Kandidat për kreun e FSHF-së? Fidel Ylli: Nuk është e vërtetë!

2 Nëntor 2017, 20:12Sport TEMA

Gjatë ditëve të fundit, në portale të ndryshme në Shqipëri kanë filluar të qarkullojnë emrat e kandidatëve të mundshëm për të rivalizuar me Armand Dukën për kreun e FSHF-së në zgjedhjet që do të mbahen në fillimin e vitit të ardhshëm.

Emrat që përmenden së fundmi janë personazhe të njohur të politikës në vendin tonë të cilët përflitet se po përpiqen t’i japin fund ciklit të Dukës në drejtimin e futbollit shqiptar.

Pas Bashkim Finos, në skenë ka dalë edhe emri i Fidel Yllit, deputetit të Partisë Socialiste i cili njihet si një njeri i përkushtuar ndaj sportit falë të kaluarës së tij si sportist, por edhe duke u bërë pjesë e shumë nismave ligjore për të përmirësuar kulturën sportive në vendin tonë.

“Vip Sport” ka kontaktuar z. Ylli rreth këtyre aludimeve për kandidimin e tij, duke marrë nga ai një përgjigje negative rreth mundësisë së garimit përballë Dukës për kreun e FSHF-së.

“Nuk është e vërtetë. Nuk e di kush e ka hapur këtë gjë, por unë nuk kam ndër mend të kandidoj për president të FSHF-së”, është reagimi i Yllit që lë pak vend për dyshime rreth këtyre zërave.

1 komente në “Kandidat për kreun e FSHF-së? Fidel Ylli: Nuk është e vërtetë!”

  1. Jimi says:

    Mos jarabi! Nga shiu ne bresher!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje