VIDEO/ Partizani Beogradit fiton në pjesën e parë përballë Skënderbeut, super gol i Tosiç

2 Nëntor 2017, 19:48Sport TEMA

Ka përfunduar pjesa e parë e sfidës që po luhet ne Serbi mes Partizanit të Beogradit dhe skuadrës së Skënderbeut.

Partizani i Beogradit e ka mbyllur me fitore këtë pjesë të parë përballë korçarëve me rezultatin e ngushtë 1-0.

Ekipi vendas shënoi në minutën e 38-të të takimit me anë të mesfushorit Tosiç.

Një gol spektakolar i shënuar nga ana e lojtarit të skuadrës serbi i cili goditi në mënyrë perfekte një goditje dënimi duke mposhtur Orges Shehin.

Ndërkohë, Skënderbeu u kundërpërgjigj në minutat e fundit me anë të Vangelit që goditi nga distanca por u ndal nga portieri Stojçkov.

Video e Golit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje