lojtaret titullar do jen me origjin serbe. pra do rrafin serbet serbet vet se na shqiptart si rrafim dot.
    e komb debilash. nuk u bet njiher burra dhe te na nderonit duke I rraf vence. vec njiher mo. se ngelen duke na pallu historikisht. debila!
    edhe njiher qe I kemi rraf ishte nje goditje nga zoti e sokol kushtes. nji gjujtje nji gol. ishte goli I zotit.
    se heren tjeter I mundem me dron.

  3. don says:

    Po pse cfare u be Skenderbeu Flamurtari i Vlores ?!

  4. romeo says:

    Ndeshjen e shiti portieri Shehi!
    Te dy golat ishin gjoja gafa te tij,si ne rastin e golit te pare qe as mori mundimin te hidhej,ndersa ne golin e dyte duket hapur pazari i tij per t’ua dhuruar golin e dyte serbeve!
    Shehi duhet te shporret nga futbolli!

  5. Beta says:

    Serbi na ka mund ne lufte ne loje dhe ne politik turp turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje